Shko te përmbajtja

NHK

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korporata Japoneze e Transmetimit[1] (japonisht: 日本放送協会 Hepburn: Nippon Hōsō Kyōkai?), njohur edhe përmes shkurtesës së romanizuar NHK, është një transmetues publik japonez.[2][3] Është një korporatë e parashikuar me ligj dhe financohet nga një taksë mbi televizionin që paguhet prej qytetarëve.

NHK vepron përmes dy kanaleve televizive tokësore (NHK General TV dhe NHK Educational TV), tre kanaleve televizive satelitore (NHK BS; si dhe dy kanale ultra HD, NHK BS Premium 4K dhe NHK BS8K), dhe dy rrjete radio (NHK AM dhe NHK FM).

NHK jep poashtu edhe një shërbim ndërkombëtar transmetimi, që quhet NHK World-Japan, i përbërë prej NHK World TV, NHK World Premium, dhe shërbimit radiofonik me valë të shkurtëra Radio Japan (RJ). World Radio Japan i jep disa prej programeve të veta edhe në internet.

NHK ishte transmetuesi i parë në botë që nisi transmetimin në cilësinë maksimale të figurës, pra në HD dhe 8K.[4]

  1. ↑ "NHKの概要". NHK (në Japanese). Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2026. Marrë më 14 gusht 2026.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ↑ "NHK: Profile" (në anglisht). NHK. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2008.
  3. ↑ Sidensticker, Edward (1990). Tokyo Rising: The City Since the Great Earthquake (në anglisht). fq. 67.
  4. ↑ "The history of Super Hi-Vision | 8K Super Hi-Vision" (në anglisht). NHK. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]