Nacho Fernández
![]() Nacho në 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | José Ignacio Fernández Iglesias[1] | ||
Datëlindja | [1] | 18 janar 1990||
Vendlindja | Madrid, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 6 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2001 | AD Complutense | ||
2001–2009 | Real Madrid | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2013 | Real Madrid B | 111 | (4) |
2011– | Real Madrid | 121 | (6) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005 | Spanja U16 | 1 | (0) |
2006–2007 | Spanja U17 | 11 | (0) |
2008–2009 | Spanja U19 | 9 | (2) |
2011–2013 | Spanja U21 | 6 | (0) |
2013– | Spanja | 22 | (1) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 21:37, 10 mars 2019 (UTC) ‡ National team caps and goals correct as of 15 tetor 2018 |
José Ignacio Fernández Iglesias (Spanjisht: [xoˈse iɣˈnaθjo feɾˈnandeθ iɣˈlesjas]; lindur më 18 janar 1990), njohur zakonisht si Nacho [ˈnatʃo], është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren spanjolle.
Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij me Real Madridin, me të cilin debutoi në vitin 2011; ai ka fituar disa trofe me klubin kryeqytetas, përfshirë edhe katër Liga Kampionesh.
Nacho luajti ndeshjen e tij të parë për Spanjën në vitin 2013, dhe ishte pjesë e ekipit për Kupën e Botës 2018.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nacho lindi në Madrid dhe u bashkua me sistemin e të rinjëve të Real Madridit në moshën 11 vjeç. Ai debutoi si profesionist në sezonin 2008–09, duke luajtur dy ndeshje me rezervat në Segunda División B dhe më pas zhvilloi dy sezone të plota në atë nivel; ishte gjatë kësaj kohe ku Nacho formoi një shoqëri të ngushtë me lojtarin e ardhshëm të kombëtares ruse Denis Cheryshev.[3]
Më 23 prill 2011, Nacho bëri debutimin e tij me ekipin e parë dhe në La Liga duke luajtur si mbrojtës i majtë në një fitore 6–3 jashtë fushe ndaj Valencias; ai luajti 90 minuta të plota.[4] Paraqitja e tij e dytë erdhi një javë më pas në humbjen 2–3 në shtëpi kundër Real Zaragozës.[5]
Nacho ishte një nga lojtarët e ekipit të të rinjëve që u zgjodh për të luajtur në turin veror në Amerikën e Veriut, para fillimit të sezonin 2011–12. Ai luajti si zëvëndësues në tre ndeshje miqësore, respektivisht kundër LA Galaxy, C.D. Guadalajara dhe Philadelphia Union.
Më 2 shtator 2012, trajneri i ekipit të parë José Mourinho lajmëroi se Nacho, sëbashku me sulmuesin Álvaro Morata dhe portierin Jesús, do të bëheshin pjesë e ekipit të parë por do të vazhdonin të luanin me Castillan.[6] Megjithatë, Nacho u bë anëtar me kohë të plotë në ekipin e parë vetëm në fillim të sezonit 2013–14, duke marrë fanellën me numër 18 që u vesh për herë të fundit nga Raúl Albiol.

Më 3 korrik 2014, Nacho firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2021.[7] Ai shënoi golin e parë me ekipin më 10 janarin e vitit të ardhshëm, të tretin e fitores 3–0 në shtëpi kundër RCD Espanyol.[8]
Dy minuta pasi zëvëndësoi Marcelon në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint-Germain më 3 nëntor 2015, Nacho shënoi golin e vetëm të takimit për të vuloz kualifikimin e ekipit të tij në 16 më të mirat e turnamentit; ky ishte goli i tij i parë në kompedicionet evropiane.[9] Ai zhvilloi pesë paraqitje gjatë turnamentit, që u fitua për herë të 11të në histori nga klubi.[10]
Më 11 shkurt 2017, Nacho zhvilloi paraqitjen e tij të 100të për Real Madridin në një fitore 3–1 jashtë fushe kundër Osasunës.[11] Duke përfituar nga dëmtimet dhe pezullimet e shokëve të skuadrës, Nacho ishte lojtari më i shfrytëzuar në rolin e qëndër-mbrojtësit me klubin që fitoi kampionatin e parë kombëtar pas pesë vitesh;[12][13][14][15] ai luajti katër ndeshje në Ligën e Kampioneve të atij sezon që pa sërisht Real Madridin fitimtar.[16]
Nacho shënoi dopietën e parë në karrierë më 21 janar 2018 në fitoren tenistike 7–1 ndaj Deportivo de La Coruña.[17][18] Gjatë Ligës së Kampioneve të atij sezoni, ai zhvilloi tetë paraqitje dhe shënoi një gol,[19] me Madridin që doli triumfues për të tretën herë rresht; në ndeshjen vendimtare ndaj Liverpoolit, ai luajti si mbrojtës i djathtë pasi zëvëndësoi të dëmtuarin Dani Carvajal në pjesën e parë në një fitore 3–1 në Kiev.[20]
Sezoni 2019–20 u karakterizua nga dëmtimet e shumta për Nachon, i cili luajti vetëm dhjetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë gjashtë në La Liga, e cila u fitua nga kryeqytetasit.[21] Në korrik 2021, ai firmosi një kontratë të re dy-vjeçare.[22]
