Mumin Selami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mumin Selami, veprimtar i Lëvizjes ANÇ, Hero i Popullit. Lindi më 23 dhjetor 1923 në Kallarat të Vlorës. Gjatë kohës që ndiqte gjimnazin e Tiranës, përqafoi idetë komuniste.

Pas pushtimit fashist të vendit u hodh në veprimtari dhe për këtë shkak u përjashtua nga shkolla, u burgos dhe u internua për më se një vit në fshatin e tij, ku vijoi veprimtarinë antifashiste. Me themelimin e PKSH përqafoi vijën e saj dhe vazhdoi luftën kundër fashizmit e bashkëpunëtorëve të tyre, duke marrë pjesë në atentate të guximshme.

U arrestua e u burgos dy herë; në Tiranë e në Vlorë, iu nënshtrua torturave, por për mungesë provash u lirua. U vra më 18. 10. 1942.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  • Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
  • Fjalori enciklopedik shqiptar, vëll. 3, 2009, f. 2309-2310.
  • Gazeta "Kallarati", nëntor 2012.