Nexhat Ibrahimi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nexhat Ibrahimi u lind më 10 qershor 1959 në fshatin Zgatar të Opojës, rrethi i Prizrenit, është veprimtar shqiptar.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nexhat Ibrahimi u rrit në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Krahas mësimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kështu që më 03. 12. 1981 u burgos në Sarajevë, por Shërbimi Sekret Jugosllav nuk arriti të tubojë prova të duhura, kështu që pas 60 e disa ditëve në Burgun Qendror të Sarajevës u lirua nga dënimi i mëtutjeshëm. Akuzohej për pesë vepra klero-nacionaliste e irredentiste. Si pasojë e burgosjes ishte çregjistrimi nga Fakulteti i Orientalistikës në Prishtinë, ku ishte regjistruar me korrespondencë. Edhe disa herë të tjera është marrë në biseda informative nga Sigurimi shtetëror jugosllav, sikur më 1983 me rastin e arrestimit të grupit të Alija Izetbegoviqit në Sarajevë, pastaj disa herë gjatë viteve 1987-2002 etj.
Pas përfundimit të shërbimit ushtarak të Kroaci, në vitin 1987 u punësua si sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. Më vonë u delegua në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë në Sarajevë dhe u zgjodh për kryetar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë. Gjer sa ishte në këto funksione edhe u arrestua më 14. 12. 1992 nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, ku u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren me tetë vjet burg. Këtë dënim Gjykata Supreme në Beograd ia zbriti në shtatë vjet. Dënimin e vuajti në burgun e Prizrenit, të Dubravës së Istogut dhe atë të Zajeçarit në Serbi. Nexhat Ibrahimi pas vuajtjes së dënimit më 15. 12. 1999 u kthye në gjirin familjar. Ai vazhdoi të punojë si sekretar në Bashkësinë Islame të Prizrenit për 10 vite tjera, derisa më 1 shtator 2009, kaloi si profesor i lëndës së Akaidit në Medresenë e Mesme Alauddin në Prizren.
Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Veprimtaria botuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nexhat Ibrahimi merret edhe me shkrime dhe përkthime. Ka përkthyer mbi 80 vepra islame të zhanreve të ndryshme dhe ka shkruar mbi 40 vepra autoriale islame, ka shkruar dhe përkthyer disa qindra artikuj në dhjetëra gazeta e revista në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, ka marrë pjesë në disa simpoziume e tribuna shkencore, ka shkruar disa dhjetëra recensione kritike.
Bibliografia e veprave autoriale dhe të përkthimeve të Nexhat Ibrahimit
Veprat autoriale:
- N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
- N. Ibrahimi, Tre hadithe me përkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.
- N. Ibrahimi, Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njëjtë me titull tjetër: N. Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.
- N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
- N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtinë, 2000, fq. 300.
- N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
- N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.
- N. Ibrahimi (Përgatiti, shkroi dhe përktheu), Mevludi në gjuhën shqipe, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
- N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 faqe.
- N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
- N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
- N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane në Mesjetë, Prishtinë, fq. 67.
- N. Ibrahimi, Kronologji e historisë islame dhe e popujve muslimanë në botë, Prishtinë, 2005, 156 faqe.
- N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 faqe.
- N. Ibrahimi, Bazat e etikës islame, Shkup, 2005, 240 faqe.
- N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 faqe.
- N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla të akaidit islam, Prishtinë, 2007, fq. 47.
- N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejtë, Prishtinë, 2007, fq. 72.
- N. Ibrahimi, Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit islam, Tetovë, 2007, 240 fq.
- N. Ibrahimi, Aspekti islam dhe kombëtar i Lidhjes së Prizrenit më 1878, fq. 80.
- N. Ibrahimi, Në Islam ka vend edhe për jomuslimanët, fq. 80.
- N. Ibrahimi, Muslimanët në kërkim të Islamit, I-II, Shkup, 2007, 500 faqe.
- N. Ibrahimi, Universi i Jusufit a.s., fq. 160.
- N. Ibrahimi, Leksikoni islam, fq. 134.
- N. Ibrahimi, Parimet e Islamit (tre hadithe), fq. 120 (libër xhepi)
- N. Ibrahimi (autor, përkthyes dhe redaktor), Hutbe ramazani, Prishtinë, Zëri Ynë, fq. 184.
- N. Ibrahimi, Vepra, 1-10, Shkup, 2009.
- N. Ibrahimi, Premisat për dialog ndërmjet Oksidentit dhe Orientit, Prishtinë, 2010, fq. 80.
- N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gkjatrë shekujve, botim i pestë i ndryshuar, i zgjeruar, Zëri Ynë, Prishtinë, fq. 348.
- N. Ibrahimi, Kujtime, Logos-A, Shkup, 2011, fq. 288.
- N. Ibrahimi, Drita islame në ishullin shqiptar, Logos-A, Shkup, 2011, fq. 186.
- N. Ibrahimi, Islami vlerë universale, logos-A, shkup, 2002.
- N. Ibrahimi, Bazat e besimit islam, Logos-A, Shkup, 2012.
- N. Ibrahimi, Leksikoni islam, botim i tretë i zgjeruar, Logos-A, Shkup, 2012.
Veprat e përkthyera:
- Ebu Hanife Kitab‘ul-vasijjeh Prishtinë1983 metni (Edukata islame)
- Ebu Hanife Fikh‘ul-ekber Prishtinë1984 metni (Edukata islame)
- Imam El-Maturidiu Traktati mbi besimin islam (me koment) Prishtinë 1985-1986 Edukata islame)
- Imam El-Gazaliu Ballsami i lumturisë (-) (-) fq50 (I botuar në disa revista)
- M Mahmud Prej dyshimit deri në besim Prishtinë1987 fq 114; Disa botime
- Muhammed A Draz Agjërimi i ramazanit Prishtinë1988 fq 62: Disa botime
- El-Mewdudi Muhammedi as dhe Kur’ani i shenjtë Prizren 1409/1989 fq120
- Imam En-Nesefiu Akaidi i Nesefiut (me koment) Prishtinë1989 (Edukata islame)
- Et-Temimi Parimet e besimit islam (bashkëpërkthyes) Prizren 1410/ 1990 fq24
- M Mahmud Dialogu me mikun ateist Prishtinë1990 fq164 Disa botime
- M Ikball Poezi të zgjedhura bashkëpërkthyes Prizren 1410/1990 fq36
- Vexhi Demiraj Filozofët muslimanë Prizren 1410/1990 fq fq64
- En-Neveviu Dyzet hadithe Prizren1410/1990 fq102 Disa botime
- Gjozo Mbi varrin e Muhammedit a s Prizren 1419/1990 fq22
- Sharofi Edukata fetare e morale I Prizren 1410/1990 fq23 Disa botime
- Izetbegoviq Islami sot dhe nesër – Deklarata islame Prizren 1411/1990 fq 77; Disa botime
- A Izetbegoviq Kundërthëniet e Marksit dhe dështimet e marksizmit Prizren1410/1990 fq8
- Imam El-Gazaliu Rruga deri në shpëtim (me koment) Prizren 1411/1991 fq62
- Ramiq Hutbe të zgjedhura të Muhammedit as bashkëpërk Prizren 1411/1991 fq126
- Kaleshi Kontributi i shqiptarëve në dituritë islame Prizren 1411/1991 fq120
- R Garodi Islami dhe kultura Sarajevë 1411/1991 fq166
- Imam En-Nesefiu Akaidi i Nesefiut (me koment) Prishtinë1989 (Edukata islame)
- Imam El-Gazaliu Ballsami i lumturisë (-) (-) fq50 (I botuar në disa revista)
- M Mahmud Prej dyshimit deri në besim Prishtinë1987 fq 114; Disa botime
- Muhammed A Draz Agjërimi i ramazanit Prishtinë1988 fq 62: Disa botime
- F Sheta Martesa islame bashkëpërkthyes Prizren1992 fq22
- En-Neveviu Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit Shkup 1413/1992 fq126
- M Abdulvehhab Tre themelet dhe argumentet e tyre Shkup1992 fq36
- Jasini në transkriptim e përkthim shqip Prizren 1413/1992 fq64
- Ulfe Azizussamed Islami dhe Krishterizmi Prizren 1412/1992 fq78 Disa botime
- Izetbegoviq Deklarata islame Shkup 1413/1993 fq70 Disa botime
- El-Mewdudi Sistemi i jetës në islam Prizren 1415/1995 fq68
- En-Neveviu Rijad‘us-salihin bashkëpërkthyes Shkup1996 fq645
- Grup autorësh Jeta familjare islame Prizren 1416/1996 fq96
- K Silajxhiq Texhvidi (bashkëpërkthyes) Prizren 1416/1996 fq48
- En-Neveviu Rijad ‘us-salihin bashkëpërkthyes Shkup1996 fq645 Disa botime
- M Mahmud All-llahu xh sh Tetovë1997 fq82 Botimi II Prizren 1421/2000 fq82
- El-Behij Imani – besimi në Allahun xh sh Shkup 1418/1997 fq116 Botimi II Prizren 2000/1421 fq116
- M Hanxhiq Hyrje në shkencën e tefsirit Shkup1997 fq70
- M Hanxhiq Hyrje në shkencën e hadithit Shkup1997 fq66
- Corbin Historia e filozofisë islame I –II Shkup1997 fq446
- A Bulaq Islami dhe demokracia teokracia e totalitarizmi Shkup 1419/1998 fq220
- Si ta njohim artin islam Prishtinë2000 fq64
- Gj Shushnjiq Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritikën e religjionit Prizren2000 fq46
- Muslimani i vogël I Prizren2000 fq50 (për fëmijë)
- Muslimani i vogël II Prizren2000 fq50 (për fëmijë)
- Muslimani i vogël III Prizren2000 fq50 (për fëmijë)
- Muslimani i vogël IV Prizren2000 fq62 (për fëmijë)
- Ibn Hazmi Shërimi i shpirtrave Prizren 2001/1421 fq93
- Muharrem Omerdiq Përçarja dhe pasojat e saj Prizren 2001/1421 fq43
- Hasan Kaleshi Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij Prizren 1422/ 2001 fq34
- N Ibrahimi - Përgatiti Mevludi shqip Prizren 2001/1422 fq150
- Andrew Rippin Historiku i tefsirit të Kur’anit Prizren2001 fq38
- Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit a s Prizren2001 fq20
- Muhammed Asad Islami në udhëkryq Prizren 2002/1423 fq117
- Grup autorësh E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve Tetovë 2002/1423 fq76 Bot II Prizren 2002/1423 fq75
- Ahmed Fuad El-Ehwani Filozofia islame Prizren2002 fq156
- En-Nesefij Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut Prizren2003 fq88
- Muhammed Asad Rruga për në Mekë Shkup2003 fq503
- Imam Maturidiu Jeta vepra dhe mësimi Prishtinë2003 fq96
- N Smailagiq Halifët besimdrejtë Prizren2003 fq40
- M S Kayani & H Murad Djaloshi guximtar - Aliu r a Prizren2003 fq28
- Imam Nevevi Rijadus-salihin ribotim Shkup – Prishtinë - Tiranë2003 fq506
- Haki Sharofi Edukata fetare dhe morale ribotim I-II Shkup2003 fq
- Ser Thomas W Arnold Historia e përhapjes së islamit Prishtinë2004 fq501
- N Ibrahimi Fikh’ul-ekber – parathënia përkthimi dhe komentimi Prizren2005 120 fq
- Ibn Tejmijje Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi islam) Prishtine2006 fq fq80
- Mid’hat Shamiq Si shkruhet vepra shkencore Shkup2006 fq350
- Muhammed Ikball Ripërtëritja e mendimit fetar në islam Shkup2006 fq240
- Seid Ramadan E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi rreth fq220
- Hutbe të zgjhedhura të Muhammedit as (Jusuf Ramiq) Komuniteti Musliman i Shqipërisë botimi III Tiranë2008 fq128
- N Ibrahimi (redaktor) Vepra të zgjedhura të Imam Vehbi Ismailit 1-28 Shkup2009
- Ebu’l-Hasan El-Esh`arij Traktati mbi arsyeshmërinë e ilm’ul-kelamit (Risaletun fi istihsani’l-hawdi fi ilm’il-kelami) e botuar në kuadër të kompletit: Nexhat Ibrahimi Vepra 1-10 Shkup
- Sejjid Hussein Nasr Islami dhe të studiuarit e natyrës (e vendosur ne disa web faqe)
- Muhammed Asad Parimet e shtetit dhe të qeverisjes në Islam bashkëpërkthim Zëri Ynë Prishtinë2011140
- Sami Xheko Udhëzime praktike akaidore dhe fikhore (hanefij-maturidij) Bashkësia Fetare Islame e RM Shoqata Ilmije Shkup2011 fq268
- Enes Kariq – Nusret Çançar Fundamentalizimi islam – ç’është ky? Logos-A Shkup2011 fq295
- Mauricie Bucaille Bibla Kur’ani dhe shkenca version i zgjeruar Logos-A Shkup2012 fq458
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() | Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |