Muret mbrojtëse romake

Muret mbrojtëse janë një veçori e Arkitekturës Romake. Romakët përgjithësisht i fortifikonin qytetet, në vend se të ndërtonin fortesa të veçuara, por ka disa fushime të fortifikuara, ashtu si në Litus Saxonicus, Portus Adurni në Angli. Muret e qyteteve ishin tashmë domethënëës në Arkitekturën Etruske dhe në përpjekjen për kontrollin e Italisë, gjatë Republikës së Hershme, u ndërtuan shumë më tepër, duke përdorur teknika të ndryshme. Ato përfshinin masive të puthitura qëndrueshmërisht blloqesh poligonale, të formuara për tu përshtatur saktësisht në një mënyrë që të kujton punimet e mëvonshme inkase. Romakët e quanin një pengesë të thjeshtë muri një agger; në këtë kohë, nuk ishte e nevojshme lartësia e madhe.

Muri Servian përreth Romës ishte një projekt ambicioz i fillimit të shekullit të IV p.e.s.. Muri ishte deri në 10 metra (32.8 këmbë) i lartë në disa vende, 3.6 metra (12 këmbë) i gjerë në bazën e tij, 11 km (7 milje) i gjatë,[1] dhe besohet se kishte 16 porta kryesore, megjithëse disa prej tyre janë përmendur vetëm nga shkrimet, pa mbetje të tjera të njohura. Disa pjesë të tij kishin një fossa ose hendek përballë dhe një agger mbrapa, që ishin të mjaftueshme për ta përmbajtur Hanibalin. Më vonë Muri Aurelian e zëvendësoi atë, duke mbyllur një qytet të zgjeruar dhe duke përdorur dizajne më të sofistikuara, me fortesa të vogla në intervale të caktuara.
Romakët i pajisnin me mure qytetet dhe qytezat e rëndësishme në zona që ata i konsideronin si të brishta dhe pjesë të shumë mureve mbeten të përfshira në mbrojtjet e mëvonshme, si në Kordoba (shekulli II p.e.s.), Çesteri (ledhe dheu dhe druri në vitet 70 të e.s., ndërsa nga viti 100 prej guri) dhe Jorku (nga vitet 70 të e.s.). Mure strategjike mbronin kufijtë e perandorisë që shtriheshin përgjatë vendit të hapur ishin mjaft të rrallë dhe Muri i Hadrianit (nga viti 122) dhe Muri i Antoninit (nga viti 142, i braktisur vetëm 8 vjetë pas përfundimit) janë shembujt më domethënës, të dy në kufirin pikt. Shumica e mbrojtjeve të kufijve të Perandorisë Romake mbështeteshin në sisteme fortesash dhe rrugësh pa u përpjekur të vendosnin një pengesë të vazhdueshme.
Shembuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mure të shquara të ndërtuara nga romakët përfshijnë, në rend kronologjik sipas ndërtimit:
- Murus Romuli, i ndërtuar përrreth Romës së hershme në lashtësinë e largët;
- Muri Servian, i ndërtuar përreth Romës në fillim të shekullit të IV p.e.s.
- Muret Romake të Kordobës
- Muret e qytetit të Kolçesterit, të ndërtuara pas Rrebelimit Budikan rreth viteve 65–80 të e.s.;
- Muret e qytetit të Çesterit, që filluan si pjesë e fortesës së Deva Victrix midis viteve 70 dhe 80 të e.s.
- Muret e qytetit të Jorkut, të ndërtuara fillimisht rreth vitit 71 të e.s., kur Jorku ishte një koloni romake;
- Muri i Hadrianit, i ndërtuar në Angli duke nisur nga viti 122 i e.s. në skaj të zotërimeve romake për të mbajtur jashtë piktët;
- Muri i Antoninit, një mur e përparuar kufitar, por jetë-shkurtër, i ndërtuar në Skoci, në veri të Murit të Adrianit duke nisur nga viti 142 i e.s.
- Muret e para mbrojtëse të Serdikës u ndërtuan midis viteve 176 dhe 180, gjatë sundimit të Mark Aurelit siç dëshmohet nga mbishkrimet mbi porta. Serdika lulëzoi prapë në shekullin e VI, gjatë sundimit të Justinianit, kur muret e saj mbrojtëse u përforcuan, duke e dyfishuar trashësinë e tyre dhe duke i shtuar më shumë kulla, mbetjet e të cilave mund të shihen akoma edhe sot;
- Muri i Londrës, i ndërtuar përreth Londinium-it romak midis viteve 190 dhe 225, me gjasa midis viteve 200 dhe 220
- Muret Romake të Lugos, të ndërtuara midis viteve 263 dhe 276 për të mbrojtur qytezën romake të Luk Augustit (në atë që tani është Spanja);
- Muret Aureliane, muri i mëvonshëm i Romës, i ndërtuar në fund të shekullit të III;
- Muret e Diokletianopolisit prej 2.3 km gjatësi e përgjithshme u ndërtuan në fillim të shekullit të IV, pas pushtimeve gote;
- Muret e Kostandinopojës, një mur i madh mbrojtës, që e mbronte kryeqytetin metropolitan nga shekulli IV deri në vitin 1453;
- Muri i Anastasit, një mur i ndërtuar në fund të shekullit të V për të siguruar mbrojtje shtesë për Kostandinopojën. Nuk qe shumë efektiv dhe u braktis në shekullin e VII;
- Venta Silurum, Caeruent, Uells. Duke qenë se Venta Silurum ishte një qytezë në provincën romake Britannia. Muret janë disa nga shembujt më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kufijtë ushtarakë dhe fortifikimet romake
- Limes
- Boudica
- Limes Britannicus
- Muret e lashta të Durrësit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Antoninit
- Peregrinus
- Claustra Alpium Iuliarum
- Valetudinarium
- Mjekësia Romake
- Dux
- Lupanari
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Muri i Madh Kinez
- Historia e Murit të Madh Kinez
- Agentes in rebus
- Agger
- Albaniana (fortesë romake)
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Arx
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- Domus
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja e lashtë greke
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Mark Fabius Kuintiliani
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Limes Alutanus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Ludi
- Legjioni romak
- Magjistratët ekzekutivë të Republikës Romake
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Monarkia romake
- Mos maiorum
- Muri i Trajanit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Pronoia
- Principati (Roma)
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Tirones
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ujësjellësi Romak
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vigiles
- Vila Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
REFERENCAT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Fields, Nic; Peter Dennis The Walls of Rome, Osprey Publishing; 10 mars 2008 ISBN 978-1-84603-198-4 fq. 10
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fields, Nic; Peter Dennis The Walls of Rome, Osprey Publishing; 10 mars 2008 ISBN 978-1-84603-198-4
- Wilson, Barbara, Mee, Frances, The City Walls and Castles of York: The Pictorial Evidence, 2005, York Archaeological Trust, ISBN 978-1-874454-36-6