Kolonia Holandeze e Kepit
Kolonia Holandeze e Kepit të Shpresës së Mirë Nederlandse Kaapkolonie | |||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1652–1806 | |||||||||||||
Kepi i VOC-ut në shtrirjen e tij më të madhe në v. 1795 | |||||||||||||
| Statusi | Stacion furnizimi nën Kompaninë e Indisë Lindore (1652–1795) Pushtimi Britanik (1795–1803) Kolonia Holandeze e Kepit 1803 e Republikës Batave (1803–1806) | ||||||||||||
| Kryeqyteti | Kështjella e Shpresës së Mirë (i I-ri) Kapshtad (i II-ti) | ||||||||||||
| Gjuhët zyrtare | Holandisht Afrikaans | ||||||||||||
Gjuhë të zakonshme | Afrikaanse e hershme khoikhoi isiXhosa malajisht | ||||||||||||
| Feja | Holandezët e Reformuar besimet vendase | ||||||||||||
| Guvernator | |||||||||||||
• 1652–1662 | Jan van Riebeeck | ||||||||||||
• 1662–1666 | Zacharias Wagenaer | ||||||||||||
• 1771–1785 | Joachim van Plettenberg | ||||||||||||
• 1803–1806 | Jan Willem Janssens | ||||||||||||
| Epoka historike | Kolonializmi | ||||||||||||
• Themelimi i qytetit të Kepit (Kapshtad) | 6 prill 1652 | ||||||||||||
• Ngritja në Guvernatorat | 1691 | ||||||||||||
• Pushtimi i parë britanik | 7 gusht 1795 | ||||||||||||
• Sundimi shtetëror i Kolonisë së Kepit | 1 mars 1803 | ||||||||||||
• Beteja e Blaubergut | 8 janar 1806 | ||||||||||||
| Sipërfaqja | |||||||||||||
• Gjithsej | 145,000 km2 (56,000 sq mi) | ||||||||||||
| Popullsia | |||||||||||||
• 1797[1] | 61,947 | ||||||||||||
| Valuta | rijksdaalderi holandez | ||||||||||||
| |||||||||||||
| Sot pjesë e | Afrika e Jugut | ||||||||||||
Kolonia Holandeze e Kepit (holandisht: Nederlandse Kaapkolonie), zyrtarisht e njohur si Stacioni Kalimtar i Kepit të Shpresës së Mirë (holandisht: Tussenstation Kaap de Goede Hoop), ishte një koloni e Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore (VOC) dhe Republikës Batave në Afrikën Jugore. E përqëndruar rreth Kepit të Shpresës së Mirë, prej nga rrjedh emri i saj, u themelua në vitin 1652 nga një ekspeditë e VOC-ut nën drejtimin e Jan van Riebeeck për të shërbyer si port furnizimi dhe ndalimi për anijet e VOC-ut që tregtonin me Azinë.[2] Kepi ishte nën sundimin e VOC-ut nga viti 1652 deri në vitin 1795 dhe sundimin e Republikës Batave nga viti 1803 deri në vitin 1806.[3] Për habinë e aksionerëve të VOC-ut, që përqëndroheshin kryesisht në bërjen e fitimeve nga tregtia aziatike, në vitet pas themelimit të saj, Kolonia e Kepit u zgjerua me shpejtësi në një ngulim kolonial.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 1647, një anije holandeze u shkatërrua në Gjirin e tanishëm të Tavolinës në Kapshtad. Ekuipazhi i mbetur, evropianët e parë që u orvatën të nguliteshin në zonë, ndërtuan një fortesë dhe qëndruan për një vit, deri sa u shpëtuan. Pak më vonë, VOC-u (në holandishten e atëhershme: Vereenigde Oostindische Compagnie, ose shkurt VOC) vendosi të themelonte një ngulim të përhershëm. VOC-u, një nga kompanitë evropiane kryesore tregtare që lundronte rrugën e erëzave drejtë Azisë Lindore, nuk synonte ta kolonizonte zonën, por donte vetëm të themelonte një kamp bazë të sigurtë, kur kalonin anijet dhe mund të strehoheshin ose kur lundërtarët e uritur mund të mernin furnizime të freskëta mishi, frutash dhe perimesh. Për këtë qëllim, një ekspeditë e vogël e VOC-ut nën komandën e Jan van Riebeeck mbërrit në Gjirin e Tavolinës më 6 prill 1652.[4]
Për të përballuar mungesën e krahur të punës, VOC-u liroi një numër të vogël punonjësish të saj nga kontrata e tyre dhe u lejoi të krijonin ferma me të cilat ata do të furnizonin ngulimin e VOC-ut nga të korrat e tyre. Ky organizim doli shumë i suksesshëm, duke prodhuar furnizime të bollshme frutash, perimesh, gruri dhe vere; ata gjithashtu më vonë ngritën mbarështuan edhe bagëti. Grupi i vogël fillestar i "burgerëve të lirë", siç ishin të njohur këta fermerë, u shtuan në mënyrë të qëndrueshme dhe nisën ti zgjeronin fermat e tyre më në veri dhe lindje.

