Narcisizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Narcissus (1590) nga Caravaggio (Galeria Kombëtare e Arteve Antikë, Romë)

Narcisizmi është kërkimi i kënaqësisë nga kotësia ose admirimi egoist i cilësive të vetvetes.

Fjala narcisizëm e ka origjinën nga mitologjia greke, ku Narcisusi ra në dashuri me imazhin e tij, të pasqyruar në një pellg uji. Narcissus ishte i bukur, arrogant, njeri që mendonte vetëm për vetveten dhe që kishte rënë në dashuri me pamjen e tij. Ai nuk ngopej së pari pamjen e tij nga reflektimi në një pellg me ujë, dhe më në fund dashuria për vetveten e konsumoi atë. Ai vdiq duke vështruar veten e tij në ujë.

Në përdorimin e përditshëm, narcisizmi i referohet dikujt që pëlqen veten në mënyrë arrogante.

Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore botuar nga Shoqata Psikiatrike Amerikane, e përshkruan narcisizmin si një çrregullim personaliteti klasifikuar nga nëntë tipare. Një person narcisist:

  • Ka një ndjenjë madhështie të rëndësisë së vetvetes (psh, ekzagjeron arritjet dhe talentin e tij, pret që të njihet si superior pa arritje proporcionale).
  • Është i preokupuar me fantazitë e suksesit, madhështisë, bukurisë, dashurisë ideale apo të pushtetit të pakufizuar.
  • Beson se ai është "i veçantë" dhe i pakrahasueshëm, dhe mund të kuptohet ose shoqërohet vetëm nga njerëz të tjerë, të veçantë ose me status të lartë.
  • Kërkon admirim të tepërt.
  • Ka ndjenjën e meritimit, dmth kërkon në mënyrë të paarsyeshme trajtim veçanërisht të favorshëm ose pajtim automatik me pritshmëritë e tij.
  • Është ndërpersonalisht shfrytëzues, dmth merr përparësitë e të tjerëve për të arritur qëllimet e tij.
  • Nuk ka ndjeshmëri, pra nuk është i gatshëm të njohë ose të identifikojë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve.
  • Shpesh është ziliqar i të tjerëve, ose beson se të tjerët janë ziliqarë të tij.
  • Tregon sjellje dhe qëndrim arrogant dhe krenari të përbuzëshhme të shoqëruar me lëvizje të veçanta të trupit.

Secila nga këto nëntë tipare shfaqen me anë të ndjenjave dhe sjelljeve që thonë: "gjithçka është në lidhje me mua" dhe "ju nuk jeni i mirë sa çduhet". Ka një mungesë të ndjeshmërisë dhe një paaftësi për të treguar dashurinë. Personi narcisistik ka një jetë emocionale sipërfaqësore, dhe bota e tyre është e orientuar nga pamja ose fasada, i shqetësuar me atë se si do të duken gjërat për të tjerët.

Çrregullimi narcisistik i personalitetit prek rreth 1% të popullsisë së përgjithshme.

Edhe pse shumica e njerëzve kanë disa tipare narcisistike, nivelet e larta të narcisizmit mund të manifestohen në një formë patologjike si çrregullim narcisistik i personalitetit (ÇNP), ku pacienti mbivlerëson aftësitë e tij dhe ka një nevojë të tepruar për admirim dhe afirmim.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Çrregullimi narcisistik i personalitetit