Naser Aliji
|
| |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Naser Ismail Aliji | ||
| Data e lindjes | 27 dhjetor 1993 (32 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Kumanovë, Maqedoni | ||
| Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës i majtë | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | FC Kaiserslautern | ||
| Numri | 34 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2002–2007 | Baden | ||
| 2007–2008 | Aarau | ||
| 2008–2014 | Basel | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2011–2014 | Basel U21 | 53 | (3) |
| 2013–2016 | Basel | 29 | (1) |
| 2015 | → Vaduz (huazim) | 24 | (0) |
| 2016–2017 | FC Kaiserslautern | 20 | (0) |
| 2018 | Virtus Entella | 17 | (0) |
| 2018–2019 | Dinamo București | 16 | (0) |
| 2019–2022 | Budapest Honvéd | 33 | (1) |
| 2022–2024 | Voluntari | 61 | (1) |
| 2024– | Dinamo City | 28 | (0) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2007–2008 | Zvicra U15 | 1 | (0) |
| 2008 | Zvicra U16 | 2 | (1) |
| 2011 | Zvicra U18 | 2 | (0) |
| 2013–2014 | Zvicra U20 | 5 | (1) |
| 2014 | Zvicra U21 | 2 | (0) |
| 2015– | Shqipëria | 16 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 6 prill 2025 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 24 mars 2025 | |||
Naser Ismail Aliji (i lindur më 27 dhjetor 1993) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin shqiptar Dinamo City dhe kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aliji ka lindur në Nikushtak të Komunës së Likovës dhe është shqiptar. Në vendlindje jetoi deri në moshën katër vjeçare dhe u shpërngul me familjen e tij në Baden të Zvicrës. Ai e nisi karrierën si futbollist në akademinë e FC Baden. Në moshën nëntë vjeçare kaloi te FC Aarau ku qëndroi një vit. Më pas, në vitin 2008, iu bashkëngjit klubit të njohur zviceran FC Basel.[1] Më vonë ai luajti për ekipet nën-18 dhe -21 të klubit, gjatë së cilës arriti të fitojë çmime të ndryshme për të rinj, duke u zgjedhur edhe si sportisti më i mirë i ri i vitit.[2][3]
Basel
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 20 qershor 2013, Aliji firmosi kontratën e parë si profesionist me Baselin, duke i'u bashkuar ekipit të parë.[4] Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 17 gusht duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjen e kupës kundër BSC Old Boys.[5]
Në sezonin e tij të parë me klubin, Aliji fitoi kampionatin[6] si dhe arriti në finalen e kupës, ku Baseli u mposht me rezultatin 2–0 nga Zürich. Ai u aktivizua në tre ndeshje në UEFA Ligën e Evropës, aty ku ekipi arriti deri në çerek-finale pasi më parë ishte eliminuar në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.
Aliji e nisi sezonin e ri duke shënuar në fitoren 2–1 në transfertë kundër Aarau në ndeshjen hapëse të Super Ligës Zvicerane. Pavarësisht nisjes pozitive, Aliji vazhdoi të ishte një zëvëndësues, duke u aktivizuar pak nga trajneri Paulo Sousa. Në janar 2015, ai u huazua te Vaduzi për një sezon e gjysëm.[7] Aliji u bë menjëherë titullar i padiskutueshëm në ekip, duke u aktivizuar në 17 ndeshje rresht. Më 13 maj, ai ishte titullar në fitoren 5–0 kundër Triesenberg në finalen e Kupës së Lihtenshtajnit.
Në shtator 2015, Baseli ushtroi të drejtën e rimarrjes së Alijit në ekip pas një emergjence në krahun e djathtë të mbrojtjes ku titullari Adama Traoré kishte pësuar një dëmtim me ekipin e tij kombëtar.[8] Aliji luajti shumicën e sezonit si titullar, duke u aktivizuar në 15 ndeshje me Baselin që e fitoi sërisht kampionatin.[9]
1. FC Kaiserslautern
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 Korrik 2016, Aliji firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin gjerman 1. FC Kaiserslautern në Bundesligën 2..[10][11]
Dinamo City
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 shtator 2024, Aliji u prezantua si lojtari i ri i Dinamos duke firmosur një marrëveshje për sezonin 2024–25.[12] Ai debutoi zyrtarisht me ekipin më 12 shtator në barazimin 2–2 në derbin e kryeqytetit kundër Partizanit në javën e katërt të Kategorisë Superiore, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[13]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkundër pjesmarrjes në ekipin e kombëtares zvicerane për të rinjë dhe ofertës për t'iu bashkangjitur kombëtares maqedonase, Aliji vendosi të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit.[1]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 30 maj 2017[14]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Niveli | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
| Basel U21 | 2011–12 | 1. Liga Promovim | 22 | 1 | — | — | — | 22 | 1 | |||
| 2012–13 | 20 | 1 | — | — | — | 20 | 1 | |||||
| 2013–14 | 10 | 0 | — | — | — | 10 | 0 | |||||
| 2014–15 | 1 | 1 | — | — | — | 1 | 1 | |||||
| Total | 53 | 3 | — | — | — | 53 | 3 | |||||
| Basel | 2013–14 | Super Liga Zvicerane | 9 | 0 | 4 | 0 | 3[a] | 0 | — | 16 | 0 | |
| 2014–15 | 5 | 1 | 3 | 0 | 1[b] | 0 | — | 9 | 1 | |||
| 2015–16 | 15 | 0 | 2 | 0 | — | — | 17 | 0 | ||||
| Gjithsej | 29 | 1 | 9 | 0 | 4 | 0 | — | 41 | 1 | |||
| Vaduz | 2014–15 | Super Liga Zvicerane | 17 | 0 | 2 | 0 | — | — | 19 | 0 | ||
| 2015–16 | 7 | 0 | 0 | 0 | 5[a] | 1 | — | 12 | 1 | |||
| Gjithsej | 24 | 0 | 2 | 0 | 5 | 1 | — | 31 | 1 | |||
| FC Kaiserslautern | 2016–17 | 2. Bundesliga | 20 | 0 | 1 | 0 | — | — | 21 | 0 | ||
| Gjithsej | 20 | 0 | 1 | 0 | — | — | 21 | 0 | ||||
| Gjithsej karriera | 126 | 4 | 12 | 0 | 9 | 1 | — | 147 | 5 | |||
- 1 2 Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën Europiane.
