Të drejtat e njeriut në Kosovë
Të drejtat e njeriut në Kosovë janë shpallur si një prioritet në dokumentet ligjore dhe kushtetuese të vendit, duke pasur një rëndësi kyçe në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Kushtetuta e Kosovës garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndalimin e diskriminimit në çdo formë. Megjithatë, në praktikë, ka një hendek të dukshëm mes angazhimeve të shtetit dhe realizimit të këtyre angazhimeve. Shumë individë dhe grupe shprehin shqetësime mbi mungesën e çasjes së barabartë në arsim, shëndetësi, dhe mundësi pune, veçanërisht ata që i përkasin grupeve të pakicave etnike, shoqërore dhe gjinore.[1][2][3]
Kosova është angazhuar për të implementuar konventa ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por zbatimi i këtyre standardeve është shpesh i kufizuar nga sfida të thella shoqëro-ekonomike dhe politika të brendshme të paqëndrueshme. Në vend që të sigurohet një përparim i qëndrueshëm, shumë institucione shtetërore mbeten të pafuqishme për të adresuar problemet më të thella, si papunësia masive, diskriminimi i vazhdueshëm dhe pasiguria që ende e shoqëron vendin pas periudhës së pasluftës. Megjithë përpjekjet nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar dhunën ndaj grave, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë, situata reale e të drejtave të njeriut mbetet e paqartë dhe shpesh problematike. Dështimet në këtë fushë kanë ngritur pyetje të mëdha mbi angazhimin e vërtetë të institucioneve kosovare për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.[4][5]
Liria e fesë ose besimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artikulli i plotë: Feja në Kosovë
Megjithëse ka një tendencë për ta paraqitur shumicën shqiptare si tërësisht 100% myslimane nga grupe të caktuara fetare, kur në fakt ka shumëllojshmëri besimesh e feshë në Kosovë, liritë dhe laiciteti janë mbrojtur përgjithësisht nga shteti ndër vite dhe ka pasur stabilitet fetar, me disa përjashtime.[6][7][8]
Shkeljet e të drejtave nga institucionet kosovare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përgjimi i paligjshëm i qytetarëve në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën e privatësisë dhe paprekshmërinë e komunikimit, duke ndaluar përgjimin e jashtëligjshëm pa vendim gjyqësor dhe bazë ligjore. Çdo kufizim i këtyre të drejtave lejohet vetëm kur është i përcaktuar me ligj dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e sigurisë ose të drejtave të tjerëve.[9]
Përgjimi i paligjshëm i qytetarëve në Kosovë ka ndodhur në shumë raste ndër vite nga organet e sigurisë, përfshirë përgjime pa urdhër gjykate dhe përgjime jashtë afateve të caktuara nga gjykata. Përgjimet më të shpeshta kanë qenë ato telefonike (celulare), por gjithashtu janë aplikuar edhe masa të tjera të fshehta. Disa nga këto raste përfshijnë:
- Në vitin 2018, dy policë të Policisë së Kosovës, me kërkesë të një qytetari, kishin përgjuar bashkëshorten e tij dhe ia kishin vënë në dispozicion komunikimet e saj. [10][11] Dy policët u shpallën fajtorë për veprën penale "zbulimi i fshehtësisë zyrtare" dhe ata u dënuan nga gjykata.[10]
- Prokuroria Speciale e Kosovës përgjonte një inspektor të tatimeve për disa muaj, pa e njoftuar për fatin e përgjimeve siç e kërkon neni 94 i Kodit të Procedurës Penale. [12]
- Gjykata e shpalli të kundërligjshëm një përgjim të Prokurorisë në rastin kundër ish-sekretarit të KPK-së të asaj kohe, pasi përgjimi ishte bërë pa identifikimin e emrit të personit të përgjuar.[12]
- Tre persona të akuzuar për fajde u liruan nga aktakuza pasi përgjimet ishin realizuar para se të merrej aktvendimi për fillimin e hetimeve.[12]
- Provat e mbledhura me përgjime u shpallën të pavlefshme edhe në rastin e një grupi policësh të akuzuar për korrupsion në Mitrovicë, pasi ishin siguruar në kundërshtim me ligjin.[12]
Në këto raste, qytetarëve të Republikës së Kosovës u janë shkelur të drejtat që garantohen nga Kushtetuta, e cila garanton komunikim të sigurt dhe privatësi pa ndërhyrje. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët. Gjithashtu, këto përgjime të jashtëligjshme kanë ulur besimin në institucionet e sigurisë.