Shumica e burgerëve kishin prejardhje holandeze dhe i përkisnin Kishës së Reformuar Kalviniste të Holandës, por kishte edhe shumë gjermanë ashtu si dhe disa skandinavë. Në vitin 1688 holandezët dhe gjermanët u bashkuan nga hygenotët francezë, gjithashtu kalvinistë, që po i iknin përndjekjes fetare në Francë
nën mbretërimin e Luigjit të XIV. Hygenotët në Afrikën Jugore u përthithën në popullsinë holandeze, por ata luajtën një rol të rëndësishëm në Historinë e Afrikës Jugore.
Që nga fillimi, VOC-u e përdori kepin si një vend për të furnizuar anijet në udhëtimin midis Holandës dhe Indive Lindore. Kishte një lidhje të ngushtë midis Kepit dhe këtyre zotërimeve holandeze në Lindjen e Largët. Van Riebeeck dhe VOC-u filluan të importonin numra të mëdhenj skllevërisht, kryesisht nga Madagaskari dhe Indonezia. Këta skllevër shpesh martoheshin me kolonë holandezë dhe pasardhësit e tyre u bënë të njohur si kejp koloreds dhe kejp malajas.
Gjatë shekullit të XVIII, kolonët holandezë në zonën e Kepit u shtuan dhe begatuan. Nga fundi i viteve 1700, Kolonia e Kepit ishte një nga ngulimet evropiane më mirë të zhvilluara jashtë Europës dhe Amerikës. Këto dy baza të ekonomisë së Kolonisë së Kepit për pothuajse të gjithë historinë e saj ishin transporti detar dhe bujqësia. Pozicioni i saj strategjik nënkuptonte se pothuajse çdo anije që lundronte midisEuropës dhe Azisë ndalonte pranë kryeqyteti të Kolonisë, Kejptaunit. Furnizimi i këtyre anijeve me ushqime të freskëta, fruta dhe verë mundësonte një treg shumë të madh për tepricat e prodhimeve të Kolonisë.[5]

Disa burgersa të lirë vazhduan të zgjeroheshin në brendësinë shkëmbore të veriut dhe lindjes, shumë filluan të zhvillonin një stil jetese gjysmë-endacak blegtor, në disa mënyra jo të largëta nga ajo e khoikhoive, që kishin shpërngulur. Përveç tufës së tyre, një familje mund të kishte një karro, një tendë, një bibël dhe pak armë. Pasi ata u bënë më të ngulitur, do të fillonin të ndërtonin një kasolle me mure balte, shpesh të vendosur, në mënyrë të posaçme, ditëve të udhëtimit nga ngulimi më i afërt evropian. Këta ishin trekboerët e parë (bujqit endacakë, më vonë të shkurtuar në boerë), tërësisht të pavarur nga kontrolli zyrtar, jashtëzakonisht të vetë-mjaftueshëm dhe të izoluar nga qeverisja dhe ngulimi kryesor në Kejptaun.
