Kërceni tek përmbajtja

Nau

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Riprodhim i naut "Victoria" të Ferdinand MagelanitNao Victoria Museum di Punta Arenas', Kili

Nau është një lloj anijeje tregtare apo luftanije, me shtytje veliere e përdorur nga Perandoria Portugeze dhe gjenovezët që nga Mesjeta. Bëhet fjalë për një anije me përmasa të mëdha e përdorur për itineraret e gjata tregtare: thelbësisht itinerari nga MesdheuDetin Balltik.[1][2] Ishte një anije ngarkesash të mëdha, me kështjella prori dhe pupe. Mund të kishte dy, tre ose katër direkë, të lidhur me dy ose tre vela të mbivendosura.[3]

Nau Santa Maria në portin e Funchal-it, riprodhim i ndërtuar në Galici.

Nau kishte një bord të lartë mbi nivelin e ujit (opera morta), tre direkë me vela katrore (direku kryesor, direku i pasëm dhe direku i përparëm), bompres dhe kështjellë si në pupë, ashtu dhe në pror. Megjithatë, forma dhe teknologjia e saj kishte përdorime të ndryshme përgjatë shekujve. Gjatë gjithë mesjetës së hershme, deri në shekullin e XIV, nau ndërtohej sipas projektit të skeletit, me mbulim të kryer me dërrasa të puthitura sipas metodës "me kllapa dhe kunja" dhe kalafatim –siç ishte e zakonshme në Mesdhe për ndërtimtarinë navale mesjetare,[4] gjithashtu me timon bishtor si një element drejtimi, dhe dy direkë me vela latine si sistem shtytjeje. Në mesjetë termi nau mund të nënkuptonte një anije të përgjithshme ose hiperonim, që u referohet të gjitha anijeve që shtyheshin nga velat, për ti dalluar nga galerat, të përdorura si emërtim i përgjithshmë për tiu referuar të gjitha anijeve me shtytje me rrema dhe vela, në këtë rast.

I evoluar duke nisur nga modeli i kogës (e cila evoluonte nga Dyqinta nga knarr viking me ndryshimin e timonit me rrem të pasmë dhe jo me rrem anësor), gjatë epokës së zbulimeve shërbeu si bazë për zhvillimin e karrakës.

Anijet e lidhjes hanseatike në shek. e XIV dhe XV

Fjala nau rrjedh nga portugalishtja nau e cila e ka origjinën nga latinishtja navis (që d.t.th. anije) dhe në shumë dokumente të periudhës 1211-1428 shpesh zëvendësohet nga termi i përgjithshëm anije, duke iu kundërvënë termit embarcação i përdorur për të treguar lundra me përmasa të vogla. Termi përdorej në të njëjtën mënyrë dhe origjinë në gjuhën katalane: nau.

Përdorimi portugez i fjalës nau përputhet me përdorimin në Republikën e Gjenovës ku, në të njëjtën periudhë, termi nao (në dokumentet zyrtare përgjithësisht navis) tregonte një anije të ngjashme. Në spanjisht, termi shfaqet njëllojë me atë gjenovez: nao.

Kogë franceze e admiralit Louis Malet de Graville, miniaturë nga Chantilly, Musée Condé, ms. 507

Në fundin e shekullit të XIII nis rrugëtimin detar atlantik, drejtë Flandrës, për tiu shmangur rrugës tokësore dhe lumore kontinentale, vecanërisht nëpër Ronë. Tregtarët katalanë, gjenovezë dhe venecianë e përdorën në mënyrë të rregullt këtë itinerar të ri, që u shndërrua në rrugën kryesore të shkëmbimeve midis Mesdheut dhe Evropës Veriore (Flandra dhe Anglia).

Mesjetën e Vonë, portugezët dhe gjenovezët, për të mundur të tregtonin me vendet e Evropës Veriore, përgjithësisht me Anglinë dhe portet e pasura të Lidhjes Hanseatike, adoptuan llojin e anijes që përdorej nga ata popuj: koga, një evoluim i knarrit të përdorur nga nordikët në ekspeditat e tyre tregtare. Koga ishte një velierë me një direk me velë të madhe katrore dhe timon me rrem të pasëm, të montuar nën pupë, bordë shumë të lartë mbi ujë për ti lejuar ta përballonte më mirë lundrimin në det të hapur.

Riprodhim i një knarri viking, Norvegji; modeli te i cili u bazua koga balltike

Në të njëjtën mënyrë si anijet mesdhetare do të udhëtonin drejtë porteve të bregdetit atlantik dhe të Kanalit të La Manshit, pak më vonë mbërritën edhe anije atlantike në Mesdhe, të ardhura thelbësisht nga Kantabria, të ashtuquajturat biskajene – duke përfshirë gjithmonë baskët dhe kantabrët. Dy botë që kishin qëndruar të izoluara dhe pa kontakte nisën të shkëmbenin teknologinë, si navale, ashtu dhe nautike.

Në këtë mënyrë gjatë shekullit të XIV u shfaqën në Mesdhe koga dhe anije të tjera atlantike si barinela, barca, etj. Ato ndërtoheshin sipas parimeve të veshjes në fillim dhe me dërrasa të mbivendosura, me një timon-rrem në bisht dhe një direk me vela katrore.

Riprodhim i modern i kogës hanseatike Lisa von Lübeck, 2004

Gjatë më shumë se një shekulli termi koga do të përdorej në Mesdhe si sinonim i naut, anije e madhe tregtare, duke arritur ta mënjanonte. Por për ta dalluar naun/kogën mesdhetare nga atlantikja, kësaj të fundit do ti shtohej termi baionesc. Në kohën që nau/koga mesdhetare përshtati velën katrore dhe timonin e rrumbullakët, elementi i vetëm dallues që do të diferenconte naun/kogën mesdhetare nga atlantikja do të ishte pamja dhe forma në të cilën ndërtohej trupi, kështu që atlantikes do ti shtohej termi mbivendosje.

Në panoramën detare të Mesdheut, të mbizotëruar nga galera në përdorim nga venecianët, kogat portugeze dhe, mbi të gjitha, të Republikës së Gjenovës, lanë mbresa[5] dhe në dokumentet zyrtare në latinisht nisën të quheshin navis sipas mënyrës së Romës së Lashtë. Nao gjenovez, duke iu dashur të përballonte udhëtimin e gjatë nga Liguria deri në Balltik, i rriti sistematikisht përmasat duke nisur të zhvillonte sistem më kompleks direkësh, duke arritur në tre direkë.

Maket i karavelës La Niña. Vela të përziera (katrore dhe latine, d.m.th. të rrumbullakta): vela e përparme, vela kryesore me erëpritëse në pjesën e poshtme, vela e pasme, vela e të kundrapasmes.[6]

shekullin e XV, në kohën e mbretit Ferdinando, Portugalia nisi pushtimin e brigjeve afrikane, duke ndërtuar një perandori, duke nisur në këtë mënyrë epokën e zbulimeve. Kurora pretendonte nga mjeshtrat e saj marangozë anije sa më në pararojë të ishte e mundur dhe nau qe një nga lundrat që përfitoi shtytja pasuese evolutive; lundra tjetër qe karavela, në origjinë një peshkarexhë portugeze me frymëzim arabo-mesdhetar. Evoluimi qe i ngadaltë: akoma në kohën e Gil Eanes, eksploratori portugez që në vitin 1434 arriti të lundronte përqark Kepit Bojador, ishin në përdorim gocët (barca), por nga ajo kohë karavelat e sapo konceptuara dhe naut me tre direkë u bënë anijet standard të ekspeditave detare luzitane.

Në trysninë e piraterisë që godiste brigjet portugeze dhe të sforcos kombëtare për të krijuar një armada për të luftuar piratët, naut hynë në të njëjtën kohë në marinën mbretërore si plataforma artilerie plluskuese pikërisht për përmasat e tyre, shumë më të mëdha se galerat kushtuar luftës korsare dhe abordazhit, përbënin një mbështetje të shkëlqyer për grykat e ndryshme të zjarrit. Naut nisën të dallohen për topat që mund të bartëte: nau me tre kuverta (nga 100 deri në 120 gryka zjarri) dhe anijet me dy kuverta e gjysmë (80 gryka zjarri). Edhe kapaciteti i tyre u rrit, duke arritur 200 tonë në Katërqintën dhe 500 tonë në Pesëqintën.

Piktura "Ships Through Ages", nau, karavelë dhe galeasë

Në fillim të shekullit të XV rekuperohet termi nau, duke u imponuar mbi termin kogë. Pamja e naut mesdhetar kishte ndryshuar përkundrejtë shekullit të XIII, ishte e pajisur me tre direkë, i përparmi dhe kryesori me vela katrore, ndërsa i pasmi me vela latine, dhe timon rremë-bisht. Ishte shndërruar në nau me me velëzim të përzier, gjë që ndodh edhe me modelin e karavelës, te e cila u bazuan një pjesë e madhe e anijeve të Periudhës së Hershme Moderne, si karraka, galeoni, luftanija e linjës, fregata, korveta, etj.

