Hapat e parë
Hapni faqen tuaj të përdoruesit dhe shkruani shkurt kush jeni dhe çfarë ju intereson. Kjo faqe shërben që t'ju njohin redaktorët e tjerë, jo për reklamë apo për një biografi të plotë.
Faqja juaj e fillestarit ju sugjeron artikuj që presin një përmirësim të vogël: një lidhje, një figurë, një burim, një gabim shkrimi. Për disa prej tyre kompjuteri ju propozon vetë ndryshimin dhe ju vendosni nëse e pranoni. Nëse doni vetëm të provoni, përdorni Livadhin.
Çdo informacion në Wikipedia duhet të mbështetet në një burim të besueshëm, që lexuesi ta verifikojë: një libër, një gazetë, një faqe zyrtare. Informacioni pa burim mund të hiqet.
Wikipedia tregon atë që thonë burimet, pa lavde dhe pa sulme. Mos shkruani për veten, për të afërmit apo për firmën ku punoni, dhe mos kopjoni tekste nga librat ose nga interneti.
Çdo faqe ka faqen e vet të diskutimit, ku redaktorët merren vesh për ndryshimet. Firmosni mesazhet me katër tilda (~~~~), jini të sjellshëm dhe supozoni se të tjerët kanë qëllim të mirë. Në faqen e fillestarit keni edhe një mentor: një redaktor me përvojë që mund ta pyesni për çdo gjë.
Kur të jeni njohur me redaktimin, mund të shkruani një artikull të ri. Lexoni më parë çfarë i duhet një artikulli që të mos griset; pastaj Ndihmësi i Artikujve ju hap një skelet sipas llojit të artikullit.
Merrni pjesë
Çdo të hënë faqja kryesore propozon një artikull që ka nevojë për përmirësim, për ta ndrequr bashkë. Edhe një ndryshim i vogël ndihmon.
Vendi ku komuniteti diskuton lajmet, propozimet dhe vendimet e Wikipedias shqip.
Redaktorët me përvojë kontrollojnë ndryshimet e të tjerëve, që lexuesit t'i shohin. Kur të keni përvojë, mund të kërkoni të bëheni edhe ju kontrollues.
Udhëzuesit
Keni pyetje?
Shtrojini pyetjet te Pyetje e Përgjigje, ku ju përgjigjen redaktorët me përvojë, ose pyesni mentorin tuaj nga faqja e fillestarit.
Lexuesit e Wikipedias shqip shohin versionin e fundit të kontrolluar të një artikulli. Ndryshimet e redaktorëve të rinj u shfaqen lexuesve pasi t'i kontrollojë një kontrollues, gjë që mund të zgjasë.
Artikujt e rinj grisen më shpesh kur janë reklamë, kur nuk kanë burime ose kur tema nuk është e shquar. Shikoni çfarë i duhet një artikulli, ose pyetni pse u gris.