Mungrasana
Mongrassano
Mungrasana | |
|---|---|
Komunë | |
Bashkia | |
Vendndodhja e komunës Mongrassano brenda provincës së Kozencës | |
| Koordinatat: 39°32′00″N 16°07′00″E / 39.533333°N 16.116667°E | |
| Vend | Itali |
| Rajon | Kalabria |
| Provincë | Kozencë |
| Qeverisja | |
| • Kryetar | Luisa Marino |
| Sipërfaqja | |
• Total | 34.68 km2 (13.39 sq mi) |
| Lartësia | 540 m (1,770 ft) |
| Emërtimi i banorëve | mongrassanezë |
| Zona kohore | UTC+1 (CET) |
| • Verë (DST) | UTC+2 (CEST) |
| Faqja zyrtare | http://www.comune.mongrassano.cs.it |
Mongrassano (Mungrasana në arbërisht[1]) është një komunë italiane e provincës së Kozencës në Kalabri.
Vendbanimi ndodhet në 540 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 34,68 km², e përfshirë brenda Bashkësisë Malore "Bashkimi i Luginave". Kufizohet me komunat Bisignano, Cerzeto, Fuscaldo, Guardia Piemontese, Acquappesa, Fagnano Castello, Cervicati dhe San Marco Argentano.
Territori i Mongrassanos është i ndarë në zona të ndryshme: secila prej tyre përfaqëson një bërthamë urbane që iu shtua të tjerave me rritjen e vendbanimit. Disa prej tyre lindën me vendosjen e italianëve, ndërsa të tjera u shtuan me ardhjen e shqiptarëve.
Sot qendra e banuar e Mongrassanos konsiderohet e ndarë në pesë zona të quajtura "Li Romani", "La Costa", "Lo Piano", "La Sciuria" (në gjuhën arbëreshe: Shurja) dhe "Serra di Leo" (në gjuhën arbëreshe: Sardalia). "Li Romani" është vendbanimi më i vjetër dhe e merr emrin nga prania e italianëve, ashtu siç ishin italiane edhe zonat "La Costa" dhe "Lo Piano"; ndërsa "La Sciuria" dhe "Serra di Leo" ishin zonat ku u vendosën shqiptarët.
Në kohët e lashta, katundi i Serra di Leos ishte i ndarë nga zonat e tjera, dhe vetëm në fillim të shekullit XIX u bashkua me to për të formuar një komunë të vetme.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mongrassano ekzistonte tashmë në shekullin XII me emërtime të ndryshme si "monscrasanus", "Mons Crasanus", "Mocrasani", "Mocrassano", "Moncressano".[2] Në territor, rreth gjysmës së parë të shekullit XII, ishte ndërtuar një manastir kushtuar Shën Maries, i cili, ashtu si të gjitha manastiret e tjera të vendosura në zonat përreth, kryente funksion jo vetëm fetar, por edhe ekonomik e shoqëror.[3] Sot, nuk ka asnjë gjurmë të këtij manastiri.[2]
Manastiri i Shën Maries bënte pjesë në kështjellaninë e San Marco-s, e cila, në vitin 1214, u bë Kontia e Rinaldo del Guasto, ndërsa në vitin 1283 ajo e Restaino de Agot. Në vitin 1334 aty përmenden Sangineto-t,[4] kurse në vitin 1421 iu dha familjes në ngritje e sipër Sanseverino, me titullin e baronit.[5]
Më 20 korrik 1459, Luca Sanseverino ia dorëzoi juridiksionin civil të Mongrassanos Quintilio de Zenone-s, Peshkopit të San Marco-s.[2]
Pas vdekjes së Luca Sanseverinos, ndodhur në vitin 1469 ose 1470, dukati i San Marco-s i kaloi djalit të tij, Girolamos.[6] Dimë se ky i fundit favorizoi vendosjen e shqiptarëve në tokat e tij, por nuk ka elemente të mjaftueshme që na lejojnë të pohojmë se ardhja e shqiptarëve në Mongrassano ndodhi pikërisht në ato vite.
