Shko te përmbajtja

Muzhaka (Filat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzhakë
Μουζάκα
Fshat
Emërtimi i banorëveShkalla e Zorjanit

Muzhakë (greqisht: Μουζάκα/Mouzáka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Fshati Muzhaka nga veriu kufizohet me Palofshatin e Sollopinë, nga jugu me Manxharin, nga lindja me lumin Kalama dhe nga perëndimi me Sklavin.

Toponimet të fshatit Muzhakë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Alibestova – fushë, në V.
  • Ar’ e Bukur – arë, në V.
  • Ar’ e Glatë - rryp are e gjatë, në L.
  • Ar’ e Lules – arë, në P.
  • Ar’ e Madhe – arë, në J.
  • Ar’ e Qepëve - tokë që mbillej qepë, në J.
  • Arat e Lumit — ara pranë lumit kalama, në J.
  • Baltëza - kodër që kalon për në Palofshat, në L. Tregojnë se nja 200 vjet më pare Hasko Picari nga Picari i Kurveleshit, që atëherë kish një farë fuqie në dorë, erdhi aty me 150 trima për të ndalur 7 vëllezër nga Muzhaka që kërkonin të ngrehnin shtëpitë e tyre në këtë kodër (kodër e BaItëzës), në vendin që thirret Muzhakë. FiIloi Lufta. Një nga ata vëllezërit që ishte sakat, i hypur në kal, me një dyfek me stërrall në duar qëllon dhe lë të vdekur në tokë Hasko Picarin, me vrasjen e Haskos filloi të ngrihej fshati i ri i Muzhakës. (Binoz Brahim lijazi (Vila).
  • Bathamerkua - grykë me ullinj, afër qendrës.
  • Bokërrima – bokërrimë, në qendër.
  • Bostane – kopeshte, në qendër.
  • Bregu Baliut - bregore ku ndodhen gërmadha të vjetra, në J.
  • Bregu Rrahut - breg afër qendrës.
  • Bregu Shondros - bregore me pyll, në V.
  • Brinjazt — brinja, në J.
  • Bucelazt – ara, në V.
  • Burimet e Llakës Hoxhës – burim, në P.
  • Burim i Pillit - burim afër qendrës.
  • Buz’ e Lumit - ara në buzën e lumit, në J.
  • Dardha – arë, në J.
  • Drizareja - ara e burim. afër qendrës.
  • Dushaleka – fushë, në P.
  • Dushnjeza – ara, në P.
  • Duhanareja - vend që e mbillnin gjithmonë duhan, në L.
  • Dhromonari – pyll, në J.
  • Faqa e Pillit - faqe kodre e cila ka qenë e veshur me pyll, në V.
  • Fiqa – arë, në J.
  • Fiteja - baça me ulIinj, afër qendrës.
  • Fush’ e Muzhakës – fushë, në J.
  • Gorrica – arë, në V.
  • Gorric’ e Beqos – arë, në V.
  • Gorrometëla – arë, në P.
  • Gjordheza – pyll, në J.
  • Hallko/ua – brinjë, kullotë, në P.
  • Kallbakaja - përrua, pyll e kullotë, në V.
  • Klimacidhe/a – kullotë, në J.
  • Komaçeli - ara e ullinj, në V.
  • Kopësht i Smajlit - varret e fshatit, në qendër.
  • Kroi i Math i Rrapit - krua në fundin e fshatit.
  • Krojet - ara e vidha, në P.
  • Kurçunat – arë, në J.
  • Lofata – baçë, me uIlinj, në L.
  • Lamet – arë, në P.
  • Lëmëza – shesh, në qendër.
  • Listani — arë e burim, në P.
  • Liturvija e Xhamisë — vend ku mblidheshin pleqtë për të biseduar.
  • Lum i Kalamajt — lumi Kalama, në J.
  • Llagëmi – ara, në qendër.
  • Llak’ e Hoxhës – arë, në qendër.
  • Llak’ e Omerit – arë, në P.
  • Maro/ua – krua, në qendër.
  • Mazhi - arë e pemishte, në J.
  • Morçalla – ara, në J.
  • Mulqet – ara, në P.
  • Mullireza – arë, në P.
  • Mulliri Rrënxëlloit - mulli që punon me ujë, në Vilë, në L.
  • Palostani – arë, në J.
  • Paraspuar – arë, në P.
  • Petroset - ara e stane, në V.
  • Pezuleza - brinja me ullinj, në J.
  • Prroi Bucelaze – përrua, në V.
  • Prroi Zullfos - përrua e kullotë, në J.
  • Pill i Boborit – pyll, në qendër.
  • Pill i Burimit - pyll pranë qendrës.
  • Pill i Math - pyll pranë qendrës.
  • Pllaj’ e Madhe – pllajë, në J.
  • Pllajej e Xhamisë – brinjë, kullotë, në qendër.
  • Qaf’ e Kulit - ullishte pranë lumit, në J.
  • Qaf’ e Lumit - ullishte pranë lumit, në J.
  • Qaf’ e Mazhit — qafë, në P.
  • Qafat e Turqe – qafa, në P.
  • Qiparisi – arë, në P.
  • Radhareja - baçë me ullinj, në afërsi të qendrës.
  • Rraha - baçë me ullinj, afër qendrës.
  • Rrahu Fates - vend grykë me ullinj, në afërsi të qendrës.
  • Rrahu i Dines — vend me ullinj, në P.
  • Rrap i Kroit - rrap shekullor.
  • Rrap Math - ara me një rrap të madh pranë, në P.
  • Rrap i Vogël - arë me një rrap pranë, në P.
  • Rrënja – arë, në P.
  • Rripat e Selos – arë, në J.
  • Rripi – arë, në V.
  • Rripi Malkos – arë, në P.
  • Sohri - lëndinë dhe një shesh me ullinj, në J.
  • Sqindareja – pyll, në J.
  • Shesh i Prroit - shesh e kullotë, në J.
  • Shesh i Xhamisë - shesh ku mblidheshin burrat për kuvend.
  • Shëndodhër – kodër, kullotë, në P.
  • Shkëmb i Gjordhezës – brez shkëmbor kullotë, në J.
  • Shkëmb i Shondros - shkëmbenj e ullinj, në V.
  • Shtatë Duqenet e Xhamisë - shesh ku kanë qenë 7 dyqane, kur fshati ka pasur 170 shtëpi.
  • Shtëpit e Muftarit - gërmadhe afër qendrës.
  • Trepez – arë, në J.
  • Ura e Idrizit - urë përroi, në V.
  • Vakëfe - fushë me ullinj, në J.
  • Varikua – ara, në V.
  • Vështi – ara, në V.
  • Xërballaja - kodër ku qëndronin shqiponja, në L.
  • Xhixhua – arë, në V.
  • Zullfua – kullotë, në J.

Familjet në fshatin Muzhakë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Bidenj, Çupatë, Halimenj, Hoxhenj (fis i shuar), Lazenj, Musenj dhe Zejnelatë (sot banon në Turqi).

  1. Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 86-88.Treguan: 1) Binoz lljaz Vila. 69 vjeç nga Muzhaka, sot me banim në Konispol. 2) Sami Izet Musai. 60 vjeç nga Muzhaka, sot me banim në Durrës. janar, 1969.
  2. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 86.