Ndre Zadeja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ndre Zadeja
Dom Ndre Zadeja.jpg
Dom (Urdhëri Domenikan)
Ditëlindja:3 nëntor 1891
Vendlindja:Shkodër
Ditëvdekja:25 mars
Vendvdekja:Shkodër
Kombësia:Shqiptar
Zhanri:Dramë, melodramë, poezi.

Ndre Zadeja (Shkodër, 3 nëntor 1891 - 25 mars 1945) ka qenë prift katolik, shenjtor, shkrimtar dhe dramaturg shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind në Shkodër, i biri i Gjonit dhe Luçie Fishtës më 3 nëntor 1891. Tri klasët e para të fillores i kreu në një shkollë italiane. Nga klasa e katërt e më tej, studioi në Kolegjën Saveriane, drejtuar nga jezuitët. Studimet e larta i kreu në Insbruk të Austrisë më 1916, ku bashkë me Sirdanin e Gazullin, si shumë meshtarë të tjerë u dhanë shumë mbas gjuhësisë. Po në këtë vit u shugurua prift. U kthye menjëherë në atdhe e pikërisht në vendlindje. Çoi meshën e parë në kishën e Zojës në Shkodër më 26 prill 1916. Nisi shërbimin si sekretar i Imzot Serreqit dhe si zëvendës-famullitar, deri në vitin 1922. Në këtë vit u emërua famullitar i Malit të Jushit, prej nga vijoi shërbimin meshtarak në Bogë, për të kaluar më pas në Shkrel e Sheldî. U arrestua në sa shërbente në këtë fshat më 4 shkurt 1945. U pushkatua pa gjyq më 25 mars 1945 njëherësh me disa seminaristë e laikë katolikë, me akuzën se kishte fshehur bashkëvëllaun, një nga figurat më të ndritura të Shkollës letrare të jezuitëve, Dom Lazër Shantojën, edhe ai në fazën dioqezane të lumnimit. Qe martiri i parë i Kishës katolike në Shqipëri. Më 25 mars 1945 Shkodra e tmerruar asistonte pushkatimin e parë të një kleriku katolik, të cilin e kishte njohur e dashur me gjithë shpirt për shërbimin e tij meshtarak, për atdhetarinë e tij e për talentin e shquar që gjeti shprehjen e vet në melodramat e para të letërsisë shqipe "Ora e Shqypnisë", "Hijet e zeza"; "Rrethimi i Shkodrës", "Rozafa" etj, të cilat u vunë në skenën e teatrit të jezuitëve në Shkodër e më vonë edhe në teatrin e Tiranës e vijuan të lexoheshin, edhe kur nuk mund të viheshin më në skenë, sepse të ndaluara nga regjimi komunist. Tragjedia e Poetit të Ambëlsisë, kishte fillue ndoshta qysh me 16 gusht 1944 gjatë meshës në Kishën e Shirokës, ditën e Shën Rrokut, kur iu drejtua besimtarëve:[2]

Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin."

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

E tani, kur për emrin e tij flitet si për atë të një të lumi të ardhshëm, urojmë që një ditë jo të largët, në rrugët e rrugicat e Shkodrës plakë, që pas më se një gjysëm shekulli janë shtrembëruar edhe më keq se atë ditë kur plumbat i grabitnin një nga bijtë më të mirë, të ndjehet një zë i hareshëm. "Po naltohet në eltér Dom Ndreu, martiri që lau me gjak një tokë të martirizuar: atë të Shkodrës! Lutu për né !"Martirin e parë të Kishës katolike shqiptare të katakombave po e përkujtojmë sot me tingujt e melodramës "Rrethimi i Shkodrës" shkruar prej tij e muzikuar nga dom Mikel Koliqi. Studimet për teologji i kreu në Austri. Si shkrues u dallua për cilësinë e veprave që shkroi. Kështu hyni Dom Ndreu në botën kulturore shqipe, u ba mjaft i njohun në shkrimin e melodramave të para, të cilat u luajtën me sukses në teatrot e Shkodrës dhe të Tiranës. Zhanri kryesor i tij ishte drama[3]. Themeloi e drejtoi banden muzikore "Bogdani", botoi artikuj me vlerë në fushen e pedagogjisë, po ashtu edhe poezi ndër ma të bukurat, saqë u quejt edhe "poeti i âmbelsis". Veprat e tij kishin taban thellësisht kombëtar e në sherbim të nevojave jetike të kombit n'ata vite. Vepra e parë skenike e muzikueme, "Ora e Shqypnisë", në kushtet e pushtimit të vendit nga fuqi të ndryshme, u ba hymn atdhetarie e proteste. Kur u vu në skenë për herë të parë në Sallonin e shfaqjeve të Kolegjes Saveriane, e protagonistët kndônin:

Adrijes m'thuej krenare
Vlona asht tokë Shqiptare!"

spektatorët shpërthyen në duertrokitje të stuhishme: "Rrnoftë Vlona Shqiptare! Rrnoftë Vlona jonë!". Në shtypin e kohës boton shpesh pjesë publicistike në lamin e pedagogjisë, psikologjisë, folklorit e traditave, sidomos të zonave pak të prekuna nga orientalizmi,- siç edhe ishin Alpet tona, në të cilat shërbeu. Por pati edhe polemika me korifejt e kohes. Dom Ndreu i qendroj larg jetes politike, kurse vepra e tij ishte perqendrue në shëndetsimin kombëtar në konflikt të brendshëm me rrymen post-osmane.

Veprat letrare[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ora e Shqypnisë” 1919 (vu në skenë më 1920),
  • Rozafa
  • Ruba e kuqe”,
  • Rrethimi i Shkodrës”,
  • Shpella e Bogdanit” (dorëshkrim) etj.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]