Shko te përmbajtja

Muzika inteligjente për vallëzim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzika inteligjente për vallëzim (anglisht: intelligent dance music ose IDM) është zhanër i muzikës elektronike me origjinë në fillim të viteve 1990, i definuar nga eksperimentimi idiosinkratik në vend të kufizimeve specifike të zhanrit. Muzika që shpesh përshkruhet me këtë term u shfaq nga kultura dhe zërat e zhanreve të muzikës elektronike për vallëzim si acid house, ambient techno, Detroit techno, dhe breakbeat; është cilësuar si muzikë më e përshtatshme për dëgjim në shtëpi se sa vallëzim. Artistët prominentë të zhanrit përfshijnë Aphex Twin, Autechre, Squarepusher, μ-Ziq, the Black Dog, the Future Sound of London, dhe Orbital.

Përdorimi i termit "muzika inteligjente për vallëzim" ka të ngjarë të jetë inspiruar nga kompilacioni i vitit 1992 Artificial Intelligence nga Warp Records me formimin e "listës IDM" në vitin 1993, një listë postare elektronike e cila u krijua për diskutimin e artistëve anglezë të cilët ishin pjesë e kompilacionit.