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi luajti për Spanjën në nivelet nën-16, -17 -19 dhe -21, Nacho u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 2 shtator 2013 për një ndeshje miqësore me Zvicrën që do të luhej tetë ditë më vonë, në vënd të të dëmtuarit Iñigo Martínez.[23] Ai debutoi duke zëvëndësuar shokun e tij te Real Madrid Sergio Ramos në fillim të pjesës së dytë të një barazimi 2–2 kundër Kilit në Gjenevë.[24]
Nacho u emërua në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2018.[25] Ai debutoi në Kupën e Botës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 15 qershor kundër Portugalisë; ai e nisi ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe shënoi me një gjuajtje me hark nga 30 metra në pjesën e dytë në një barazim 3–3.[26]
Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nacho është një lojtar i cili njihet për shkathtësinë e tij në çdo pozicion të mbrojtjes; Julen Lopetegui dhe Zinedine Zidane e kanë vendosur atë si mbrojtës qëndre, të djathtë dhe të majtë. Ai shihet si një i besueshëm në mbrojtje për shkak të aftësive që ka me topin dhe inkursioneve në bën në krahët e sulmit; ai është një lojtar i shpejtë, i zhdërvjellët, i cili dëmtohet rrallë dhe njihet për punën e tij, rezistencën dhe forcën në duelet ajërore edhe pse gjatësia që ka nuk është e përshtatshme për pozicionin që mbulon. Ai është një lojtar që ka vazhdimsi dhe kombinon mirë me shokun e skuadrës te Spanja dhe Real Madridi Ramos.[27]
Përveç aftësive të tij mbrojtëse, Nacho është një pasues i saktë i topit si në rreze si në distancë të shkurtër ashtu edhe të gjatë, duke regjistuar një saktësi pasimi 92.2% gjatë sezonit 2017–18. Gjatë të njëjtit sezon, ai shënoi edhe katër gola nga goditjet e lira.[28]
Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vëllai i vogël i Nachos, Álex, është gjithashtu futbollist i cili luan si mesfushor. Ai, ashtu si Nacho, është produkt i akademisë së Real Madridit, dhe të dy debutuan me ekipin e parë në të njëjtën ndeshje.[29]
Që kur u bashkua me akademinë e Real Madridit, Nacho ka arritur të shmangë dëmtimet madhore, duke ia faturuar suksesin regjimit të të ngrënit dhe përgatitjes.[30] Ai ka dy fëmijë me gruan e tij María Cortés, vajzën Alejandra dhe djalin José Ignacio, i cili lindin mëngjesin pas triumfit të ekipit të tij në Ligën e Kampioneve në vitin 2016.[31]
Në nëntor 2016, Nacho zbuloi se ai ka jetur me diabetin e tipit 1 që kur ka qënë 12 vjeç.[32][33]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Real Madrid | 2010–11 | La Liga | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
2011–12 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | ||
2012–13 | 9 | 0 | 3 | 0 | 1[a] | 0 | 0 | 0 | 13 | 0 | ||
2013–14 | 12 | 0 | 4 | 0 | 3[a] | 0 | 0 | 0 | 19 | 0 | ||
2014–15 | 14 | 1 | 2 | 0 | 6[a] | 0 | 0 | 0 | 22 | 1 | ||
2015–16 | 16 | 0 | 1 | 0 | 5[a] | 1 | — | 22 | 1 | |||
2016–17 | 28 | 2 | 5 | 1 | 4[a] | 0 | 2[b] | 0 | 39 | 3 | ||
2017–18 | 27 | 3 | 6 | 0 | 8[a] | 1 | 1[b] | 0 | 42 | 4 | ||
2018–19 | 14 | 0 | 5 | 0 | 5[a] | 0 | 0 | 0 | 24 | 0 | ||
Gjithsej | 122 | 6 | 27 | 1 | 32 | 2 | 3 | 0 | 184 | 9 | ||
Gjithsej karriera | 122 | 6 | 27 | 1 | 32 | 2 | 3 | 0 | 184 | 9 |
- ^ a b c d e f g Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Redaktuar më 15 tetor 2018[36]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Spanja | 2013 | 1 | 0 |
2015 | 1 | 0 | |
2016 | 5 | 0 | |
2017 | 7 | 0 | |
2018 | 8 | 1 | |
Gjithsej | 22 | 1 |
Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolona "Goli" tregon rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Nacho.[36]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 15 qershor 2018 | Stadiumi Olimpik Fisht, Soçi, Rusi | 18 | ![]() |
3–2 | 3–3 | 2018 FIFA Kupa e Botës |
Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Real Madrid[34]
- La Liga: 2016–17, 2019–20
- Copa del Rey: 2013–14
- Supercopa de España: 2012, 2017[37]
- UEFA Liga e Kampioneve: 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18
- UEFA Super Kupa: 2016, 2017[38]
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2014, 2016, 2017,[39] 2018
- Real Madrid Castilla[34]
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Spanja U21[34]
- Spanja U17[34]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b "FIFA Club World Cup UAE 2017: List of players: Real Madrid CF" [FIFA Kupa e Botës për Klube EBA 2017: Lista e lojtarëve: Real Madrid CF] (PDF) (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 dhjetor 2017. Marrë më 23 dhjetor 2017.
- ^ "Nacho" (në anglisht). Real Madrid CF. Marrë më 30 korrik 2018.
- ^ "Cheryshev: "I texted Nacho to congratulate him for his goal"" [Cheryshev: "I shkruajta Nachos për ta përgëzuar për golin e tij"]. Diario AS (në anglisht). 16 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
- ^ Daniel Quinton-Navarro (23 prill 2011). "Valencia 3-6 Real Madrid: Higuain bags hat-trick & Kaka nets double as visitors win nine-goal thriller" [Valencia 3-6 Real Madrid: Higuain shënon tregolësh & Kaka shënon dopietë me miqtë që fitojnë ndeshjen horror me nëntë gola] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2019. Marrë më 5 shkurt 2019.
- ^ Patrick Devaney (30 prill 2011). "Real Madrid 2-3 Zaragoza: Jose Mourinho's title dreams all but faded as Lafita inspires relegation-threatened visitors" [Real Madrid 2-3 Zaragoza: Venitet ëndërra e titullit të Jose Mourinhos me Lafitan që frymëzon vizitorët kandidat për rëndjen nga kategoria] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Mourinho promotes Nacho Fernandez to senior Real Madrid squad" [Mourinho gradon Nacho Fernandez në ekipin e parë të Real Madridit] (në anglisht). Tribal Football. 2 shtator 2012. Marrë më 27 dhjetor 2014.
- ^ "Nacho, six more years at Real Madrid" [Nacho, gjashtë vite më shumë te Real Madridi] (në anglisht). Real Madrid C.F. 2 korrik 2014. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "El Real Madrid se reencuentra con la Victoria" [Real Madrid rikthehet në rrugen e fitoreve] (në spanjisht). Liga de Fútbol Profesional. 10 janar 2015. Marrë më 10 janar 2015.
- ^ Malyon, Ed (3 nëntor 2015). "Real Madrid 1–0 PSG: 5 things we learned as Nacho's goal seals qualification" [Real Madrid 1–0 PSG: 5 gjërat që ne mësuam me golin e Nachos që vulos kualifikimin]. Daily Mirror (në anglisht). Marrë më 3 nëntor 2015.
- ^ "Spot-on Real Madrid defeat Atlético in final again" [Real Madridi nga pika e bardhë mposht Atléticon në finale sërisht] (në anglisht). UEFA.com. 28 maj 2016. Marrë më 29 maj 2016.
- ^ "Nacho, 100 games for Real Madrid" [Nacho, 100 ndeshje për Real Madridin] (në anglisht). Real Madrid C.F. 11 shkurt 2017. Marrë më 12 shkurt 2017.
- ^ "Los 1.500 de Nacho" [1.500 e Nachos]. Marca (në spanjisht). 11 mars 2017. Marrë më 21 maj 2017.
- ^ "Nacho disputó los nueve partidos jugados en abril" [Nacho mori pjesë në nëntë ndeshje të luajtura në prill]. Diario AS (në spanjisht). 1 maj 2017. Marrë më 21 maj 2017.
- ^ "El Real Madrid, campeón de LaLiga Santander 2016/17" [Real Madrid, kampionët e LaLiga Santander 2016/17] (në spanjisht). La Liga. 21 maj 2017. Marrë më 22 maj 2017.