Në vitin 1485, Girolamo Sanseverino iu bashkua një komploti kundër Ferdinandit I të Aragonës, Mbret i Napolit, në favor të francezëve. Komploti përfundoi në mënyrë të dështuar në vitin 1487, kështu që Girolamo Sanseverino u arrestua më 13 gusht 1486 dhe u burgos në Castelnuovo, ku vdiq pas vitit 1488.[7] Pasuritë e tij, përfshirë territorin e Mongrassanos, u konfiskuan dhe u përfshinë në pronat e Mbretërisë së Napolit.
Nuk e dimë datën e saktë të ardhjes së shqiptarëve, dimë megjithatë se, sipas një libri kontabël, ata ishin të pranishëm tashmë në vitin 1488 dhe kishin themeluar lagjen e quajtur "La Sciuria",[8] për të cilën ishin taksuar 20 dukatë.[9] Por, vetëm katër vjet më pas, shqiptarët nuk u numëruan më.[10] Për të pasur lajme mbi popullsinë shqiptare të katundit[sh 1] të Mongrassanos, duhet të arrijmë deri në vitin 1521, kur në katund u numëruan 14 vatra mes "sllavësh, grekësh dhe shqiptarësh".[11]
Në vitin 1543, banorët iu nënshtruan, ashtu si edhe 44 katundet e tjera shqiptare ekzistuese në Kalabrinë Citeriore, një regjistrimi të veçantë fiskal, i cili dha këto rezultate: 63 "vatra", pra bërthama familjare, për një total prej 194 banorësh.[12] Mbiemrat e regjistruar nga numëruesit mbretërorë ishin: Arrigoni, Capparello, Cingaro, Drames, Lo Russo, Migliano, Mosciara, Petta, Rotundo, Smilara, Tabularo (Tavolaro/Tavolari), Yerbes (ose Ayerbes). Nga regjistrimet e mëvonshme njihen vetëm totalet: 62 vatra në vitin 1561; 55 vatra në vitin 1595; 70 vatra në vitin 1648; 43 vatra në vitin 1669 (ky i fundit, një periudhë e vështirë, gjatë së cilës ishte rishfaqur murtaja).[13]
Serra di Leo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati fqinj i «Serradileos», sot lagje e komunës së Mongrassanos, pati një histori tjetër. I populluar në fillim të shekullit XVI, në gjysmën e dytë të atij shekulli iu përkiti si feud fillimisht familjes Cavalcanti, e më pas, nga fundi i shekullit XVI deri në fund të shekullit XVII, familjes Sersale të Kozencës.
Në janar të vitit 1750 Serradileo iu dha si feud Tommaso Micelit, i cili e kishte blerë territorin nga familja Catalano Gonzaga, dukë të Majerës, dhe që u bë Baron i tij. Baronët Miceli, pasardhësit e tij, ushtruan të drejtat feudale dhe juridiksionin mbi Serradileon deri në vitin 1806.
Gjuha arbëreshe me kalimin e kohës është zhdukur pothuajse plotësisht.
Simbolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stema dhe flamuri i komunës u dhanë me dekret të presidentit të Republikës, datë 11 korrik 2006.[14]
Në të kuqe, shqiponja e artë, e armatosur dhe e gjuhëzuar në të kuqe, e shoqëruar në cepin e djathtë të krerit nga mitra e argjendtë. Stolisje të jashtme si Komunë.
— D.P.R. 11 korrik 2006
Flamuri është një pëlhurë e bardhë me buzë të kuqe.