Holandishtja ishte gjuha zyrtare, por ishte formuar një dialekt që ishte mjaft i dalluar nga holandishtja standarde. Afrikanishtja rrjedh kryesisht nga dialektet holandeze të shekullit të XVII.[6][7]
Ky dialekt holandez, ndonjëheë konsiderohet si "gjuha e kuzhinës" (kombuistaal),[8] në vijim, në fundin e shekullit të XIX do të njihej si një gjuhë e veçantë e quajtur afrikaans dhe do të zëvendësonte holandishten si gjuha zyrtare e afrikanerëve.

Pasi shekulli XVIII iu afrua fundit, fuqia tregtare holandeze filloi të zbehej dhe Britania u vendos për të mbushur zbrazëtinë. Në vitin 1795, ata e zaptuan Koloninë e Kepit, për të parandaluar që ajo të binte në duart e Francës, pastaj shkurtimisht e kthyen prapë te Holanda (1803), para se ta pushtonin atë përfundimisht në vitin 1806. sovraniteti britanik i zonës u njoh në Kongresin e Vjenës në vitin 1815. Në kohën që Kolonia Holandeze u zaptua nga Britania në vitin 1806, ajo ishte rritur në një ngulim të qëndrueshëm me 25,000 skllevër, 20,000 kolonë të bardhë, 15,000 khoisanë dhe 1,000 skllevër të liruar. Jashtë Kejptaunit dhe brendësinë e afërt, vendin e popullonin blegtorë të izoluar të zinj dhe të bardhë.
Interesat holandeze në Afrikën Jugore bazoheshin kryesisht në vendndodhjen strategjike të portit të VOC-ut. Që në shekullin e XVII dhe të XVIII holandezët krijuan themelet e shtetit modern të Afrikës së Jugut. Trashëgimia holandeze në Afrikën e Jugut është e dukshme kudo, por veçanërisht në banorët afrikanerë dhe gjuhën afrikaanse.
Ndarjet administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kolonia Holandeze e Kepit ndahej në katër distrikte. Në vitin 1797, popullsia e tyre e rregjistruar ishte:[9]
| Distrikti | Të krishterë të lirë | Skllevër | "Hottentotë" | Totali (1797) |
|---|---|---|---|---|
| Distrikti i Kepit | 6,261 | 11,891 | - | 18,152 |
| Distrikti i Stellenbosch-it dhe Drakenstein-it | 7,256 | 10,703 | 5,000 | 22,959 |
| Distrikti i Zuellendamit | 3,967 | 2,196 | 500 | 6,663 |
| Distrikti i Graaff Reynet-it | 4,262 | 964 | 8,947 | 14,173 |
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kësaj periudhe, një pjesë domethënëse e martesave ishin ndër-rracore, kjo i atribuohet pjesërisht mundesës së grave të bardha ose të krishtera brenda kolonisë. Çfarë më vonë u bë ndarja rracore midis popullsive të bardha dhe jo të bardha fillimisht filloi si një ndarje midis popullsive të krishtera dhe jo të krishtera. Geslags-registeers vlerësojnë se shtatë përqint e pellgut gjenetik të afrikanerëve në vitin 1807, ishte jo i bardhë.[10]
| Viti | Burra të bardhë | Gra të bardha | Fëmijë të bardhë | Të bardhë në tërësi | Popullsia tërësore | Burimet/shënimet |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1658 | 360 | Popullsia e rregjistruar vetëm në Kapshtad. | ||||
| 1701 | 418 | 242 | 295 | 1,265 | - | Duke përjashtuar shërbyesit e borxheve.[10] |
| 1723 | 679 | 433 | 544 | 2,245 | - | Duke përjashtuar shërbyesit e borxheve.[10] |
| 1753 | 1,478 | 1,026 | 1,396 | 5,419 | - | Duke përjashtuar shërbyesit e borxheve.[10] |
| 1773 | 2,300 | 1,578 | 2,138 | 8,285 | - | Duke përjashtuar shërbyesit e borxheve.[10] |
| 1795 | 4,259 | 2,870 | 3,963 | 14,929 | Duke përjashtuar shërbyesit e borxheve.[10] | |
| 1796 | - | - | - | - | 61,947 | Tërësia për të gjitha grupet.[1] |

Komandantë dhe guvernatorë të Kolonisë së Kepit (1652–1806)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Titullari i themelimit të Kolonisë së Kepit, Jan van Riebeeck, u vendos si "komandant i Kepit", një pozicion që ai e mbajti nga viti 1652 deri në vitin 1662. Gjatë mandatit të Simon van der Stel, kolonia u ngrit në rangun e një guvernatoriati, kështu që ai u promovua në pozicionin e "guvernatorit të Kepit".
