Shko te përmbajtja

Ndihmë:Përmbledhja e redaktimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Para se të botosh një redaktim, në fund ke mundësinë të lësh një përmbledhje të redaktimit, duke ia përshkruar shkurt e shqip redaktorëve dhe lexuesve se çka ke ndryshuar. Kjo është e dobishme për shumë arsye: 1. ia jep një arsyetim redaktimit, 2. ia kursen kohën redaktorëve që të mos e shqyrtojnë çdo redaktim një nga një, dhe 3. ofron një përmbledhje të redaktimeve në historikun e faqes dhe paraqitjet e dallimeve mes redaktimeve.

Si shtohet një përmbledhje e redaktimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për ta shtuar një përmbledhje të redaktimit, shkruaj në fushën Përmbledhja e redaktimit. Në redaktorin vizual dhe redaktorin 2017 duket kështu: