Muhamet Tartari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhamet Tartari është poet dhe rapsod i Labërisë. U lind në vitin 1949 në Vranisht të Labërisë (rrethi i Vlorës). Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindje dhe më pas përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme "Halim Xhelo" në Vlorë. Pas dy vitesh si mësues vullnetar në veri (Kukës dhe Pukë) nis studimet për Histori-Gjeografi në institutin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.

Ka punuar fillimisht si arsimtar. Më pas, i përfshirë në kërkimet lidhur me folklorin dhe këngën e Lëbërisë dhe veçanërisht të Vranishtit, Muhamet Tartari zgjidhet drejtues i grupit polifonik dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Vranisht. Grupi i Vranishtit, një ndër më të famshmit në Shqipëri, merr çmimin "Evropa për Mbrojtjen e Folklorit" në vitin 1986 nga Fondacioni Gjerman “Alfred Toepfer”. Grupi ka marrë pjesë në festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe kompeticione të tjera të asaj kohe me vallen e burrave të Vranishtit si “Shpata jone gris fermanë”, “O trima vallen ma mbani” etj.

Grupi i Vranishtit performon me vallen “Cili je ti more burrë” kushtuar Ismail Qemalit, e cila bëhet edhe kolonë zanore e filmit “nëntori i Dytë”.

Grupi i Vranishtit shoqëron si vokalist me këngën "Hape, hape derën" Luiz Ejllin në Festivalin Evropian të Këngës, i cili performoi me këngën "Zjarr e ftohtë", kompozuar nga Klodian Qafoku.

Muhamet Tartari ka mbajtur disa dhjetra kumtesa dhe referate në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për folklorin dhe kulturën popullore të zonës së Labërisë. Ka bashkëpunuar me rapsodë dhe poetë të mëdhenj si Lefter Çipa, Maliq Lila, Feti Brahimi, Tomorr Lelo etj. Ka punuar dhe ndarë skenën me virtuozë të këngës labe si Arap Çeloleskaj, Nazif Çela etj. Ka botur një vëllim me poezi dhe këngë, titulluar “Vallja e Vetëtimave”. Botimi i Muhamet Tartarit, "Vallja e vetëtimave" mund të gjendet në këtë link: https://2lib.org/book/13339195/e438e4 Arkivuar 10 maj 2021 tek Wayback Machine

Mban vlerësimin “Personalitet i Shquar i Labërisë” akorduar nga Shoqata “Labëria” si dhe Nderi i Komunës “Horë-Vranisht”. Mban Urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, të Dytë dhe të Tretë të propozuar nga Kuvendi Popullor.

Muhamet Tartari mban titullin Mjeshtër i Madh akorduar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.[1]

Është i martuar me znj.Ferzilete Tartari, dhe është baba i tre fëmijëve.

Muhamet Tartari botoi së fundmi librin e ri, "Histori në Polifoni": https://www.toena.al/autoret/detajet?id=176 Arkivuar 10 maj 2021 tek Wayback Machine


Këngë dhe shkrime nga Muhamet Tartari https://web.archive.org/web/20110519211722/http://sq.wikibooks.org/wiki/K%C3%ABnga_n%C3%AB_shkronja/Muhamet_Tartari https://www.facebook.com/note.php?note_id=220797201286776

Gazeta Iso Polifonia ku shkruan Muhamet Tartari https://web.archive.org/web/20160305062357/http://www.isopolifonia.com/Newsletter/Gazeta%20Isopolifonia%204.pdf

Per Muhamet Tartarin https://web.archive.org/web/20100612101122/http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=80081 https://web.archive.org/web/20120425081037/http://tanmarket.com/php/modules.php?name=News&file=article&sid=1213 https://web.archive.org/web/20120425080605/http://www.albanianmail.co.uk/sc/print.php?id=1276199327&archive=

Këngë të Vranishtit te punuara apo redaktuara nga Muhamet Tartari http://www.youtube.com/watch?v=vIP67DCrrR4 http://www.youtube.com/watch?v=arhvlJnoLxs http://www.youtube.com/watch?v=8EW8a-NEUe8 http://www.youtube.com/watch?v=zty0UxmIO4c http://www.youtube.com/watch?v=7BCEmYXkIXE

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 15 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)