Neurologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha kategorive të sëmundjeve që përfshijnë sistemin nervor qendror dhe periferik ose ndryshe, sistemin nervor autonom dhe sistemin nervor somatik. Neurologu në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT është një mjek i specializuar në Neurologji i trajnuar për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullime neurologjike. H JNjë numër i madh i çrregullimeve neurologjike ndikojnë në sistemin nervor qendror (truri dhe palca kurrizore), sistemin nervor periferik ose sistemin autonom nervor.

Shumë neurologë kanë trajnime shtesë në një fushë të neurologjisë të tilla si neurologjia vaskulare, neurosonologjia, për sëmundjet epileptike, neuromuskulore, neurologjia e sjelljes, menaxhimi i dhimbjes, neurofiziologjia ose trajtimi i çrregullimeve të lëvizjes. Gjatë një ekzaminimi neurologjik, neurologu shqyrton historinë shëndetësore të pacientit, teston statusin mendor, funksionin e nervave të kokës, forcën, koordinimin, reflekset dhe ndjesinë. Ky informacion ndihmon neurologun të përcaktojë nëse problemi ekziston në sistemin nervor dhe, nëse po, ta lokalizojë atë. Lokalizimi i patologjisë është procesi kryesor me të cilin neurologët zhvillojnë diagnozën diferenciale. Analiza të mëtejshme mund të jenë të nevojshme për të konfirmuar diagnozën dhe udhëhequr terapinë dhe menaxhimin e duhur.

Testet që përdoren zakonisht në neurologji përfshijnë studime të imazhit të tilla si tomografia aksiale, MRI, angiografia, elektroencefalografia (EEG), elektromiografia (EMG), ekzaminimi i likuidit cerebrospinal.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]