Të drejtat e pakicave etnike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Serbët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një raport të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, theksohet, se veprimet e njëanshme të Prishtinës zyrtare në veri Kosovës kanë cenuar të drejtat e serbëve.[13]
Boshnjakët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Turqët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dëbimi i 6 shtetasve turqë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjashtë shtetas turqë, Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan, u arrestuan në mars të vitit 2018 në Kosovë dhe u dëbuan për në Turqi, ku u dënuan me burg.[3] Grupi Punues për Ndalimin Arbitrarë pranë Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, përmes një raporti të publikuar, ka konstatuar se Republika e Kosovës ka bërë shkelje të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut duke i dëbuar ata.[3]
Komuniteti RAE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në bashkësinë e minoriteteve RAE, arsimimi është në nivel të ulët, për arsye të shumëta dhe poashtu papunësia është një qështje e paadresuar deri tani, edhepse ka pasur ndarje fondesh dhe përpjekje për integrimin e tyre në shoqëri. Grupet e tjera janë më shumë të integruar dhe punojnë një pjesë e madhe në sektorin publik dhe privat.[14][15][16]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ambasadorja Elvana Shala organizon ngjarjen "Ritmi i Barazisë" në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë". Telegrafi. 2024-12-09. Marrë më 2024-12-09.
- ↑ Alb (0001-11-30). "Në Kosovë shkelen të drejtat e njeriut". Albinfo. Marrë më 2024-12-09.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - 1 2 3 Uka, Xheneta (2020-11-19). "Expulsion des gülenistes : l'ONU estime que le Kosovo a violé les droits de l'homme - Insider". Insajderi (në frëngjisht). Marrë më 2024-12-09.[lidhje e vdekur]
- ↑ A.H (2024-09-23). "KMDLNj: Kush do t'i ndihmojë të burgosurit në Kosovë?!". Klan Kosova. Marrë më 2025-04-20.
- ↑ "Dhuna ndaj grave: Më thuaj". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2025-04-20.
- ↑ "Regjistrimi i popullsisë në Kosovë: 93.49 për qind e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31 atij ortodoks dhe 1.75 katolik - Telegrafi". telegrafi.com. Marrë më 2025-10-11.
- ↑ “93.49% myslimanë në Kosovë”, Bekës nuk i pëlqen përqindja e lartë e myslimanëve..., marrë më 2025-10-11
- ↑ Kanal10 (2025-05-29), "Muslimanë të vërtetë në Kosovë jemi vetëm 100 mijë banorë" - Avdi Gjata, marrë më 2025-10-11
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS". gzk.rks-gov.net. Marrë më 2024-12-18.
- 1 2 Iberdemaj, Blerta (2018-07-04). "Dënohen me burg policët që 'spiunuan' gruan e biznesmenit". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-18.
- ↑ Berisha, Laurant (2023-10-19). "Çka deklaroi bashkëshortja e biznesmenit i cili kishte kërkuar 'spiunim' të telefonit të gruas nga hetuesit e Policisë". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-18.
- 1 2 3 4 Fazlija, Flaka (2024-09-24). "Përgjimet e kundërligjshme të autoriteteve të Kosovës". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-18.
- ↑ "Raporti: OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë – DW – 23/11/2024". dw.com. Marrë më 2024-12-09.
- ↑ Të drejtat e minoriteteve: Sa respektohen në Kosovë?, 2024-05-26, marrë më 2025-10-12
- ↑ https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?article=1270&context=etd.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!) - ↑ Lirë, Radio Evropa E. (2022-11-07). "Ballkani Perëndimor ngec në integrimin e minoriteteve". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2025-10-12.