- ^ "Reali i Madridit fiton titullin e 33-të kampion, Barcelona i shpëton turpit në shtëpi (VIDEO)". Panorama Sport. 21 maj 2017. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "12 tituj, Real Madrid mposht Juventusin në finalen e Champions". Top-Channel.tv. 3 qershor 2016. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "VIDEO/ Kritikat "tërbuan" Real Madrid, 7 gola për të lënë pas momentin e vështirë". BalkanWeb.com. 21 janar 2018. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Reali largon krizën me një rezultat tenistik". Top-Channel.tv. 21 janar 2018. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ Adi Metaliu (25 maj 2018). "Real-Liverpool, ja si pritet të rreshtohen skuadrat në finale". Supersport.al. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Europa i nënshtrohet Real Madrid, mposhtin Liverpool dhe fitojnë "Championsin" e 3 radhazi (Video)". BalkanWeb.com. 26 maj 2018. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Real Madrid win the longest LaLiga Santander season" [Real Madridi fiton sezonin më të gjatë të La Liga Santander] (në anglisht). Marca. 17 korrik 2020. Marrë më 17 korrik 2020.
- ^ "Official Announcement: Nacho" [Njoftim zyrtar: Nacho]. realmadrid.com (në anglisht). Real Madrid C.F. 8 korrik 2021. Marrë më 8 korrik 2021.
- ^ "Nacho, convocado por la Selección absoluta" [Nacho, thirret në ekipin e parë spanjoll] (në spanjisht). Defensa Central. 2 shtator 2013. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Spanja eviton humbjen në sekondën e fundit ndaj Kilit". Panorama Sport. 11 shtator 2013. Marrë më 7 mars 2019.
- ^ "Morata ngelet jashtë. Lista e Spanjës për "Rusia 2018"". insporti.com. 21 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2018. Marrë më 21 maj 2018.
- ^ Kemajl Goca (15 qershor 2018). "Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3". Botasot.info. Marrë më 15 qershor 2018.
- ^ "Nacho's sheer versatility" [Shkathtësia e plotë e Nachos] (në anglisht). Real Madrid CF. 9 tetor 2018. Marrë më 9 tetor 2018.
- ^ "Nacho" (në anglisht). Who Scored. Marrë më 9 tetor 2018.
- ^ "Nacho y Álex, sangre blanca en la familia Fernández" [Nacho dhe Álex, gjak i bardhë në familjen Fernández] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 3 maj 2010. Marrë më 8 mars 2019.
- ^ "Nacho, sin lesiones ¡desde infantiles!" [Nacho, jo i dëmtuar që nga ekipi i të rinjëve!]. Marca (në spanjisht). 27 tetor 2015. Marrë më 4 nëntor 2015.
- ^ "Nacho Fernández es padre unas horas antes de la final" [Nacho Fernández është baba disa orë para finales]. Diario AS (në spanjisht). 28 maj 2016. Marrë më 9 qershor 2016.
- ^ Miguel Ángel Lara (10 nëntor 2016). "Nacho opens up on struggles with diabetes" [Nacho hapet për vështirësitë me diabetin]. Marca (në anglisht). Marrë më 13 nëntor 2016.
- ^ Jack Woodfield (7 mars 2017). "Real Madrid footballer Nacho Fernandez was told type 1 diabetes would end his career" [Futbollisti i Real Madrid Nacho Fernandez iu tha se diabeti i tipit 1 do ti jepte fund karrierës së tij]. Diabetes.co.uk (në anglisht). Marrë më 29 janar 2018.
- ^ a b c d e "Nacho Fernández" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 gusht 2016.
- ^ "Nacho Player Profile" [Profili i lojtarit Nacho] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 mars 2019.
- ^ a b "Nacho". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2015.
- ^ "Real Madrid 2 Barcelona 0 (5–1 on aggregate): Woeful Barca dismissed as Zinedine Zidane's unstoppable side win Super Cup" [Barça e tmerrshme hiqet qafe me ekipin e pandalshëm të Zinedine Zidane që fiton Super Kupën]. The Daily Telegraph (në anglisht). 16 gusht 2017. Marrë më 17 gusht 2017.
- ^ "Isco goal gives Real Madrid victory over Manchester United in Super Cup" [Goli i Iscos i jep Real Madridit fitoren përball Manchester Unitedit në Super Kupë]. The Guardian (në anglisht). 8 gusht 2017. Marrë më 10 gusht 2017.
- ^ "Cristiano Ronaldo free-kick fires Real Madrid to Club World Cup glory" [Goditja e dënimit e Cristiano Ronaldos e ndez Real Madridin drejt lavdisë së Kupës së Botës për Klube]. The Guardian (në anglisht). 16 dhjetor 2017. Marrë më 18 dhjetor 2017.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Nacho Fernández. |
- Uebfaqja zyrtare te Real Madrid
- Nacho te BDFutbol
- Nacho te National-Football-Teams.com
- Nacho – Rekordi në kompedicionet e FIFA-s
- Lindje 1990
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Real Madrid Castilla
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve