Nelson Mandela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nelson Mandela

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918.Ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhti të lartë" nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u denua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizatat për të drejtat e njeriut.Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.Në vitin 2013 më 5 dhjetor, ai ndërron jetë.

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishte 4 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Gruaja e tij e mbramë vdiq në 2004. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

Djali i tij i dytë, Makghato Mandela avokat dhe biznismen, vdiq me 6 Janar 2005 në moshën 54 vjeçare nga sëmundja HIV, SIDA.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]