Muzeu Guggenheim në Bilbao

Coordinates: 43°16′07″N 2°56′02″W / 43.26861°N 2.93389°W / 43.26861; -2.93389
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

43°16′07″N 2°56′02″W / 43.26861°N 2.93389°W / 43.26861; -2.93389

Muzeu Guggenheim në Bilbao është një muze i artit modern dhe bashkëkohor, projektuar nga arkitekti kanadezo-amerikan Frank Gehry, i ndërtuar në Bilbao, rajon Baskë i Spanjës.

Muzeu u përuruar në 18 tetor të vitit 1997 nga ish - Mbreti Juan Carlos I i Spanjës. Ai u ndërtuar në krah të lumit Nervion, që kalon përmes qytetit të Bilbaos për në detin Kantabria. Guggenheim është një nga muzetë pjesë e grupit të Salomoni R. Guggenheim Fondacionit dhe përmbanë ekspozita të përhershme e të përkohshme me punime të artistëve spanjollë dhe të huaj.

Një nga veprat më të admiruar të arkitekturës bashkëkohore, ndërtimit i tij është cilësuar si një "zhvillim i rëndësishëm në kulturën arkitektonike", sepse ai përfaqëson" një nga ato momente të rralla, kur kritikët, akademikët dhe publiku i përgjithshëm ishin të gjithë krejtësisht të bashkuara rreth të njëtit mendim."

Muzeu ishte një prej atyre ndërtesave të cilësuara shpesh si një nga ndërtimet më të rëndësishme të përfunduara nga viti 1980 në vitin 2010 në World Architecture Survey prej ekpertëve të arkitekturës.

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1991, qeveria baske i propozoi Fondacionit Solomon R. Guggenheim financimin e një muzeu të Guggenheim-it që do të ndërtohej në zonën e portit të rrënuar të Bilbaos, që ishte dikur burimi kryesor i të ardhurave për qytetin.[1][2][3] Qeveria Baske ra dakord për të mbuluar koston e ndërtimit prej 100 milion dollarësh amerikan, për të mbledhur një fond paraprak prej 50 milion dollarësh, t'i parapaguante përnjëherësh Guggenheim një shumë prej 20 milion dollarësh dhe të subvenciononte muzeun me një buxhet vjetor prej 12 milion dollarësh. Në këmbim, Fondacioni ra dakord për menaxhimin e institucionit, qarkulluimin e eksposizave të koleksionit të përhershëm nëpërmjet muzeut të Bilbaos dhe të organizonte ekspozitat të përkohshme.[4]

Muzeu u ndërtuar nga Ferrovial,[5] me një kosto prej 89 milionë dollarësh.[6] Rreth 5,000 banorë të Bilbaos morën pjesë në një shfaqje përgatitore përpara hapjes jashtë muzeut, një natë para hapjes zyrtare, duke inskenuar një shfaqje në natyrë. Në 18 tetor të vitit 1997 muzeu u hap nga Juan Carlos I i Spanjës.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

www.guggenheim-bilbao.es

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Templar, Karen. "Frank Gerry", Salon, October 5, 1997, accessed March 21, 2012
  2. ^ "Guggenheim Museum Bilbao", The Solomon R. Guggenheim Foundation, accessed April 4, 2012
  3. ^ [1], CNN, October 18, 1997
  4. ^ Riding, Alan. "A Gleaming New Guggenheim for Grimy Bilbao", The New York Times, 24 June 1997.
  5. ^ "Ferrovial history". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2010. Marrë më 17 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ouroussoff, Nicolai. "The Architect's New Museum in Bilbao, Spain, Emerges as a Testament to One Man's Optimism Amid a Landscape of Industrial Decay", Los Angeles Times, 2 June 1997.