Shko te përmbajtja

Ndihmë:Japonishtja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo faqe është dizajnuar për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth japonishtes dhe përdorimit të tij në Wikipedia. Nëse keni problem me paraqitjen e japonishtes, shiko faqen Ndihmë:Instalimi i shkronjave në japonisht për mbështetje në sistemin tuaj operativ.

Ortografia japoneze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teksti japonez shkruhet me një përzierje të alfabeteve rrokjezore kanxhi (kanji), katakana dhe hiragana. Gati të gjitha kanxhit rrjedhin prej Kinës, dhe mund të kenë më shumë se një kuptim dhe shqiptim. Përbërjet kanxhi normalisht nxjerrin kuptimin e tyre prej kanxhit e kombinuar. Për shembull, Tokyo (東京) shkruhet me dy kanxhi: "lindje" () + "kryeqytet" (). Megjithatë, kanxhit shqiptohen ndryshe prej homologët e tyre kinezë. Për shembull, në kinezçe moderne mandarin, këta dy kanxhi do të ishin "Dongjing". Emri u zgjodh për shkak se Tokyo do të bëhej kryeqyteti lindor i Japonisë, përkatësisht ndaj kryeqytetit të tij të dikurshëm, Kyoto (京都). (Disa përbërje kanxhi përdorin germa të përzgjedhura kryesisht për shqiptimet e tyre. Këto germa quhen ateji.) Krahas fjalëve vendase dhe emrat e vendeve, kanxhit përdoren për të shkruar emrat dhe mbiemrat familjarë japonezë.

Shekuj më parë, hiragana dhe katakana, dy alfabetet rrokjezore, rrjedhën format e tyre prej kanxhi përkatës të shqiptuar njëjtë. Mirëpo, përkundër kanxhit, kana nuk kanë kuptim vetvetiu, dhe përdoren veç për të shprehur tinguj. Hiragana kryesisht përdoren për të shkruar disa fjalë, emra njerëzish dhe aspekte gramatikore të japonishtes. Për shembull, fjala japoneze për "bëj" (する Script error: The function "transl" does not exist.) shkruhet me dy hiragana: (Script error: The function "transl" does not exist.) + (Script error: The function "transl" does not exist.). Katakana përdoren zakonisht për të shkruar fjalët e huazuara, emrat e huaj, dhe onomatopetë. Për shembull, Script error: The function "transl" does not exist. u huazua nga anglishtja "lettuce", dhe shkruhet me tre katakana: (Script error: The function "transl" does not exist.) + (Script error: The function "transl" does not exist.) + (Script error: The function "transl" does not exist.). Onomatopeja për tingullin e të shkruarit mekanik është Script error: The function "transl" does not exist., dhe shkruhet me 4 katakana: (Script error: The function "transl" does not exist.) + (Script error: The function "transl" does not exist.) + (Script error: The function "transl" does not exist.) + (Script error: The function "transl" does not exist.). Në të tashmën shihen shumë biznese që përdorin katakana në vend të hiraganës dhe kanxhit nëpër reklama. Për më tepër, njerëzit mund të përdorin katakana kur i shkruajnë emrat e tyre ose në dokumente joformale për arsye estetike.

Germat latine janë bërë të popullarizuara së fundmi për qëllime të ndryshme në japonisht. (shiko rōmaji)

Shqiptimi japonez

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përgjatë Wikipedisë, përdoret një variant i tjetërsuar i romanizimit Hepburn për të përfaqësuar tingujt japonezë në germa latine. Vijojnë disa rregulla themelore për përdorimin e Hepburnit që të shqiptohen fjalët japoneze saktësisht.

  • Zanoret a, e, i, o, dhe u shqiptohen ngjashëm si ato në shqip, italisht, portugalisht, frëngjisht, spanjisht, dhe gjuhët sllave.
  • Zanorja u është e ngjashme me u-në e pranishme në fjalën rrugë, mirëpo më e shkurtër dhe pa rrumbullakim të buzëve. Në ca kontekste, siç është pas "s" në fund të një fjale, zanorja është e heshtur, pra desu mund të tingëllojë si des.
  • Zanoret japoneze mund të jenë ose të gjatë (bimoraike) ose të shkurtëra (monomoraike). Makroni (një vijë mbi zanoren) shënjon një zanore të gjatë.
    • Tingujt a, o dhe u shkruhen zakonisht me makronë si ā, ō dhe ū. Shënimi "ou" ose "oo" përdoret ndonjëherë për tingullin e gjatë "ō", duke ndjekur zakonet e gërmëzimit kana.
    • Tingujt e gjatë e dhe i shkruhen zakonisht si ei /ee dhe ii, mirëpo në neologjizma shkruhen me makrone si ē dhe ī.
    • Thekset lakore (âêîôû) shfaqen ndonjëherë si alternativë ortografike ndaj makroneve, sidomos në tekste më të vjetra.

