Naun Shundi
Naun Shundi | |
|---|---|
| Lindi | 3 shkurt 1959 Tiranë |
| Vdiq | 28 gusht 2025 Tiranë |
| Kombësia | Shqiptar |
| Profesioni | Aktor, regjisor dhe dramaturg |
| Bashkëshorti/ja | Raimonda Shundi |
| Fëmijë | Rea Shundi |
Naun Shundi (3 shkurt 1959 - 28 gusht 2025) lindi në Tiranë dhe ishte aktor, regjisor dhe dramaturg shumë i njohur nga Shqipëria.[1]
Jeta dhe karriera artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I diplomuar në vitin 1977 në regji në shkollën e mesme të kulturës, ai ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve duke e përfunduar shkollën në vitin 1983.
Viti 1985 shënon fillimet e tij si aktor në Teatrin Kombëtar. Për një farë kohe ai ishte regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në qytetin e Bajram Currit.
Shundi punoi si pedagog në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1993-2000 dhe përgatiti studentë të shumtë në aspektin e mjeshtërisë së aktorit, regjisë dhe fjalës artistike. Kontributi i tij në artin dhe dramaturgjinë shqiptare është e gjatë duke interpretuar mbi 100 role në teatër dhe 20 filma. Shundi themeloi teatrin “Zonja e Bujtinës”, teatrin e parë privat në Shqipëri. [2] Ai ishte bashkëshorti i aktores Raimonda Shundi.
Filmografia dhe teatri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa prej roleve të tij në film dhe teatër ndër vite janë: [3]
| Viti | Titulli | Roli |
|---|---|---|
| 1983 | Përballë vetes | - |
| 1989 | Kryqi i Bardhë | Linke |
| 1990 | Natë me hënë | Çezari |
| 1991 | Zgjimi | Luixhi |
| 1991 | Ezopi | Ezopi |
| 1992 | Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri | Aldo |
| 1992 | Loja e Pushimeve | Shtefan |
| 1993 | Fando e Lis | Fando |
| 1993 | Zoti godet me putër | Urani |
| 1994 | Këngëtarja tullace | Martin |
| 1995 | Oportunesku | Bepe, Damian |
| 1995 | Tiranozauri | Skulptori |
| 1996 | Në katin e dytë është parajsa | Aktori |
| 1998 | Kopshti me dallendyshe | |
| 1999 | Darka e të marrëve | Doktori Arshambo |
| Frikë dhe mjerim në rajhun e tretë | ||
| 2006 | Drejt perëndimit | |
| 2007 | Kontrata | |
| 2008 | Fishkëllime në errësirë | |
| 2010 | Një tablo absurde | |
| 2012 | Ëndrra e Ismail Qemalit | Faik Konica |
| 2012 | Henry IV | |
| 2014 | Liri në Bremen | |
| 2016 | Tri motrat |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Naun Shundi". IMDb (në anglisht).
- ↑ "Shuhet në moshën 66-vjeçare Naun Shundi, aktori humb betejën me sëmundjen e rëndë". Shqiptarja.Com. 28 gusht 2025.
- ↑ "U shua pas betejës me sëmundjen e rëndë, kush ishte Naun Shundi dhe rolet e jetës së tij në filma dhe teatër". BalkanWeb. 28 gusht 2025.