Shko te përmbajtja

NFPA 704

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Katrori i Sigurisë NFPA 704 në një shishe aceton.

"NPFA 704: Sistemi Standard për Identifikimin e Rreziqeve të Materialeve për Reagim në Emergjencë" është një standard i menaxhuar nga Shoqata Kombëtare e Mbrojtjes ndaj Zjarrit, një shoqatë e bazuar në SHBA. Si fillim "përpjekje e adaptimit si një guidë" në 1960, dhe i korrigjuar disa herë. Që atëherë u njoh si "Sheshi i Sigurisë" ose "Diamant Zjarri" i cili indetifikon rreziqet shkaktuar nga materialet e rrezikshme. Ky sistem ndihmon të dallojë se çfarë mjete speciale ose bazike duhet të përdoren, proçedura ose parapërgatitje midis fazave të një reagimi urgjent. Është një standard sigurie i pranuar internacionalisht dhe është thelbësor midis transportimit të kimikateve.

Sistemi Standard për Identifikimin e Rreziqeve të Materialeve për Reagim në Emergjenca.

Katër ndarjet e katrorit janë zakonisht të koduara me ngjyra, me të kuqen sipër që tregon ndezshmërinë, blunë në të majtë që tregon nivelin e rrezikut për shëndetin, të verdhën në të djathtë për reaktivitetin kimik dhe të bardhën që përmban kode për rreziqe të veçanta që nuk mbulohen nga tre katrorët e parë. Secili prej shëndetit, ndezshmërisë dhe reaktivitetit vlerësohet në një shkallë nga 0 (asnjë rrezik i arsyeshëm) deri në 4 (rrezik i rëndë). Versioni më i fundit i seksioneve 5, 6, 7 dhe 8 të NFPA 704 për specifikimet e secilit klasifikim janë renditur më poshtë. Vlerat numerike në kolonën e parë janë përcaktuar në standard sipas "Shkallës së Rrezikut" duke përdorur numra arabë (0, 1, 2, 3, 4), të cilat nuk duhet të ngatërrohen me sisteme të tjera klasifikimi, siç është ai në Kodin e Lëngjeve të Ndezshme dhe të Djegshme NFPA 30, ku kategoritë e lëngjeve të ndezshme dhe të djegshme përcaktohen sipas "Klasës", duke përdorur numra romakë (I, II, III).[1]

  1. "NFPA 704: Standard System for the Identification of the Hazards of Materials for Emergency Response" (në anglisht). 2022.