Neuroshkenca kognitive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Neuroshkenca kognitive është fushë akademike e cila merret me studimin shkencor të substrateve biologjike të cilat gjenerojnë kognicionin, me fokus të veçantë në substratet neuronale të proceseve mendore. Ajo merret me pyetjet se si funksionet psikologjike/kognitive prodhohen nga truri. Neuroshkenca kognitive është degë e psikologjisë dhe neuroshkencës, dhe ka ngjajshmëri me fushat si psikologjia fiziologjike, psikologjia kognitive dhe neuropsikologjia. Neuroshkenca kognitive mbështetet në teoritë e shkencës kognitive të bashkuara me të dhënat nga neuropsikologjia dhe modelimi kompjuterik.

Për shkak të natyrës së saj multidisiplinare, neuroshkencëtarët kognitivë mund të kenë prapavija të ndryshme. Përpos disiplinave të përmenduara më lartë, neuroshkencëtarët kognitivë mund të kenë prapavija në neurobiologji, inxhinieri biologjike, psikiatri, neurologji, fizikë, shkencë kompjuterike, gjuhësi, filozofi, dhe matematikë.

Metodat e përdorura në neuroshkencën kognitive përfshijnë paradigmat eksperimentale nga psikofizika dhe psikologjia kognitive, neuroimazheria funksionale, elektrofiziologjia, gjenomika kognitive, dhe gjenetika bihejviorale. Studimet e pacientëve me deficite kognitive të shkaktuara nga dëmtimet në tru përbëjnë aspekte të rëndësishme në neuroshkencën kognitive. Qasjet teorike përfshijnë neuroshkencën kompjuterike dhe psikologjinë kognitive.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]