Naim Frashëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Ky artikull flet për rilindasin e madh Naim Frashëri dhe jo për aktorin Naim Frashëri
Naim Frashëri
Naim Frashëri
Lindi me: 25 maj, 1846
Lindi në: Frashër Perandoria Osmane tani (Shqipëri)
Vdiq me: 20 tetor, 1900
Vdiq në: Stamboll, Perandoria Osmane tani (Turqi)
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: nëpunës, shkrimtar

Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar. Frashëri është shkrimtar më përfaqësues i misticizmit islamgjuhën shqipe përkatësisht me veprën "Fletore e Bektashinjet" dhe "Qerbelaja", si veprat e para të bektashizmit shqiptar.[1]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Naimi lindi në fshatin FrashërVilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit.[2]

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishtenTeqenë e Frashërit,[3] si myhib bektashi.[4] Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.[3]

Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e BadenitPerandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 rishkoi në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e GramatikësKristoforidhit[3]. Pas arrestimit të vëllait Abdyl në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.[5]

Riatdhesimi i eshtrave[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshtrat e Naim Frashërit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit. Shefki Shatku, nënkolonel, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishtës. I përcjellur nga autoritetet, populli dhe Eshref Frashëri nga trungu i Dulellarëve, arkivoli me eshtrat e Naim Frashërit u vendos në Teqen Bektashiane të Tiranës.[3]

Krijimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet private dhe më tej përgjatë shkollimt në Janinë bënë që, sipas Robert Elsies, Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore.[6] Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të Perandorisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta, por të shënonte vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.', ose 'nga N.F.'[5]

Busti në Tiranë

Bashkë me të vëllain, Samiun, ishin tejet të interesuar për risimet filologjike. Vepra e parë e Naimit qe përpilimi i një gramatike të gjuhës perse "Rregullat e persishtes sipas metodës së re" (osman. e tejshkruar Kavâid-i farisiyye dar tarz-i nevîn) më 1871, nënshkruar Mehmet Naim, nëpunës i Drejtorisë së Shtypit. Duke pasur gjithsej ka 168 faqe, kjo vepër është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë ka 65 faqe dhe në atë jepen të dhëna rreth rregullave të gjuhës perse, sidomos për pjesën morfologjike të kësaj gjuhe, kurse pjesa e dytë e cila ka 83 faqe, përbëhet nga katër ushtrime dhe një fjalor në fund me disa fjalë persisht – osmanisht.[7][8]

I përfshirë kultura perse dhe vargjet sufi të Saadiut, Hafezit, shkroi dhe botoi qindra vargje në persisht, duke ndjekur traditën e letërsisë perse dhe modelet e poetëve të parapëlqyer më 1884 vëllimin me poezi prozaike "Katër stinët" (osmanisht e tejshkruar Fusuli erbea). Më tej shkroi dhe botoi më 1885 vëllimin poetik "Ëndërrimet" (pers. Tehajjulat).[9] Sipas një studimi të Abdullah Rexhepit, me shumë gjasë Naimi kishte kënduar edhe Rumiun, duke qenë se gjehen gjurmë të botëkuptimeve dhe ndikime të veprave të tij në opusin naimian.[10]

parapamje

Në "Zosimea" Naimi kishte nxënë gjuhën frënge, kishte kënduar mbi historinë e Francës dhe veprat e Rusoit e Volterit. Me gjallërimin e lëvizjes kombëtare, idetë e iluminizmit francez ishin më përkuese për të shprehur ndjesitë e reja që i kishin lindur, duke hyrë tashmë në romantizmin letrar.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme "Bagëti e Bujqësija", atë greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve" (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave "Lulet e verës", pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe "Fjala flutarake" (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike "Historia e Skënderbeut" dhe poema fetare Qerbelaja.

Studime të veprës[redakto | redakto tekstin burimor]

Një vit pas vdekjes së Naimit, Konica shkroi artikullin "Naim H. bej Frashëri" botuar tek e përkohshmja Albania në Bruksel. Po atë vit në Sofie, nipi i Naimit, Mit'hat bej Frashëri me nofkën Mali Kokojka shkroi artikullin "Naim Be Frashëri". Më 1925 në një libër të botuar nga studentët shqiptarë të Vjenës titulluar "Naim Frashërit, vjershëtorit dhe 'edukatorit kombëtar", Norbert Jokl në shkrimin e tij "Naim Be Frashëri dhe pasunimi i gjuhës shqipe" jep idenë e ndikimit të ideve të dijetarit gjerman, Leibniz.[11] Për Eqrem Çabejn Naimi është përfaqësuesi i romantizmit në letrat shqipe, i ndikuar nga kultura frënge, ai lavdëron Voltaire dhe Rousseau te Istori e Skënderbeut si lajmësit e ideve të reja. Gjurmët e poezisë popullore tek ai janë fare të imta, ndonjë mënyrë të thëni popullore, imitimi i stilit të përrallave në ndonjë vend të Qerbelasë dhe te Istori e Skënderbeut. Ndryshe nga Samiu që bashkëpunoi në reformën gjuhësore turke, Naimi u vu në shërbim të gjuhës amtare. Për Çabejn, Naimi duke qenë romantik është natyrë religjioze dhe e kultivoi në vepërsinë e tij tek veprat "Qerbelaja", "Fletorja e Bektashive"; por gjithashtu ai "ishte fis me Orientin; ai rron në të, është i saj", ku me Tehajjulat tregoi se sa i regjur ishte me letrat perse.[12]

Ndikimi i Naim Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit.[Cito burimet]

Ndikimi dhe mirënjohja[redakto | redakto tekstin burimor]

Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashërlli[13].

200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Istori e Shqipërisë prej Naim Frashërit
  • Kavâid-i fârisiyye dar tarz-i nevîn. (Mühendisynn Matbaasi, Kostandinopel 1871 [1288 A.H.]) 64 ff.
  • Ihtiraat ve ke, sfiyat. (Kostandinopel 1881/82 [1298 A.H.]) 79 ff.
  • Fusûli erbe'a. Francizcadan me'huzdur. Cep Kütüphanesi aded 16. (Mihran, Kostandinopel 1883 [1300 A.H.]) 127 ff
  • Tahayyulat. (Mihran, Kostandinopel 1884 [1301 A.H.]) 66 ff.
  • Bagëti e bujqësija prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 23 ff.
  • E këndimit çunavet këndonjëtoreja copë e parë prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 55 ff.
  • E këndimit çunavet këndonjëtoreja copë e dytë prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 52 ff.
  • Ho alêthês pothos tôn skypetarôn hypo D. (Bukuresht 1886) 19 ff.
  • Ilyada. (Kostandinopel 1886)
  • Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 116 ff.
  • Vjersha për mësonjëtoret të para prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 96 ff.
  • Dituritë për mësonjëtoret të para pej [sic] N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1888) 212 ff.
  • Luletë e verësë. N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1890) 80 ff
  • Mësime prej N.F. (Bukuresht 1894) 126 ff.
  • Parajsa dhe fjala fluturake. Vjersha të N.F. (Bukuresht 1894, rebotim Dhori Koti, Korçë s.a.) 76 ff
  • Ho Erôs. Poiêmata prôtotypa eis asmata oktô met' eikonôn.

(Gerardos, Kostandinopel 1895) 32 ff.

  • Fletore e Bektashinjet. (Shtypëshkronjët të Shqipëtarëvet, Bukuresht 1896) 32 ff.
  • Iliadë e Omirit. Këngë e parë kthyerë prej N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1896) 76 ff.
  • Istori' e Skenderbeut. (Tipografi' e Shqipëtarëvet, Bukuresht 1898) 312 ff.
  • Qerbelaja prej N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1898) 352 ff.
  • Dëshira e vërtetë e Shqipëtarëvet. Vjershë kombiare prej N.H.F. Shqipëruar nga greqishtja. (Mbrothësia, Sofje 1904) 20 ff.

Botime integrale[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Vepra të zgjedhura 1-2. (Akademia e Shkencave, Tiranë 1980, 1985)
  • Vepra 1-7. (Rilindja, Prishtinë 1986)
  • Vepra letrare. 1-5. (Naim Frashëri, Tiranë 1995, 1996)[5]

Mirënjohje[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin "Naim Frashëri".
  • Prerja e kartmonedhës 200 lekëshe.
  • libra mbi dhe për krijimtarinë e Naim Frashërit.
  • Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" në Përmet.
  • Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët: Naimi.

Ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Osmani, Edlira. "God in the Eagles’ Country: The Bektashi Order" (PDF). iemed.org. Quaderns de la Mediterrània 17, 2012. p. 113. 
  2. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. p. 13. ISBN 9781845112875. 
  3. ^ a b c d Kastriot Bezati (2012), Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh, Tirana observer. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.
  4. ^ Merlika-Kruja, Mustafa; Baba Rexhepi (2013). Kuvend letrash me miqtë. Tiranë: Omsca-1. pp. 119–120. ISBN 9789928132321. 
  5. ^ a b c Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  6. ^ Elsie 2005, p. 67
  7. ^ Abdullah Rexhepi, Naim Frashëri & kontributi i tij në gjuhën e persëve, Shqip. - Nr. 38, 11 shkurt, 2009, f. 29.
  8. ^ Abdullah Rexhepi, Mbi gramatikën e persishtes të Naim Frashërit, kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore “Qytetërimi perso – iranian në Ballkan”, më 11 mars, 2011, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
  9. ^ Nasho Jorgaqi, "Katër stinët" dhe fillimet romantike të Naimit, parathënie e vëllimit "Katër stinët" (1995), përkthyer nga Vexhi Buharaja, Tiranë: Albinform. f. 5-28
  10. ^ Abdullah Rexhepi, Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana Rumiut në poezinë e Naim Frashërit, ligjeratë në konferencën "The XXXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture".
  11. ^ Uçi, Alfred (2002). Naim Frashëri, bektashizmi dhe kombëtarizmi. Tetovë: Manifestimi Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit". 
  12. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. pp. 104–111. ISBN 99927-33-72-1. 
  13. ^ Albanian poet Naim Frasheri in Iranian postage stamps, balkaneu.com, 9 korrik 2015. Marrë më 14 shkurt 2018.


Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]