News 24
Pamja
| Shteti | Shqipëri |
|---|---|
| Programimi | |
| Përmasa e figurës | 4:3 (576i, SDTV) 1080i (HDTV 16:9) |
| Pronësia | |
| Pronari | Focus Media Group sh.p.k. |
| Kanalet simotra | Radio News 24, 97.0 FM (Tiranë), Fax News |
| Historia | |
| Nisur | 2002 |
| Lidhjet | |
| Faqja zyrtare | www |
News 24 është kanali i parë televiziv shqiptar që transmeton lajme 24 orë, themeluar në vitin 2002 në Tiranë, nga gazetari italian Carlo Bollino dhe ish-aksioneri i gazetës Gazeta Shqiptare, Radio Rash dhe portalit Balkanweb.[1] Formati i lajmeve është i ngjashëm me atë të kanalit italian Rai News24. Lajmet përditësohen çdo minutë.
News 24 gjithashtu menaxhon dhe portalin e lajmeve Balkanweb,[2][3] i cili u themelua në shkurt të vitit 2000 nga kompania italiane botuese Edisud[4]. Në vitin 2011 portali u shit te Focus Group.[5][1]
Programet kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]News 24 ofron një gamë programesh të ndryshme, kryesisht të fokusuar në lajme, politikë, kulturë dhe argëtim:
- Alert – Emision investigativ që trajton çështje të thella sociale dhe politike.
- Autoktonët – Emision kulturor për traditat dhe trashëgiminë shqiptare.
- Dola te Ola – Program argëtues me pjesëmarrjen e të ftuarve të ndryshëm.
- Vila 24, Fit Station, Open, Kjo javë, Klinika 24, Me Zemër të Hapur, Në shënjestër – Talk show me fokus në temat aktuale politike dhe shoqërore.
- Koha për t'u zgjuar – Emision mëngjesi me informacione dhe intervista.
Të gjitha këto emisione janë prodhuar dhe transmetohen në Shqipëri.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Instituti Shqiptar i Media (2015). "SOCIAL MEDIA AND THEIR USE BY ALBANIAN MEDIA" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shkurt 2017. Marrë më 4 qershor 2025.
- ↑ "Balkanweb". Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2014. Marrë më 4 qershor 2025.
- ↑ "Alexa - Top Sites në Shqipëri". Arkivuar nga origjinali më 2017-06-30. Marrë më 2017-07-05.
- ↑ "Home". edisud.it (në italisht).
- ↑ "News Portals - Balkanmedia Konrad-Adenauer-Stiftung e.V." (në anglisht).