Zanoret japoneze mund të interpretohen sipas tingujve të shqipes si vijon:

zanorja a i u e o
Përafrimi në shqip si antena si dita si ura si perdja si ora
  • Një n para bashkëtingëllores është moraike (mora).
  • Një n moraike e përcjellur nga një zanore ose një shkronje y shkruhet n' për ta dalluar nga mora që fillojnë me bashkëtingëlloren n.
  • Moraikja n ka konfigurime të ndryshme fonetike:
    • Para tingujve n, t, d ose r, shqiptohet si [n].
    • Para tingujve k ose g, shqiptohet si [ŋ].
    • Para tingujve m, b ose p, shqiptohet si [m]. Shkruhet si m në disa variante të Hepburnit, por si n në Hepburnin e modifikuar të Wikipedisë.
    • Përndryshe shqiptohet si [ɴ] ose [ɯ̃].

Bashkëtingëlloret

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Bashkëtingëlloret r, f, g, dhe n në fund ose para r-së shqiptohen si në shqip. Të gjitha të tjerat, sidomos w, shqiptohen praktikisht si në gjuhën angleze.
  • Bashkëtingëllorja f është bilabiale: nuk përdoren dhëmbët, dhe tingulli është më i butë sesa "f-ja" në shqip. [tōfu] "tōfu"
  • Bashkëtingëllorja r është një bashkëtingëllore e përplasur ose e trokitur. I përngjan një r-je në shqipen standarde, ose një r-je të dialektit gegë (p.sh. tek fjala "orendi"). Ekuivalenti i dialektit toskë është r-ja në fillim të fjalëve si "rebel". [kirei] "i/e bukur"
  • Bashkëtingëllorja n në fund ose n-ja para r-së është uvulare: Kjo bashkëtingëllore prodhohet si tingull më prapa në gojë, si një tingull hundor në vendin ku prodhohet tingulli francez ʁ. [shinryaku] "pushtim"
  • Bashkëtingëlloret e dyfishta (kk, tt, etj.) nënkuptojnë një pauzë të lehtë e të ngutur para, dhe një theksim të fortë të, tingullit të ardhshëm, më të ngjashme me italishten sesa anglishten. Vijojnë disa anomali në gërmëzim:
    • ch-ja e dyfishtë shkruhet tch (ndonjëherë cch),
    • sh-ja e dyfishtë shkruhet ssh dhe
    • ts-ja e dyfishtë shkruhet tts.

Kur një bashkëtingëllore përcjellet nga një rast i të njëjtës shkronjë, bashkëtingëllorja e parë shkruhet me një chiisai (zvogëluar) tsu (つ/ツ). Përjashtim është n-ja e dyfishtë. Në këtë rast, me qenë se n (ん/ン) është një bashkëtingëllore e vetme, mund të shkruhet vetvetiu. (P.sh.: Grua: Onna-おんな)

Në emrat japonezë, mbiemri gjithmonë del para emrit. Shembuj:

  • Në emrin 徳川家康, mbiemri i familjes është 徳川 (Script error: The function "transl" does not exist.) dhe emri i pagëzuar është 家康 (Script error: The function "transl" does not exist.).
  • Në emrin 福田康夫, mbiemri i familjes është 福田 (Script error: The function "transl" does not exist.) dhe emri i pagëzuar është 康夫 (Script error: The function "transl" does not exist.).

Megjithatë, për të pasqyruar konventën perëndimore të renditjes së emrit së pari dhe mbiemrit në fund, emrat e romanizuar të shumicës së japonezëve të lindur që nga vendosja e Periudhës Meixhi në 1868 përputhen me rendin "emri, mbiemri". Ky përdorim pasqyrohet zakonisht në Wikipedia: Tokugawa Ieyasu (i lindur më 1543) është i listuar si Tokugawa Ieyasu, ndërsa Fukuda Yasuo (i lindur më 1936) është i listuar si Yasuo Fukuda.