| Emri | Periudha | Titulli |
|---|---|---|
| Jan van Riebeeck | 7 prill 1652 – 6 maj 1662 | Komandant |
| Zacharias Wagenaer | 6 maj 1662 – 27 shtator 1666 | Komandant |
| Cornelis van Quaelberg | 27 shtator 1666 – 18 qershor 1668 | Komandant |
| Jacob Borghorst | 18 qershor 1668 – 25 mars 1670 | Komandant |
| Pieter Hackius | 25 mars 1670 – 30 nëntor 1671 | Komandant dhe guvernator |
| 1671–1672 | Këshilli i komanduar | |
| Albert van Breugel]] | Prill 1672 – 2 tetor 1672 | Komandant i komanduar |
| Isbrand Goske | 2 tetor 1672 – 14 mars 1676 | Guvernator |
| Johan Bax van Herenthals | 14 mars 1676 – 29 qershor 1678 | Komandant |
| Hendrik Crudop | 29 qershor 1678 – 12 tetor 1679 | Komandant i komanduar |
| Simon van der Stel | 10 December 1679 – 1 June 1691 | Komandant, pas vitit 1691 guvernator |

| Emri | Periudha | Titulli |
|---|---|---|
| Simon van der Stel | 1 qershor 1691 – 2 nëntor 1699 | Guvernator |
| Willem Adriaan van der Stel | 2 nëntor 1699 – 3 qershor 1707 | Guvernator |
| Johan Cornelis d'Ableing | 3 qershor 1707 – 1 shkurt 1708 | Guvernator i komanduar |
| Louis van Assenburgh | 1 shkurt 1708 – 27 dhjetor 1711 | Guvernator |
| Willem Helot | 27 dhjetor 1711 – 28 mars 1714 | Guvernator i komanduar |
| Maurits Pasques de Chavonnes | 28 mars 1714 – 8 shtator 1724 | Guvernator |
| Jan de la Fontaine | 8 shtator 1724 – 25 shkurt 1727 | Guvernator i komanduar |
| Pieter Gysbert Noodt | 25 shkurt 1727 – 23 prill 1729 | Guvernator |
| Jan de la Fontaine | 23 prill 1729 – 8 mars 1737 | Guvernator i komanduar |
| Jan de la Fontaine | 8 mars 1737 – 31 gusht 1737 | Guvernator |
| Adriaan van Kervel | 31 gusht 1737 – 19 shtator 1737 (vdiq pas 3 javësh në post) | Guvernator |
| Daniël van den Henghel | 19 shtator 1737 – 14 prill 1739 | Guvernator i komanduar |
| Hendrik Swellengrebel | 14 prill 1739 – 27 shkurt 1751 | Guvernator |
| Ryk Tulbagh | 27 shkurt 1751 – 11 gusht 1771 | Guvernator |
| Baron Joachim van Plettenberg | 12 gusht 1771 – 18 maj 1774 | Guvernator i komanduar |
| Baron Pieter van Reede van Oudtshoorn | 1772 – 23 janar 1773 (vdiq në det gjatë rrugës së tij për në Kep) | I emëruar guvernator |
| Baron Joachim van Plettenberg | 18 maj 1774 – 14 shkurt 1785 | Guvernator |
| Cornelis Jacob van de Graaff | 14 shkurt 1785 – 24 qershor 1791 | Guvernator |
| Johan Isaac Rhenius | 24 qershor 1791 – 3 korrik 1792 | Guvernator i komanduar |
| Sebastiaan Cornelis Nederburgh dhe Simon Hendrik Frijkenius |
3 korrik 1792 – 2 shtator 1793 | Komisionerë të përgjithshëm |
| Abraham Josias Sluysken | 2 shtator 1793 – 16 shtator 1795 | Komisioner i përgjithsëm |
| Name | Period | Title |
|---|---|---|
| George Macartney, konti i Irë i Macartney | 1797–1798 | Guvernator |
