Muzafer Agushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzafer Agushi nga fshati HaraçinëShkup, Maqedoni ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.


1981-2001[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzafer Agushi ju kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Muzafer Agushi rrjedh nga një familje e ndershme e cila ka jetuar në pjesën perëndimore te fshatit Nikushtak. Babai i tij Shabi Agushi që herët për kushte jetesë më të mira do të shpërngulej në Fshatin Haraçinë, në të cilin u lind Muzaferi më 20.06.1981. Si i ri Muzaferi, për ta ndihmuar familjen është marrë me pune fizike. Tre javë pas kryerjes së shërbimit ushtarak ne ARM, në Prill të vitit 2001 do tu bashkangjitet radhëve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Duke mos përballur atë që po zhvillohej në Maqedoni, vrasja e dy personave ne rrugën e qytetit të Tetovës, ngjarje kjo e transmetuan asaj kohe nga mediumet elektronike të vendit, kishin prek thell shpirtin e Muzaferit, i cili perfundimisht vendosi që të ju bashkangjitet atyre që kishin marrë pushken në dorë, ashtu që më 15.05.2001 ishte bërë pjesë e UÇK-së asaj kohe në Manastirin e fshatit Mateç. Si i ri Trim e i guximshem mori pjesë në betejën e Mateçit, nderkaq në betejën e Haraçinës ishte nën komandën e Komandant Arushes. (Nazmi Sulejmani). Meqë hapeshin fronte të reja dhe fshati Luboten ishte i rrethuar nga forcat ushtarake Maqedonase, Muzaferi me grupën e tij shkoi për të ju dalë ne ndihmë rrethimit te popullatës së atjeshme, në ketë betejë Muzaferi dhe disa shokë të tij plagosen rëndë. Ndërkohë Komandant Arusha pasi që kishte arritur që ti terheq të plagosurit dhe pasi që atyre u ishte dhënë ndihma mjekesore e duhur, rrugës për në manastirin e Mateçit, në vendin e quajtur "Vllai Grop" në malet e fshatit Nikushtak, Muzafer Agushi ndërroi jetë për tu bërë i pavdekshëm, duke u rreshtuar kështu në mesin e dëshmorëve të kombit.