Mulla Rashit Zylfiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mulla Rashit Zylfiu u lind më 22.09.1979 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Deri sa ishte në klasën e katërt të fillores, kishte filluar t'i marr mësimet e para fetare nga Mulla Halim Shabani, imam i xhamisë së madhe në Gjilan. Dëshira e madhe për të mësuar dhe ditur sa më shumë për fenë dhe Kur'anin, Rashitin e shtynë të fillonte të lexoj dhe bëri hatme Kur'anin te hoxha Sulejman Osmani në vitin 1993. Në vitin 1944, regjistron dhe kryen medresen e mesme "Alaudin" në Gjilan të cilën e kryen në vitin 1998. Dashuria e madhe për të njohur e mësuar sa më shumë për fenë islame dhe planifikimi I tij që të jetë gjithnjë në shërbim të fesë dhe besimtarëve islam e nxiti që menjëher të merrte rrugën për në vendet Arabe. Në vitin 2000 fiton bursën studentore për të studiuar në universitetin “Imam Muhamed bin Suad” në Riad, në Institutin e gjuhës arabe, përkatësisht fakultetin e Sheriatit. Pas përfundimit të studimeve në Riad, kthehet në vendlindje dhe menjëherë aktivizohet në aktivitetet kulturore e humanitare në OJQ-në ”Njëshmëria”. Mulla Rashiti merret edhe me shkrime e përkthime. Kryesisht shkruan dhe përkthen vepra me tematikë fetare islame. Veprat e tij që i ka botuar deri tani janë: “Ta mësojmë Islamin”(2010), “Mburoja e fëmijës musliman”(2013), ndërsa nga përkthimet veçojmë veprat: “Pozita e synetit në Islam”(2012), “Përmendja e Allahut gjatë ditës”(2013) e të tjera. Mulla Rashiti tani kryen punën e imamit në xhaminë “Kodra e Dëshmorëve” dhe menaxhon OJQ-në “Njëshmëria”. Mulla Rashiti jeton në Gjilan me familje, me prindërit, bashkëshorten dhe katër fëmijët, tri vajza dhe një djalë. [1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Osmani, Islam. Imamët E Gjilanit. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)