Naşide Gözde Durmuş
Naside Gözde Durmuş (lindur në 1985, Izmir) është një shkencëtare turke dhe kërkuese shkencore në fushën e gjenetikës.
Kërkimi i saj fokusohet në nanoteknologji dhe aplikimet e mikro-teknologjisë për çështje aktuale të shëndetit që janë shqetësuese në botë, si përshembull kanceri ose rezistenca anti-biotike. Revista shkencore “MIT Technology Review” e liston shkencëtaren turke nën kategorinë e pionerëve në rubrikën “Inovatoret nën 35 vjeç”, si një prej 35 liderëve të rinj në 2015.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Durmuş lindi në 1985 në Izmir, Turqi. [2]Në 2003 ajo nisi studimet universitare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme”, duke u specializuar në Biologjinë Molekulare dhe Gjenetikë. Më vonë, ajo arriti të fitojë një bursë për tu zhvendosur në SHBA për edukim, duke fituar në këtë mënyrë gradën master në Inxhinieri nga Universiteti i Bostonit në 2009, si dhe duke fituar titullin e doktoraturës në inxhinierinë Bio-mjekësore nga Universiteti Brown në maj 2013.[3]
Në 2014 ajo mori pozicionin e kërkueses shkencore pas doktoraturës në Universitetin Stanford. Momentalisht ajo po zhvillon një kërkim shkencor së bashku me Ronald W. Davis pranë qendrës së Universitetit të Stanford për Teknologjinë e Gjenomit si dhe në shkollën mjekësore të Stanford.[4]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Durmuş e fokuson punën e saj në sofistikimin dhe prodhimin e pajisjeve nanoteknologjike me kosto të ulët për diagnostifikimin dhe kurimin e sëmundjeve, si përshembull një metodë e shpejtë në dedektimin e simptomave fizike të një qelize, duke i ngritur ato nëpërmjet një fushe magnetike, një mënyrë kjo për të matur në një hapësirë kohore të shkurtër se si një mikrob reagon ndaj një droge të caktuar dhe për të bërë të mundur diferencimin e qelizave kancerogjene nga ato të shëndetshme. [5]
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gozde Durmus, 30 | It’s amazing what you can learn about a cell when you levitate it Arkivuar 3 shkurt 2016 tek Archive-It.
- ^ Kanser teşhisinde çığır açan buluş Arkivuar 28 dhjetor 2018 tek Wayback Machine (turqisht)
- ^ Naside Gozde Durmus|Stanford Profiles Arkivuar 9 qershor 2018 tek Wayback Machine.
- ^ Dünyanın Gururu İki Türk Bilim İnsanı Bursa'ya Geliyor. (turqisht)
- ^ Stanford team develops technique to magnetically levitate single cells. Phys.org