Mulla Sinan Maxhera
Mulla Sinan Maxherja ishte një atdhetar i rëndësishëm shqiptar, ai i takonte radhës së ulemave dhe brezit të patriotëve shqiptarë dhe ndër intelektualet e ulematë e shkolluara në medresen Isa Beg në Shkup, kreu Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll dhe rreshtohet në kryengritjet për pavarësinë shqiptare 1910-12.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mulla Sinan Maxherja lindi në fshatin Maxhere të Karadakut të Preshevës në vitin 1863, nga e ëma Ajetja dhe nga babai Bilalli, që asaj kohe i takonte kazasë së Gjilanit. Rridhte nga një familje me tradita patriotike, e cila vazhdoi edhe me traditën e tij.[1]
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit, ndërsa medresenë e mesme e mbaroi në Shkup, për ta vazhduar më vonë Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Si ushtar i Perandorisë Osmane, mori pjesë në luftë kundër ushtrisë greke, ku qe plagosur. Ka punuar si hoxhë, në fshatrat Caravajkë, Pogragjë dhe Dobërçan të Gjilanit dhe aty, nxënësve, përveç lëndëve fetare, u mbante edhe ligjërata hsitorike me karakter kombëtar.[2]
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte nga luftëtarët më besnikë të Idriz Seferit deri më 1910, kur edhe do ta varnin xhonturqit në Kaçanik. Sinan Maxhera i takonte radhës së ulemave, ai do të binte herët në kontakt me patriotët shqiptarë, për t’u ushqyer e rritur me ndjenja patriotike. Hoxhë Sinan Maxhera ishte shumë i afërt me Idriz Seferin, saqë thuhej se ishte edhe njëri nga sekretarët personalë jozyrtarë të tij. Ai, gëzonte autoritet në popull, andaj mulla Sinani luajti një rol të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe në zhdukjen e hakmarrjes.[3] Mulla Sinan pos titullit që kishte marrë në Universitetin e Stambollit, ai mori pjesë në luftën e prillit të vitit 1910, përkrah Idriz Seferit dhe rreshtohet në kryengritjen për pavarësi në Luftën antiosmane kunder Xhavit dhe Dergut Pashës në Lëvizjen shqiptare për liri dhe pavarësi të viteve 1910-12 (si Beteja e Kumanovës, pastaj te Gryka e Kaçanikut, si dhe për çlirimin e Shkupit.
Përkushtimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Citate: Sadulla Brestovci, i cili, në bazë të hulumtimeve të tij për rolin e ulemave në Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Hoxhë Sina Magjera, [4] Mulla Idriz Caravajka, si edhe Mulla Halimi, Hoxhë Mehmeti, etj, në mes të tjerash, konstatonte: Materialet apo burimet e ndryshme arkivore dhe tregimtare, që hedhin dritë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Kosovës, në përgjithësi, na japin një mbështetje të fortë të konstatojmë se ulemaja shqiptare dhe kleri katolik, përgjithësisht nuk qe kundër lëvizjes i tillë vlen kryesisht për periudhën e fundit të shekullit XIX e të fillimit të shekullit XX, sidomos lidhur me periudhën e kryengritjeve e të aksioneve të armatosura. Si prej klerit mysliman ashtu edhe atij katolik, pati të atillë që e kuptuan Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe rolin e saj pozitiv, që e simpatizuan atë, e ndihmuan atë dhe morën pjesë aktive në të, sidomos në kazanë e Gjilanit.[5] Për trimërinë e treguar në këtë kryengritje, populli i thuri edhe këngë:Ky Kostarni veç po dridhet/ Hoxhë Sinani nuk po lidhet, \Sinan hoxha len Kuranin\ Ka marr pushkën dhe xhamadanin.
Arrestimi dhe burgosja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shuarjes së kryengritjes, pushteti xhonturk do të organizonte ekspedita ndëshkuese kundër kryengritësve shqiptarë, kështu që mulla Sinani do të arrestohej e të burgosej në Kaçanik.
Gjykata ushtarake xhonturke, së bashku me 6 të tjerë, do ta dënonte me vdekje. Mulla Sinani u var në njä dardhë në një fshat të Kaçanikut më 7 korrik 1910 dhe u varros në varrezat e vjetra të këtij qyteti. Pas luftës së Kaçanikut e të Carralevës, Ku si lumë u derdh gjaku shqiptar dhe gjaku i armikut, ushtria turke, nën komandën e Turgut Pashës, nisi të bënte krime të pandalura e tortura dhe vrasje të tmerrshme, nëpër të gjitha trojet shqiptare[6].
Nuk kursehej asgjë e nuk përfillej askush. Viktima ishin si të rriturit, ashtu edhe fëmijët. Filloi të digjte, të shkatërronte, të masakronte, të dhunonte, të burgoste dhe të vriste në të gjitha fshatrat shqipetare, në shenjë hakmarrjeje për humbjet që kishin pësuar. Nga kjo dhunë e nga këto represiale u humbën shumë jetë të pafajshme dhe shumicës prej tyre që nga ajo kohë e deri sot nuk i dihet as varri, siq ishin Xhaxhi im, Durak Fetah - Çaushi dhe djali i Xhaxhit Mexhit Bajram Maliqi. Derisa shumë paraardhësve tanë nuk dihej se Ku gjendej varri i të ndjerëve,...
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katër muaj pas vdekjes së mulla Sinanit, gruas së tij i lindi një djalë, të cilit i dhanë emrin e trashëgimtarit Sinan, i cili vazhdoi rrugën e të atit të tij në fshatin Maxhere të Karadakut të Preshevës në nivel të edukimit të medreses.[7]
Lidhje tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ^Mr. Nuridin AHMETI, ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12 Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine
- ^ Mr. Nuridin AHMETI Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12
- ^ ^Mr. Nuridin AHMETI, MULLA SINAN MAXHERA ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12 Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine
- ^ ^By: Mr. Nuridin AHMETI Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine MULLA SINAN MAXHERA ..ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12
- ^ Mr.Sadulla Brestovci, historian, i cili, në bazë të hulumtimeve të tij për rolin e ulemave në Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
- ^ Nga Fetah Maliqi, libri i botuar nga SHB "RoZafa", Prishtine 2017, per FETAH AJETI- ÇAUSHIN
- ^ ^By: Mr. Nuridin AHMETI Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine MULLA SINAN MAXHERA ..ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12