- ↑ Paraqitjet në UEFA Ligën e Kampionëve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 11 Qershor 2017[15]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Shqipëria | 2015 | 3 | 0 |
| 2016 | 4 | 0 | |
| 2017 | 4 | 0 | |
| 2018 | 1 | 0 | |
| 2019 | 1 | 0 | |
| 2024 | 1 | 0 | |
| 2025 | 2 | 0 | |
| Gjithsej | 16 | 0 | |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Basel U21
- 1. Liga Promotion: 2012–13
- Basel
- Super Liga Zvicerane: 2013–14, 2014–15, 2015–16
- Kupa Zvicerane i dyti: 2013–14
- Vaduz
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Intervistë/Naser Aliji: Te Baseli po jetoj si në ëndërr". Gazeta Lajm. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2015. Marrë më 2 korrik 2016.
- 1 2 "Die BKB zeichnete am Luzern-Spiel die "Rookies of the Year" aus" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 31 maj 2011.
- 1 2 "Auszeichnung der "Rookies of the Year"" (në anglisht). FC Basel 1893. 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 6 qershor 2013.
- ↑ "Profiverträge für Nachwuchsspieler und Leihverträge für Profispieler" (në anglisht). FC Basel 1893. 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 20 qershor 2013.
- ↑ Casper Marti (2013). "Der FCB muss gegen OB eine Extraschicht schieben" (në gjermanisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 17 gusht 2013.
- ↑ Sacha Grossenbacher (2014). "Fotos vom Spiel gegen Lausanne sowie den anschliessenden Feierlichkeiten" (në gjermanisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 18 maj 2014.
- ↑ "Naser Aliji huazohet nga Basel tek Vaduz, pritet zyrtarizimi". Koha Jonë. 16 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2016. Marrë më 2 korrik 2016.
- ↑ Adi Metaliu (10 shtator 2015). "Baseli kthen nga huazimi Naser Alijin". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2016. Marrë më 2 korrik 2016.
- ↑ Casper Marti (2016). "Es ist vollbracht!Der FCB ist zum 19. Mal Meister" (në gjermanisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 30 prill 2016.
- ↑ "Naser Aliji wechselt in die pfalz" (në gjermanisht). 1. FC Kaiserslautern. 1 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2017. Marrë më 2 korrik 2016.
- ↑ Rinald Bregasi (30 qershor 2016). "Naser Aliji transferohet te Kaiserslautern". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2016. Marrë më 2 korrik 2016.
- ↑ "Naser Aliji firmos me "Nëndetësen"". FC Dinamo City. 3 shtator 2024. Marrë më 10 prill 2025.
- ↑ "Derbi spektakolar me dy gola në shtesë, Partizani dhe Dinamo barazojnë 2-2". BoldNews.al. 12 shtator 2024. Marrë më 10 prill 2025.
- ↑ "Naser Aliji" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 prill 2025.
- ↑ "Naser Aliji - national football team player" (në anglisht). EU-Football.info. 2 korrik 2016. Marrë më 2 korrik 2016.
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profile at FC Basel
- Profile season 2015/16 at Swiss Football League Website Arkivuar 20 prill 2016 tek Wayback Machine
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 1993
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Karadaku
- Futbollistë nga Kumanova
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë zviceranë
- Futbollistë nga Maqedonia e Veriut
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në FC Basel
- Futbollistë në FC Vaduz
- Futbollistë në 1. FC Kaiserslautern
- Futbollistë në KS Dinamo Tirana
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane
- Futbollistë në 2. Bundesliga
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në UEFA Euro 2024