| Francis Dundas (hera e I-rë) | 1798–1799 | Guvernator i komanduar |
| Sir George Yonge | 1799–1801 | Guvernator |
| Francis Dundas (hera e II-të) | 1801–1803 | Guvernator |
| Emri | Periudha | Titulli |
|---|---|---|
| Jacob Abraham Uitenhage de Mist | 1803–1804 | Guvernator |
| Jan Willem Janssens | 1804–1807 | Guvernator |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kompania Holandeze e Indisë Lindore
- Lista e ngulimeve dhe pikave tregtare të Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore
- India Hollandeze
- Bengali Hollandez
- Inditë Lindore Holandeze
- Kepi i Shpresës së Mirë
- Historia e Republikës Afrika Jugore
- Demografia e Afrikës Jugore
- Boerët
- Zbulimi portugez i rrugës detare të Indisë
- Eksplorimet detare portugeze
- Armadat Portugeze të Indisë
- India Portugeze
- Aparteidi
- Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore
- Lista e ngulimeve dhe pikave tregtare të Kompanisë Holandeze të Indisë Perëndimore
- Loango-Angola Holandeze
- Bregu i Artë Holandez
- Senegambia
- Bregu Holandez i Skllevërve
- Kompania Suedeze e Indisë Lindore
- Kompania e Ostendit
- Kompania Mbretërore Prusiane e Azisë
- Kompanitë Austriake të Azisë
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Armada Spanjolle
- Holanda Spanjolle
- Perandoria Spanjolle
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Parahistoria e Holandës
- Epoka e Artë Holandeze
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Arkitektura Koloniale Holandeze
- Hollanda e Re (Australi)
- Abel Tasman
- Kolonizimi Holandez i Amerikës
- Brazili Holandez
- Kolonizimi Holandez i Guajanës
- Inditë Perëndimore Holandeze
- Karaibet Holandeze
- Antilet Holandeze
- Holanda Austriake
- Hapsburgët
- Monarkia Hapsburge
- Republika Batave
- Holanda Napoleonike
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Historia e Holandës
- Historia e Holandës (1900-Tani)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Robert Montgomery Martin (1836). The British Colonial Library: In 12 volumes (në anglisht). Mortimer. fq. 112.
- ↑ "Kaap de Goede Hoop". De VOC site (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2019.
- ↑ J. A. Heese (1972). Die Herkoms van die Afrikaner, 1657-1867 (në holandisht). A. A. Balkema.
- ↑ Noble, John (1893). Illustrated Official Handbook of the Cape and South Africa; A résumé of the history, conditions, populations, productions and resources of the several colonies, states, and territories (në anglisht). J. C. Juta & Co. fq. 141.
- ↑ Smith, Adam (2005) [1776]. An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations (PDF) (në anglisht). Penn State Electronic Classics Edition. fq. 516. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 tetor 2013.
- ↑ "Afrikaans". Omniglot.com (në anglisht).
