Neil Armstrong

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Neil Armstrong

Neil Alden Armstrong (* 5 gusht 1930 - 25 gusht 2012, në Wapakoneta, ShBA), astronaut Amerikan, njeriu i parë që ka zbarkuar në sipërfaqen e Hënës.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Wapakoneta të Ohios. Gjatë shkollës fillore dhe të mesme ka qenë edhe skaut. Më 16 korrik 1969 zbarkoi në Hënë me anë të anijes kozmike Apollo 11. Me të shkelur në sipërfaqen e Hënës, fjalët e para të Neil'it ishin: "ky është një hap i vogel për mua, por një hap i madh për njerëzimin" (That's one small step for a man, one giant leap for mankind).[1] Ka bërë fluturim 78 orë mbi Korenë, si pilot i Forcave Detare. Në vitin 1971 u largua nga NASA dhe filloi të punojë në Universitetin e Cincinnati't. Deri në vitin 1979 vazhdoi në këtë Universitet si Profesor i Inxhinierisë së Hapësirës Ajrore. Prej vitit 1985 deri në 1986 ka qenë në shërbim të Komisionit Ndërkombëtar të hapësirës Ajrore. Në vitin 1986 ishte nënkryetar i komisionit të krijuar për hulumtimet e aksidentit Challenger.[1] Ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Vdiq me 25 gusht 2012 kur ishte 82 vjeç.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]