Jump to content

Mullinjët e erës në Kinderdijk

Coordinates: 51°53′N 4°38′E / 51.883°N 4.633°E / 51.883; 4.633
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Koordinatat: 51°53'N 4°38' / 51.883°N 4.633°D / 51.883; 4.63351°53′N 4°38′E / 51.883°N 4.633°E / 51.883; 4.633

Mullinjtë e erës në Kinderdijk janë një grup prej 19 mullinjëve monumental të erës në Alblasserwaard Polder, në krahinën e Holandës Jugore, Holandë. Shumica e mullinjëve janë pjesë e fshatit Kinderdijk në komunën Molenwaard, dhe vetëm një mulli, De Blokker, në komunën Alblasserdam. Të ndërtuar në vitet 1738 - 1740, ata janë përqëndrimi më i madh dhe më i vjetër i mullinjëve të erës në Holandë dhe paraqesin njërin nga vendet më të njohura turistike holandeze. Mullinjët janë të listuar si monumente kombëtare dhe e gjithë zona është e mbrojtur që nga viti 1993. Që nga viti 1997 nga UNESCO konsiderohen si Vend i trashëgimisë botërore (World Heritage Site).

Rinovimi i mullinjëve në nëntor 1972.

Shumica e tanishme mullinjëve janë ndërtuar në periudhën 1738 - 1740, të ndarë në dy rende me nga 8 mullinjë për të pompuar ujin deri te një nivel më i lartë.

Lista e mullinjëve të erës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nederwaard Mulliri Nr. 2
Nederwaard Mulliri Nr. 6 Pompimi i të ujit nga një kanal në një tjetër.

Lista prej 19 mullinjëve:

Nederwaard
  • Nederwaard Molen Nr 1
  • Nederwaard Molen Nr 2
  • Nederwaard Molen Nr 3
  • Nederwaard Molen Nr 4
  • Nederwaard Molen Nr 5
  • Nederwaard Molen Nr 6
  • Nederwaard Molen Nr 7
  • Nederwaard Molen Nr 8
Overwaard
  • Overwaard Molen Nr 1
  • Overwaard Molen Nr 2
  • Overwaard Molen Nr 3
  • Overwaard Molen Nr 4
  • Overwaard Molen Nr 5
  • Overwaard Molen Nr 6
  • Overwaard Molen Nr 7
  • Overwaard Molen Nr 8
Nieuw-Lekkerland
  • De Hoge Molen
  • Kleine Lage Molen
Alblasserdam
  • De Blokker

Mullinjët janë të listuar si monumente kombëtare dhe e gjithë zona e fshatit është e mbrojtur që nga viti 1993. Mullinjët u evidencuan nga ana UNESCO si Vend i trashëgimisë botërore (World Heritage Site) në seancën e 21-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 1997. Mullinjët janë pronë e Fondacionit Botëror të Trashëgimisë Kinderdijk (Kinderdijk World Heritage Foundation).

  • Zaanse Schans

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]