Multiversii

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teoria e Multiversit është një teori që tregon një grup universesh, galaksish, planetesh ose përsonash të cilët jetojn në një botë ose univers tjetër paralel.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universi jonë është thjesht njëri nga pafund shumë universe tjerë paralele me pafund shumë tipare të ndryshme. Ka pafund botë, në të cilat sundojnë mbase ligje krejtësisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonë. Dhe krejt rastësisht, ky i yni është krijuar ashtu, që ne të mund të jetojmë.

Disa shembuj:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shembulli 1[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendoni që jeni duke shkuar në punë, dhe ju kujtohet se keni harruar diqka në shtëpi, por ju keni vetëm 5 minuta koh për të shkuar ne pun, në këtë rast ju zgjidhni që të leni pas atë dhe të vazhdoni rrugën në punë.

Por në rastin kur ju zgjidhët të shkonit në pun, në një univërs paralel ti kishe zgjedhur të ktheheshi në shtëpi dhe komplet historia ka ndryshuar në atë planet, dhe vazhdon të ndryshoj dhe në qdo zgjidhje që bëni kriohen mijra universe paralele, ku keni zgjedhur zgjidhje të ndryshme të cilat kan ndryshuar historin në atë univers dhe vazhdon të kriohen mijra universe të tjera.

Shembulli 2[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Planetin e tretë të këtij ylli, një lloj binjaku i Tokës sonë, jeton dikush: ti. Jo vetëm “ngjan” identik me ty, por është plotësisht i tillë. Dhe në këtë moment, ky tjetri, po lexon pikërisht këtë artikull, këtë resht.E çuditshme? Eshtë vetëm fillimi. Ka një pafundësi galaksish që ngjajnë me tonën. Që përmbajnë kopje të pafundme të tuat dhe të familjes tënde që kanë bërë, deri në këtë moment, jetë absolutisht identike, duke përfshirë blerjen e këtij numri të gazetës apo mëngjesin që keni ngrënë sot.Ekzistenca e këtyre botëve paralele nuk është vetëm një spekulim filozofik. Nuk varet nga teori të çuditshme si ajo, e frymëzuar nga mekanika kuantike, e multiversëve që binjakëzohen në vazhdimësi. Eshtë pasojë e pashmangshme e teorisë së universit, që sot besohet më shumë prej shkencëtarëve.Këta pohime kanë nevojë për një shpjegim. Pika më e largët që ne mund të shohim është larg pothuajse sa distanca që i është dashur të përshkojë drita, që kur lindi universi 13.7 miliardë vjet më parë. Drita e objekteve që janë atje përtej nuk ka mundur ende të mbërrijë deri tek ne. Ata objekte janë përtej horizontit tonë kozmik. E megjithatë ne e dimë që atje ka diçka. Studimi i rrezatimit të krijuar nga Big Bang duket se konfirmon që universi ka kaluar nëpër një fazë ekspansioni super të shpejtë i quajtur “inflacion”. Dhe nëse ka qenë ky inflacion, është e pashmangshme që përtej horizontit kozmik të ketë vërtetë një sasi të pafundme universësh. Universi që ne shohim është si një tollumbace, përtej universit tonë ka një pafundësi tollumbacesh, të gjitha si e jona, me horizonte që pengojnë të shihet e jona.