Monumente dhe vende me interes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Porta e kishës së Karmelitëve
Arkitektura civile
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Monumenti i rënëve (në plan të parë) dhe pallati i bashkisë (në sfond)
- Portali i pallatit Nudo
- Portali i pallatit Sarri
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Busti i Skënderbeut
Shoqëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Evolucioni demografik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Administrata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryetarët e Bashkisë së Mongrassanos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Nga | Deri | Emri | Parti / koalicion | Kryesia | Shënime |
|---|---|---|---|---|---|
| 1995 | 1997 | Vito Argondizzo | Partito Democratico della Sinistra | Kryetar i Bashkisë | |
| 1997 | 2001 | Antonietta Formoso | Koalicion i Qendër-majtë (listë qytetare) | Kryetar i Bashkisë | |
| 2001 | 2006 | Antonietta Formoso | Koalicion i Qendrës (listë qytetare) | Kryetar i Bashkisë | Mandati i saj përfundoi më 21 shkurt 2006, pas dorëheqjes së paraqitur nga shumica e këshilltarëve. |
| 2006 | 2009 | Vito Frank Barbagallo | Listë qytetare "Rinnovamento" | Kryetar i Bashkisë | Mandati i tij u ndërpre më 27 janar 2009, pas dorëheqjes së paraqitur nga shumica e këshilltarëve. |
| 2009 | 2024 | Ferruccio Mariani | Listë qytetare "Progetto Mongrassano" | Kryetar i Bashkisë | |
| 2024 | në detyrë | Luisa Marino | Listë qytetare "Mongrassano Nel Cuore" | Kryetar i Bashkisë |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Ambrogio, Renzo (2004). Nomi d'Italia: origine e significato dei nomi geografici e di tutti i comuni (në italisht). Istituto geografico De Agostini.
- 1 2 3 Damiano Guagliardi, 2019 & p. 2.
- ↑ Italo Sarro, 2010 & p. 169.
- ↑ San Marco Argentano.
- ↑ Italo Sarro, 2010 & p. 15.
- ↑ SANSEVERINO – Linee dei Principi di Bisignano e Duchi di San Marco nel Libro d'Oro nella Nobilità Mediterranea
- ↑ Elisabeth Scarton, 2011 & p. 271.
- ↑ (në italisht) http://www.comune.mongrassano.cs.it/index.php?action=index&p=240.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!); Parametri i panjohur|accesso=është injoruar (sugjerohet|access-date=) (Ndihmë!); Parametri i panjohur|titolo=është injoruar (sugjerohet|title=) (Ndihmë!) - ↑ Italo Sarro, 2010 & p. 33.
- ↑ Italo Sarro, 2010 & p. 51.
- ↑ Italo Sarro, 2010 & p. 25.
- ↑ Domenico Zangari, 1941 & p. 51.
- ↑ Domenico Zangari, 1941 & p. 64.
- ↑ "Mongrassano (Cosenza) D.P.R. 11. korrik 2006 concessione di stemma e gonfalone". Governo italiano, Ufficio Onorificenze e Araldica (në italisht). 2006. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2023. Marrë më 2020-10-20.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Damiano Guagliardi (2019). L'origine albanese di alcuni cognomi della comunità di Mongrassano (në italisht). Spezzano Albanese: Edizioni Vatra.
- Italo Sarro (2010). Insediamenti albanesi nella valle del Crati (në italisht). Cosenza: Nuova Santelli. ISBN 978-88-89013-40-3.
- Francesco Senatore; Francesco Storti (2011). "La congiura dei baroni del 1485–1487 e la sorte dei ribelli". Poteri, relazioni, guerra nel regno di Ferrante d'Aragona (në italisht). Napoli: ClioPress. ISBN 978-88-88904-13-9.
{{cite book}}:|contributor=ka nevojë për|contribution=(Ndihmë!) - Domenico Zangari (1941). Le colonie italo albanesi di Calabria: storia e demografia (në italisht). Napoli: Caselli.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Një fshat i pafortifikuar, i përfshirë brenda territorit të një qendre banimi më të rëndësishme.
Projekte të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Gjej më shumë rreth Mungrasana në projektet tjera simotra të Wikipedias: | |
| Deficione nga Wikifjalori | |
| Imazhe dhe media nga Commons | |
| Burimet të të mësuarit nga Wikiversity | |
| Lajme nga Wikilajme | |
| Citate nga Wikicitate | |
| Burime tekstesh nga Wikiburime | |
| Libra nga Wikilibra | |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Comune di San Marco Argentano" (në italisht). Marrë më 2022-02-25.