Jump to content

Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeu i Luftës së Ftohtë ndodhet në zonën muzeale të Gjirokastrës, mbi sheshin e Çerçizit. Ky muze u ndërtua në fillim të viteve 1970, gjatë periudhës së socializmit në Shqipëri. Strehimi i ish-udhëheqjes lokale dhe qytetarve në rast të ndonjë sulmi ushtarak gjatë Luftës së Ftohtë, ishte funksioni i tij. Për këtë arsye, njera nga hyrjet e tunelit ndodhet pranë godinës së ish-komitetit të partisë, ku aktualisht është vendosur Bashkia e Qytetit. Ky muze është ndërtuar i gjithi me beton, 800 metra i gjatë. Nis mbi sheshin e Çerçizit, poshtë kalasë dhe përshkon gjithë pazarin karakteristik. Tuneli përbëhet nga 50 dhoma: sale mbledhjesh, ambiente pune dhe pushimi, central elektrik madje dhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm. Për shkak të vendodhjes, por edhe të historisë, muzeu është kthyer në një pike tërheqëse për vizitorët vendas e tëhuaj.