Musa Ramadani
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Musa Ramadanii | |||
![]() Musa Ramadani | |||
Informacione | |||
Ditëlindja: | 21 maj 1944 | ||
---|---|---|---|
Vendlindja: | Gjilan, Gjilan | ||
Aktiviteti: | poet, publicist , prozator | ||
Nënshtetësia: | kosovar - shqiptar |
Musa Ramadani lindur më 1944 në Gjilan, është shkrimtar poet, prozator dhe publicist shqiptar.
Përmbajtja
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Musa Ramadani më 1941 nga Gjilani, qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga banKat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.
Krijimtaria letrare-skenike dhe publicistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Musa Ramadani është prezantuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë çmimesh. Talentin e tij e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë, të cilat, madje në manifestimin më të madh muzikor të kohës, “Akodret e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me Çmimin e Parë të Jurisë. Herë pas herë, është marrë e merret edhe me pikture. Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor:55”, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeçe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me Udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikmëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona”, e një sërë përmbledhje tregimesh prej tij.
Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Çmimi letrar “Beqir Musliu”,2006, iu nda Musa Ramadanit,poetit, prozatorit, publicistit, teatrologut të njohur të letrave shqipe, shpërblimi për vitin 2006.
- Çmimi Kadare, 2017, për romanin e tij Profeti nga Praga.
Vepra letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- | “Mëkatet e Adamit” (poezi), “Rilindja, 1969;
- |“Thirravaje” (poezi), “Rilindja”, 1971;
- |“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
- | Romani pa kornizë”, “Bota e Re”, 1975;
- |“Muzat nuk flejnë” (poezi), “Rilindja, 1976;
- |“Fluroma” (tregime), “Rilindja”, 1978;
- |“Zezona” (roman), “Rilindja”, 1978, “Faik Konica”(ribotim), 2003;
- |“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “Rilindja”,1080;
- |“Alfabeti i neurozave” (poezi), “Flaka e Vëllaznimit”, 1983;
- |“Ligatina” (roman), “Rilindja”, 1983;
- |“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
- |“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “Rilindja”, 1986;
- |“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “Rilindja”, 1987;
- |“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “Rilindja, 1995;
- |“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “Dukagjini”, 1997;
- |“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
- |“Inamor: 55” (roman), “Buzuku”, 2000.
- |“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
- |“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
- |“Profeti nga Praga” (roman), Tiranë, 2017.
Përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- |“Mariamna” – PärLagerkvist
- |“Fillokteti” – Heiner Müler
- |“Askushi” – Jezi Andzejevski
- |“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
- |“Legjenda per Araratin” – Yasar Kemal
- |“Bufi i verbër” – Sadec Hedayat
- |“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” – Maksud Ibrahimbekov
- |“Humbella” – Mirko Kovac
- |“Ditë pranvere” – Ciril Kosmac
- |“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
- |“Piramida e Emës” – Dubravka Ugrešić
- |“Ogursëzi” – Nedzad Ibrisimovic