Jump to content

Nexhip Mërkuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nexhip Mërkuri mësues shqiptar, ka lindur në Këlcyrë më 4 shkurt 1955. Ka punuar si mësues dhe drejtues në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Përmetit. Më pas inspektor dhe metodist të gjuhës shqipe dhe letërsisë, pranë zyrës arsimore të Përmetit. Që në vitin 1981 e në vazhdim, ai ka qenë bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë. Nga fundi i viteve nëntëdhjetë, ai emërohet pedagog e më vonë, shef i departamentit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë dhe zv. dekan i Shkencave Humane në universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë. Për një kohë relativisht të shkurtër në këtë universitet, ai fitoi titujt e lartë shkencorë ‘’doktor’’ dhe më vonë "profesor" i shkencave gjuhësore. Disa nga librat e tij më të njohura janë :"Onomastika krahasuese", "E folmja e Përmetit", "Gjuhësia e krahasuar", "Probleme të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të leximit letrar" ,"Gjuhësia e përgjithshme", "Modele të mësimdhënies", "Integrimi i mësimdhënies në lëndën e gjuhës shqipe, në kasat e ciklit të ulët", etj.