Murtezan Ismaili
Murtezan Ismaili (1949, Siniçan, asokohe Komuna e Tetovës, tani Komuna e Bogovinës) është një politikan dhe profesor universitar nga Maqedonia e Veriut. [1][2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Murtezan Ismaili u lind më 4 korrik të vitit vitin 1949 në Siniçan të Tetovës. Shkollën e mesme e mbaron në vitin 1968 në vendlindje. Fakultetin e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare në Zagreb. Ka punuar në sektorë të ndryshëm, ndërsa periudha më e rëndësishme e jetës së tij njihet ajo e viteve 1999 – 2005, ku ka udhëhequr Komunën e Tetovës. Ka qenë në krye me mbështetësit e parë për nënshkrimin e Listës për përkrahje të shpalljes publike të Vendimit për fillimin e punës së Universitetit të Tetovës. Po ashtu njihet si anëtar bordi në UEJL, ku edhe është profesor, si mentor i akredituar për shkollën e doktoraturës.[3]