Natasha Bega

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Natasha Bega, piktore dhe poete ka lindur në Tiranë, ku ka kryer dhe studimet e larta për gjuhë të huaj dhe psikologji. Është autore e shumë librave, si dhe e ekspozitave personale brenda dhe jashtë vendit.

Disa nga botimet e saj janë: “Lirika” (poezi, 1989), “Gjerdani i artë” (roman, 1994), “Kur të mos duhemi më”, (poezi,1996), “Intuitë”, (poezi, 2002), “Heshtja e murit”, (poezi, 2003), “Gabimi”, (poezi, 2004), “Një jetë tjetër” (roman, 2004), “Atë e bir”, (poezi grafike, 2005) etj. Ajo ka realizuar edhe dy prodhime kinematografike; “Një biletë në Europë” dhe “Vrapoj diellin”.