Muzeu i Relikeve Historike ( Vlore)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeu i Relikeve Historike ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë. U krijua në vitin 1962. Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Ploçës, Olimpias e më tej, Kioninës. Në mjediset e tij ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës.