Shko te përmbajtja

Nexhat Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nexhat Halimi (lindur më 16 maj 1949) është një publicist, poet, prozator dhe dramaturg shqiptar [1].

Jeta dhe veprimtaria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nexhat Halimi ka lindur në Prishtinë. Ai rrjedh nga një familje që emigroi nga viset e Toplicës në vitin 1878, duke u vendosur në Kosovë. Arsimin fillor, gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë.

Halimi nisi krijimtarinë [2] e tij letrare që në bankat e gjimnazit, duke botuar poezi, drama dhe romane. Drama e tij I plagosuri fitoi shpërblimin e vetëm për fëmijë nga Qendra për Kulturë e Kosovës në vitin 1966.

Në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, ai ishte bashkë-nismëtar për botimin e revistës letrare Plejada, e cila u ndalua nga regjimi i atëhershëm për shkak të suksesit dhe ndikimit të saj tek lexuesit.

Gjatë karrierës së tij, Nexhat Halimi ka qenë kryetar i Rinisë Letrare të Kosovës dhe ka punuar si gazetar, reporter dhe redaktor në gazetën e përditshme Rilindja. Ai ka mbajtur pozita të ndryshme redaktoriale në këtë gazetë, duke përfshirë rubrikën e brendshme, rubrikën e korrespodentëve dhe shtojcat për kulturë, letërsi dhe art.

Ai gjithashtu ka redaktuar faqet e kulturës dhe letërsisë në javoren Zëri i Rinisë dhe ka qenë redaktor i shtojcës javore për kulturë, letërsi dhe art në gazetën Yliria Post. Për një kohë të gjatë, ai ishte redaktor përgjegjës në gazetën Pavarësia News dhe redaktor i revistave për fëmijë Zog mëngjesi dhe Mollëkuqja. Po ashtu, ai ka qenë redaktor për poezi në revistën letrare Verbi.

Nexhat Halimi ka shkruar për të rritur dhe për fëmijë, duke përfshirë tregime, romane, drama dhe poezi. Disa nga veprat e tij kryesore përfshijnë:

I plagosuri (1966, 1967)

Fyelli i gjallë (2007)

Trungu u vjetër (2007)

Vetëtima e shpatës (2012)

Trëndafili me zemër (2012)

Kotelja e artë (2010)

Angështia

Ankora (2017)

Parakalimi i etjeve (1969)

Afërsia e largësisë (1971)

Hark (1973)

Dita e daljes (1978)

Truphija (1978)

Gjeli i dylltë (1988)

Molla e fshehur (1989)

Fajtori mitik (1989)

Prania e së dielës (1983)

Njeriu me zgjedhë (2001)

Dega e varur mbi varr (2002)

Requiem për fluturën (2003)

Lulja që qan (2004)

Iluzioni i fluturimit (2006)

Rrënjë e kaltër (2008)

Narcis i gjakosur (2008)

Kaq vetëm Fedor (2014)

Zoti nuk ka vdekur (2015)

Zemra me zog (2015)

Vrasja e thëllëzës (2016)

Shëtitje nën ylber (2018)

Deri në kryq (1969)

Ombrella (1986)

Vigma e fajkoit (2009)

E çara në Zotin (2010)

Alter ego (2016)

Jakia e Mujit (2016)

Demi i tërbuar (2018)

Antologji dhe përfaqësimi në letërsi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nexhat Halimi është përfaqësuar në shumë antologji të poezisë dhe prozës shqipe, duke përfshirë:

Shi në një legjendë (serbokroatisht, 1972)

Regen ineiner Legende (gjermanisht, 1977)

La solitude d’une branche (frëngjisht, 1979)

The sad branch (anglisht, 1984)

Një grusht kaltërsi (turqisht, 1985)

The glow of the passion (anglisht, 1991)

Antologjia e lirikës së pastër shqipe (2002)

Zemra e qiellit (shek. XX)

Çmime dhe vlerësime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nexhat Halimi ka marrë disa çmime dhe mirënjohje për kontributin e tij letrar, duke përfshirë:

Shpërblimi i vetëm për fëmijë nga Qendra për Kulturë e Kosovës për dramën I plagosuri (1966)

Shpërblimi vjetor Pena e Artë i revistës Fjala për poezinë Gur i moçëm në Llap

Shpërblimi i parë për poezi në revistën Zëri i rinisë

Shpërblimi Azem Shkreli për librin më të mirë me poezi, Kaq vetëm Fedor (2014)

Shpërblimi për romanin Alter Ego nga Shtëpia Botuese Buzuku (2016)

Nexhat Halimi është një nga emrat e njohur të letërsisë shqiptare, me një kontribut të gjerë në poezi [3], prozë dhe dramaturgji.

  1. https://www.bksh.al/search/Nexhat%20Halimi/
  2. https://teksteshqip.com/nexhat-halimi
  3. https://letersishqip.com/nexhat-halimi/krijime-letrare/apokalipsi/