Kërceni tek përmbajtja

Muzeu Etnografik i Elbasanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzeu Etnografik
Map
Busti i Isuf Myzyrit në hyrjen e Muzeut

Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar në një shtëpi karakteristike me çardak që i takon shek. XVIII. Është një shtëpi që nga mënyra e ndërtimit dhe arkitektura është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo-arkitektonik, kjo banesë i ngjan shumë banesave me çardak që gjejmë në Berat, Gjirokastër, Prizren e Shkodër. Banesa e këtij muzeu, është restauruar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 1983 - 1985 dhe në vitin 1986 ambientet e shtëpisë u përshtatën duke e kthyer në Muze Etnografik[1]. Brenda kësaj ndërtese, ekzistojnë 800 objekte të rralla. Muzeu përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet, tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase me disa ambiente[2].

Elbasanasit e njohin si Shtëpia e Sejdinëve. Elbasani ka pasur rreth 1128 shtëpi të tilla deri në fund të shek. XVII, gjë që tregon se ka qenë një qytet i pasur. Popullsia e asaj kohe shkonte rreth 25-30 mijë banorë. Në muze, nëpërmejt objekteve, materialeve dhe fotove të shumta merren infromacione të tjera për zhvillimin urban të qytetit në periudha të ndryshme historike[3].

Banesa përbëhet nga dy kate. Kati i parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet bujqësore dhe mbas kthimit në muze, janë vendosur disa nga zejet e shumta të ushtruara në qytet. Ky kat ka këto ambiente muzeale:

  • Korridori
  • Dhoma e leshrave
  • Dhoma e metaleve

Kati i dytë është realizuar si një shtëpi banimi e një qytetari të pasur elbasanas dhe përbëhet nga këto ambiente:

  • Korridori
  • Dhoma e punës së vajzave
  • Dhoma e grave
  • Dhoma e burrave
  • Dhoma e nuses

Muzeu qëndron i hapur nga e hëna në të premte 8:30-15:30 dhe të shtunën e të dielën 9:00-13:45. Muzeu qëndron mbyllur gjatë festave kombëtare.

Botime të përgatitura nga stafi i muzeut ndër vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titulli Përshkrimi Përgatiti Viti
Muzeu Etnografik Elbasan - Guidë (Album) Guida e realizuar si pjesë e Projektit Byzantium paraqet historikun, arkitekturën, ambientet, esnafet dhe objektet e Muzeut Etnografik në Elbasan. Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli
SKAMPIS (Elbasani) Romako - Bizantin Guida e realizuar si pjesë e projektit Byzantium paraqet gjurmët e kulturës romano - bizantine në Elbasan. Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli
Vështrim mbi veshjet popullore të qarkut Elbasan Botuar me rastin e 100 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Në këtë album janë paraqitur me foto veshjet popullore të qarkut Elbasan, shoqëruar edhe me një përshkrim të shkurtër. Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli 2012


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Belegu, Kreshnik; Dakli, Ortenca. Muzeu Etnografik - Guidë. Elbasan: Projekti Byzantinium dhe Bashkia Elbasan. fq. 1.
  2. ^ Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 386. ISBN 99927-962-1-9.
  3. ^ Belegu, Kreshnik; Çiftja, Hektor (2012). Elbasani turistik Guidë - A touristic guide to Elbasan. Tiranë: Shtëpia Botuese "Erik". fq. 60. ISBN 978-99956-36-49-4.