Në vitin 1492, kur Kristofor Kolombi u nis nga Ishujt Kanarie drejtë Karaibeve, anija flamurtare e flotës së tij të vogël, Santa Maria, më e madhja nga tre anijet e përdorura në udhëtimin e parë në Botën e Re në vitin 1492, ishte një nau. Dy të tjerat, La Niña dhe la Pinta, ishin karavela.

Riprodhim i naut Victoria të Magelanit, 2011, Punta Arenas, Kili

Pesë vjetë më vonë, në vitin 1497, Vasco da Gama u nis për në Indi me tre nau dhe një karavelë. Nau, si rrjedhojë e karakteristikave të tij, ishte më përshtatshme sesa karavela për udhëtimet e gjata oqeanike. Nevojat e tregtisë detare, gjithmonë e më të zgjeruara në nivel rruzulli, e shtyn në një evoluim të mëtejshëm, duke zhvilluar një anije të re nga nau, karraka (carraca), që do ta mbizotëronte Pesëqintën.

Një nga shumë riprodhimet që ka në botë, e njohur informalisht si "La Santa María de Barcelona", do të plluskonte në portin e Barcelonës gjatë shumë viteve.[7]

Shembuj të dokumentuar kronologjikisht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Naut, si një lloj i caktuar anijeje, zotëruan një epokë përhapjeje veçanërisht të rëndësishme në Katërqintën dhe Pesëqintën. Janë dokumentuar nau të ndryshëm tregtarë dhe lufte kështu që mund të përcaktohen disa hollësi të tyre. Në vijim gjenden disa referenca të renditura kronologjikisht:

  • 1270: Kryqëzata e Tetë. Luigji IX i Francës.
    • «... la grant nef du Roy...» (... nau i madh i mbretit...) [8]
    • Nau i madh i përparmë quhej "Paradisus magna".[9]
  • 1335: Santa Maria, koga me tre kuverta.[10]
  • 1353: Dokumenti më i vjetër që përmend një kogë prej dy direkësh në Mesdhe është një kontratë katalane ndërtimi e vitit 1353.[11][12]
  • 1359: Një nau i Barcelonës që qëllon me saktësi me artileri kundër një nau kastelan.[14]
Model në shkallën 1:20 i naut Barceloneta I, Museu d'Història de la Ciutat de Barcelona
  • 1409: Për sa i përket nauve, dokumenti më i vjetër që tregon një nau me tre direkë është një vizatim i vitit 1409 i “Libre d'Ordinacions de l'administrador de les places” i Barcelonës.[15]
  • 1410: Anija e emërtuar Barceloneta I, e gjetur gjatë gërmimeve në sektorin e lashtë të stacionit të Rodalies, ishte gjithashtu një nau i ndërtuar në Vendet e Ulëta rreth vitit 1410 dhe e fundosur në portin e Barcelonës në mesin e shekullit të XV. Mbetjet e saj konservohen në Museu d'Història de Barcelona.[16]
  • 1417: Nau korsare katalane me 900 fuçi dhe 500 veta nën drejtimin e Pedro Santón.[17][18][19][20]
  • 1435: Beteja Navale e Poncës (1435)
    • Në betejën Navale të Poncës (1435) disa naus kishin një rol të rëndësishëm.[22]
    • Sipas disa kronistëve italianë, mbreti Alfonso Madhështori udhëtonte në një nau shumë të madhe të quajtur la Magnana apo Campo Retondo. Me gjasa bëhet fjalë për naun e madh të përmendur nga Melcior Miralles në vitin 1419, pronë e Campredó-s.[23]
    • Sipas Melcior Miralles.[24]
  • 1464-1465: Benedetto Cotrugli, lindur në Raguza e funksionar i mbretit Alfonso Madhështori, qe autor i një traktati mbi lundrimin që konservohet në formë dorëshkrimi (transkriptuar nga Piero Falchetta).[27] Për sa i përket nauve, Cotrugli tregonte për velat e tyre: vela e direkut të përparmë, vela kryesore dhe 4 erëpritëse, si dhe vela e pasme:

«Vela e pasme që përdorin në anije ka velën kryesore dhe katër erëpritëse, që duhet të kishte dy vela kryesore, njëra prej të cilave duhet të kishte edhe velën e pasme, vela e përparme, i kështjellës së prorit. Vela e përparme shërben për kthimin e anijes dhe daljen nga porti, dhe kur kapiteni do që anija të udhëtojë pak, edhe ndihmon që anija të lundrojë në drejtim të erës. Si dhe bëhet vela e përparme në mënyrën gagia përkundrejtë anijes ndihmohet të kryej më shumë lundrim. Dhe në anijet e mëdha bëjnë velën e pasme mbi kështjellën e pupës, dhe këto janë velat e anijeve.» — Benedetto Cotrugli: De Navigatione – Kapitulli X: Della ferrera della nave.[28]

Në të njëjtën vepër shkruan për masat dhe format e naut dhe barinelave: «Anijet dhe naut kanë përmasa të orgazizuara gjeometrike, të cilat mjeshtrit nuk duhet ti injorojnë, as në përgjithësi as në veçanti. Nau duhet ta formojë strukturën si barinela, formë të cilën përdorin sot për të qenë 30 bokte, e cila është shumë e përshtatshme për gjatësi kallume 35 kubitë, gjatësi trupi nga skaji në skaj 33 kubitë, e hapur në kuvertë me gjerësi 28 pëllëmbë, direkët duhet të jenë sa e gjatë është kalluma e anijes, por barinelës i jepen direkë më të lartë për shkak të velaturës më madhështore dhe fasha të jashtme sa është trupi nga skaji në skaj, 43 kubitë. Lartësia deri në brez 8 pëllëmbë e 1/3; buzoni, d.m.th. ngritja e kuvertës dy pëllëmbë, karinaxo 11 pëllëmbë. Këto janë përmasat e barinelës me 40 bokte, që shkon shumë te bolina. Vela duhet të jetë ose antena e gjatë tre herë sa gjerësia e kuvertës, d.m.th. 87 pëllëmbë. Për të qenë të mëdha dhe të sheshta anijet duhet të mbahen më mirë në pupë se sa barinelat, por me bolinë janë të forta në maksimum ato që përdorin pak karinco, si Venecia edhe për të peshkuar se në hyrje të farit të [[Venecies nuk ka shumë thellësi në cektinat ranore, dhe këto kanë një timon pupe. Në Gjenovë ato që kalojnë një mijë bokte quhen nave de convento. Barinelat kanë trajtë biskajene dhe zakonisht bartin nga 50 deri në 60 rrema dhe duke u ndihmuar me rrema është një përparësi e madhe dhe maksimale në daljen nga portet.» — Benedetto Cotrugli: De Navigatione – Kapitulli XII. De Mesure delle Nave et Balonieri.[29]

Rrethimi i Rodosit në 1480. Dy nau të dërguara nga Ferdinandi I i Napolit. Shihet ura plluskuese pjesërisht e shkatërruar.
  • 1480: Rrethimi i Rodosit.
    • Dy nau valencianë, me kapitenë po ashtu valencianë, shkuan në ndihmë të Rodosit të dërguara nga mbreti i Napolit, Ferdinandi I.[30]
  • 1520: Shkatërrohet nau portugez Santa Catarina do Monte Sinai.[35]
  • 1570: Nau La Juliana.

Nau ishte një velierë me përmasa të mëdha (zhvendosje uji jo më të vogël se 500 tonë në fillim të shekullit të XVI dhe 600 tonë në fundin e tij, sipas dëshmisë së padre Fernando de Oliveiras, në veprën e tij Livro da Fábrica das Naus), me kështjella si në pror ashtu dhe në pupë, nga 2 deri në 4 direkë me dy ose tre rende velash të mbivendosura. Bordi nga niveli i ujit deri në kuvertë (opera morta) ishte shumë i lartë, me një trup të rrumbullakosur dhe kallumë të harkuar.

Konfiguracioni i saj bazik përbëhej nga një skelet me një raport gjatësie prej afërsisht tre, një direk dhe një velë të stërmadhe katërkëndore. Me kalimin e kohës shton elemente të përparuara në mënyrë domethënëse, kryesori i të cilëve do të ishte përfshirja e timotit me rremë të bishtit, që zëvendësoi timonin e përparmë.

Diferencat themelore të naut nga karraka pasuese qëndronin në zhvendosjen më të vogël, në volumetrinë më të vogël të kështjellave të prorit dhe pupës, në sistemin uniform të direkëve (me kosh vrojtimi të pranishëm vetëm në direkët kryesorë dhe të përparmë) dhe në përdorimin e velave latine vetëm për direkun e pasëm.