- ↑ Richard Pallardy; Grace Young; Adam Augustyn; Gloria Lotha; Emily Rodriguez (20 korrik 1998). "Afrikaans Language". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- ↑ Alatis, James E.; Heidi E. Hamilton; Ai-Hui Tan (2002). Georgetown University Round Table on Languages and Linguistics (GURT) 2000: Linguistics, language and the professions: education, journalism, law, medicine, and technology (në anglisht). Georgetown University Press. ISBN 978-0-87840-373-8.
- ↑ Sir John Barrow (1806). Travels into the Interior of Southern Africa (në anglisht). T. Cadell and W. Davies. fq. 25.
- 1 2 3 4 5 6 Ross, Robert (1975). "The 'White' Population of South Africa in the Eighteenth Century". Population Studies (në anglisht). 29 (2): 217–230. doi:10.2307/2173508. hdl:1887/4261. ISSN 0032-4728. JSTOR 2173508.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alatis, James E.; Heidi E. Hamilton; Ai-Hui Tan (2002). Georgetown University Round Table on Languages and Linguistics (GURT) 2000: Linguistics, language and the professions: education, journalism, law, medicine, and technology (në anglisht). Georgetown University Press. ISBN 978-0-87840-373-8.
- Sir John Barrow (1806). Travels into the Interior of Southern Africa (në anglisht). T. Cadell and W. Davies.
- J. A. Heese (1972). Die Herkoms van die Afrikaner, 1657-1867 (në holandisht). A. A. Balkema.
- Van der Merwe, Petrus Johannes (1995). The Migrant Farmer in the History of the Cape Colony, 1657-1842 (në anglisht). Athens: Ohio University Press. ISBN 978-0-8214-1090-5.
- Robert Montgomery Martin (1836). The British Colonial Library: In 12 volumes (në anglisht). Mortimer.
- Noble, John (1893). Illustrated Official Handbook of the Cape and South Africa; A résumé of the history, conditions, populations, productions and resources of the several colonies, states, and territories (në anglisht). J. C. Juta & Co.
- Richard Pallardy; Grace Young; Adam Augustyn; Gloria Lotha; Emily Rodriguez (20 korrik 1998). "Afrikaans Language". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- Ross, Robert (1975). "The 'White' Population of South Africa in the Eighteenth Century". Population Studies (në anglisht). 29 (2): 217–230. doi:10.2307/2173508. hdl:1887/4261. ISSN 0032-4728. JSTOR 2173508.
- Ross, Robert John (1999). Status and Respectability in the Cape Colony, 1750–1870: A Tragedy of Manners (PDF). African studies series (në anglisht). Kembrixh (MB): Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-62122-9.
- Smith, Adam (2005) [1776]. An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations (PDF) (në anglisht). Penn State Electronic Classics Edition. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 tetor 2013.
- Theal, George McCall (1887). History of the Boers in South Africa; Or, the Wanderings and Wars of the Emigrant Farmers from Their Leaving the Cape Colony to the Acknowledgment of Their Independence by Great Britain (në anglisht). Londër: S. Sonnenschein, Lowrey.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Simon van der Stel's journal
- daily record of his journey to Namaqualand me Kompaninw Holandeze të Indisë Lindore, 1685, nga Library of Trinity College Dublin
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Articles containing Dutch-language text
- Pages using div col with small parameter
- Kolonizimi Holandez i Afrikës
- Perandoria Koloniale Hollandeze
- Afrikë Jugore
- Historia e Holandës
- Shekulli XVII në Afrikë
- Shekulli XVIII në Afrikë
- Shekulli XIX në Afrikë
- Themelime në 1652
- Shpërbërje në 1806
- Themelime në shekullin e XVII në Afrikë
- Shpërbërje në shekullin e XIX në Afrikë
- Historia e tregtisë ndërkombëtare
- Periudha e hershme moderne
- Histori e transportit
- Histori ekonomike
- Gjeografi historike
- Gjeografi detare
- Histori detare
- Transport detar