Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe është muze memorial në fshatin Krushë të Madhe, Komuna e Rahovecit, që përkujton viktimat e këtij fashit gjatë Luftës së Kosovës së vitit 1999.
Ngjarjet tragjike të marsit 1999
Më 25 mars 1999, forcat serbe sulmuan fshatin Krushë Madhe. Brenda një dite,u krye një masakër e tmerrshme që la plagë të thella në histori. Gjithsej 241 persona janë te masakruar, 155 civil, 22 dëshmor, 64 të zhdukur me dhunë, shumë prej tyre ende nuk janë gjetur[1]. Shumë gra mbetën të reja, shumë fëmijë pa prindër dhe shumë familje pa asnjë anëtarë mashkull. Fshati u dogj pothuajse i tëri.
Lindja e idesë për një muze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërkesa e qytetarëve (bashkëfshatarëve) që të kenë një vend ose objekt ku mund t'i ruajnë, t'i mbledhin artefakte ose gjësendet e mbetura nga koha luftës por te ruajnë edhe kujtesën.
Edhe kjo kërkesë shkon në Komunë të Rahovecit pas një plan projekti arrin që te ndahen fondet edhe te projektohet muzeu.
Pas luftës, gratë e fshatit filluan të rindërtojnë jetën në duart e tyre. Ne muze ruhen fotografi per viktimave,rroba, sende personale, dëshmi dhe rrëfime që tregojnë historinë e secilit prej tyre. Çdo objekt ka një kujtim, çdo fotografi një histori.
Çfarë përmban muzeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne hyrje të muzeut vizitorët përballen me një mur të mbushur me fotografi të burrave të vrarë.Brenda gjenden fotografi dhe dokument historike nga koha e luftës,Sendet personale të viktimave,si rroba,,këpucët dhe veglat të jetës së përditshme.Përshkrime dhe dëshmi të grave që përjetuan ngjarjet ku vizitoret mund të ndalen në heshtje për të nderuar të rënët.Ky muze është gjithashtu një qendër e edukimi historik për brezat e rinj që ata të mësojnë jo vetëm për dhimbjen por edhe për forcën e një populli që mbijetoi.
Ajo që e bën këtë histori edhe në të fuqishme është mënyra si gratë e Krushës u ngritën pas tragjedisë.Ato jo vetëm që mbijetuan,por u bënë simbol i qëndresës dhe i fuqive femërore.Përveç muzeut,ato krijuan edhe aktivitete bujqësore e biznese lokale për të mbajtur gjallë ekonominë e fshatit. Historia e tyre është një shembull i gjallë i fjalës "shpresë".
Muzeu i Krushës së Madhe nuk është një vend për të parë,por një vend për të ndjerë,për të reflektuar dhe për të mësuar.Është një kujtesë për të kaluarën,një nderim për viktima dhe një thirrje për një të ardhme pa luftë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Muzeu i masakres Krushe e Madhe, Muzeu i masakres Krushe e Madhe (26 mars 2017 21:10). "Masakra e Krushës së Madhe dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë".
{{cite web}}: Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!)