  1. ^ "Nao". Diccionario de la lengua española (në spanjisht). Real Academia Española.
  2. ^ R. Pellen; C. G. Turza (1993). Los milagros de Nuestra Señora de Berceo (c. 1255): Index (në spanjisht). ENS Editions. fq. 651. ISBN 978-2-902966-11-0. Marrë më 19 nëntor 2011.
  3. ^ Antonio de Capmany y de Montpalau, red. (1787). Ordenanzas de las armadas navales de la Corona de Aragon (në spanjisht). Imprenta Real. fq. 1–. Galerat dhe naut e Alfonsit të V... Nau me kapacitet prej 120 kuajsh
  4. ^ "Optimot. Consultes lingüístiques". Llengua catalana (në katalonisht). Marrë më 11 shtator 2024.
  5. ^ Angus Konstam (2002). The History of Shipwrecks (në anglisht). Lyons Press. fq. 77–79. ISBN 1-58574-620-7.
  6. ^ DCVB: Contramitjana
  7. ^ Històries de Barcelona - La caravel•la de Colom
  8. ^ J. de Joinville (1785). Mémoires du sire de Joinville, ou Histoire de S. Louis IX, écrite par Jean, sire de Joinville... (në frëngjisht). Vëll. 1. Bibliothèque jésuite des Fontaines. fq. 66. Marrë më 12 shtator 2024.
  9. ^ A. Jal (1842). Mémoires sur quelques documents génois relatifs aux deux croisades de Saint Louis et à d'autres événements maritimes qui intéressent la France (në frëngjisht). Impr. royal. fq. 21. Marrë më 12 shtator 2024.
  10. ^ V. Hurtado; H. C. Hurtado; C. B. Gallart (2007). Els Mitjavila: una família de mercaders a la Barcelona del segle XIV (në katalonisht). Publicacions de l'Abadia de Montserrat. fq. 188. ISBN 978-84-8415-945-2. Marrë më 12 shtator 2024.
  11. ^ Peregrine Horden; Sharon Kinoshita (21 janar 2014). A Companion to Mediterranean History (në anglisht). Wiley. fq. 193–. ISBN 978-1-118-51933-2.
  12. ^ Robert Gardiner; Richard W. Unger (1994). Cogs, Caravels, and Galleons: The Sailing Ship, 1000-1650 (në anglisht). Naval Institute Press. ISBN 978-1-55750-124-0.
  13. ^ G. Z. Castro; Juan Lanaja y Quartanet (1610). Anales de la Corona de Aragon. Compuestos por Geronymo Çurita, chronista de dicho reyno (në spanjisht). Vëll. 2. Colegio de San Vicente Ferrer. fq. 253. Marrë më 11 shtator 2024.
  14. ^ Pedro Miguel Carbonell (1850). Antonio de Bofarull (red.). Crónica del rey de Aragón D. Pedro IV el Ceremonioso ó del Punyalet (në spanjisht). Imprenta de Alberto Frexas. fq. 344. Marrë më 11 shtator 2024.
  15. ^ Lawrence V. Mott (janar 1997). The Development of the Rudder: A Technological Tale (në anglisht). Texas A&M University Press. fq. 144–. ISBN 978-0-89096-723-2.
  16. ^ "Carta Arqueològica de Barcelona - 096/06". cartaarquelogica.bcn.cat (në katalonisht). Marrë më 2 maj 2019.
  17. ^ Marino Sanuto (1733). "Vitæ Ducum Venetorum – MCCCCXIIII, Tommaso Mocenigo, Doge LVIII". përmbledhur nga Ludovico Antonio Muratori (red.). Rerum italicarum scriptores ab anno aerae ... ad millesimum quingentesimum (në latinisht dhe italisht). Vëll. 25. Ex Typographia Societatis Palatinæ. fq. 914–18.
  18. ^ Memorias de la Real Academia de Buenas Letras de Barcelona (në spanjisht). Vëll. 7. Real Academia de Buenas Letras de Barcelona. 1901.
  19. ^ Isabel Romá Ribes (1984). "Muratori y Capmany: De la crítica erudita al analisis histórica". Pedralbes – Rebista d'Historia Moderna (në katalonisht). Universitat de Barcelona, Facultat de Geografia i Historia. 4: 179–80.
  20. ^ Antonio de Capmany y de Montpalau (1779). "Libro Segundo, Capitulo II. De los armamentos navales de Barcelona, y de sus prerrogativas". Memorias historicas sobre la marina comercio y artes de la antigua ciudad de Barcelona (në spanjisht). Vëll. 1. Imprenta de D. Antonio de Sancha. fq. 120–22.
  21. ^ M. R. Lizondo (2011). Melcior Miralles: Crònica i dietari del capellà d'Alfons el Magnànim (në katalonisht). Publicacions de la Universitat de València. fq. 171. ISBN 978-84-370-8296-7. Marrë më 12 shtator 2024.
  22. ^ Davide Bertolotti (1834). Viaggio nella Liguria marittima (në italisht). Tipografi Eredi Botta. fq. 100–.
  23. ^ Mateu Rodrigo Lizondo (28 nëntor 2011). Melcior Miralles: Crònica i dietari del capellà d'Alfons el Magnànim (në katalonisht). Universitat de València. fq. 168–. ISBN 978-84-370-8296-7.
  24. ^ M. R. Lizondo (2011). Melcior Miralles: Crònica i dietari del capellà d'Alfons el Magnànim (në katalonisht). Universitat de València. fq. 192. ISBN 978-84-370-8296-7. Marrë më 11 shtator 2024.
  25. ^ J. Duclercq; F. A. F. T. de Reiffenberg (1823). Mémoires: Imprimés sur les manuscrits du roi (në frëngjisht). Vëll. 2. A. Lacrosse. fq. 320. Marrë më 10 shtator 2024.
  26. ^ J. Comes; J. Puiggari (1878). Libre de algvnes coses asanyalades succehides en Barcelona y en altres parts (në spanjisht). La Renaixensa. fq. 230. Marrë më 12 shtator 2024.
  27. ^ Piero Falchetta (16 dhjetor 2009). Il trattato 'De navigatione' di Benedetto Cotrugli (1464-1465): edizione commentata del ms. Schoenberg 473 con il testo del ms. 557 di Yale. Studi veneziani (në italisht dhe latinisht). Vëll. 57. Fabrizio Serra Editore. doi:10.1400/123689.
  28. ^ Benedetto Cotrugli (2009). "X. Della ferrea della nave". përmbledhur nga Piero Falchetta (red.). Il trattato 'De navigatione' di Benedetto Cotrugli (1464-1465) – Edizione commentate del ms. Schoenberg 473, con il testo del ms. 557 di Yale. Studi Veneziani (në italisht dhe latinisht). Fabrizio Serra Editore. fq. 128–30, 234–35. doi:10.1400/123689.
  29. ^ Benedetto Cotrugli (2009). "XII. De Mesure delle Nave et Balonieri". përmbledhur nga Piero Falchetta (red.). Il trattato 'De navigatione' di Benedetto Cotrugli (1464-1465) – Edizione commentate del ms. Schoenberg 473, con il testo del ms. 557 di Yale. Studi Veneziani (në italisht dhe latinisht). Fabrizio Serra Editore. fq. 131–32, 235–36. doi:10.1400/123689.
  30. ^ Gaspar Escolano (1879). Décadas de la historia de la insigne y coronada ciudad y reino de Valencia (në spanjisht). Vëll. 2. Libr. 9, 10. Terraza. fq. 734. Marrë më 9 shtator 2024.
  31. ^ Fernand Braudel (30 mars 2016). El Mediterráneo y el mundo mediterráneo en la época de Felipe II (në spanjisht). Vëll. Tomo 1. Fondo de Cultura Económica. fq. 324–. ISBN 978-607-16-3460-3.
  32. ^ R. M. Torres; C. F. Duro (1892). La nao Santa María: memória de la Comisión arqueológica ejecutiva (në spanjisht). El Progreso editorial. Marrë më 12 shtator 2024.
  33. ^ J. Veny; À. Massip (2013). Scripta mallorquina (në katalonisht). Vëll. 1. Institut d'estudis catalans, Secció Filològica. fq. 181. ISBN 978-84-9965-183-5. Marrë më 11 shtator 2024.
  34. ^ J. A. Planas; J. de Salazar Acha; F. B. Pimienta; Á. M. Medina; F. S. Bilbao; A. M. R. Cabieses; etj. (2015). La Orden de Malta en España (1113-2013) (në spanjisht). Vëll. 2. Sanz y Torres. fq. 638. ISBN 978-84-16466-06-1. Marrë më 11 shtator 2024.
  35. ^ G. Da Frè (2016). I grandi condottieri del mare (në italisht). Newton Compton Editori. fq. 225. ISBN 978-88-541-9681-0. Marrë më 11 shtator 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]