Nexhmie Zaimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nexhmije Zaimi (lindur në Libohovë ose Prevezë, Shqipëri në maj 1914-1917[1] - vdiq Santa Barbara, Kaliforni 18 prill 2003) ka qenë autore dhe gazetare shqiptare. Është autorja e të parës autobiografi të shkruar nga një femër shqiptar, me titull "Daughter ofthe Eagle: The Story of an Albanian Girl", botuar më 1937 në anglisht.[2][3][4]

Jeta dhe martesa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Shqipëri, kur Zonja Zaimi ishte dymbëdhjetë vjeç e gjysmë, babai i saj e vizitoi atë në dhomën e saj të gjumit dhe vazhdoi t'i tregonte asaj se ajo do të duhej të fillonte të mbante një mbulesë sa herë që dilte nga shtëpia. Kur ia dorëzoi velin, pa thënë një fjalë, ajo hapi dritaren dhe e hodhi shallin mbi çatinë e fqinjëve ku mbeti për disa ditë. Babai i saj, i zemëruar, e quajti atë një "dhi të egër", ekuivalentin e budallenjve në Shqipëri dhe u largua nga dhoma. Ky akt rebel do të vendoste tonin për jetën me vonë të Zaimit.[5] Nexhmie ishte një nga të parët e gjashtë fëmijët (së bashku me vëllain e saj Mehmet) për të ndjekur shkollën e mesme në Shqipëri, të drejtuar nga misionarët prezbiterianë amerikanë. Ndërsa një adoleshente në Shqipëri, familja e saj tradicionale u përpoq ta detyronte të martohej. Ajo iku nga Shqipëria dhe u bë femra e parë nga Shqipëria që arriti të arsimohej lartë në Kolegjin Wellesleu. Ajo jetoi me Florence Spencer Duryea[6] dhe shumë shpejt u bë një qytetare Amerikane.

Ndërsa po ishte në Shkollën e Lartë të Gazetarisë të Universitetit të Kolumbias në New York City, ajo u martua me Henry M. Margolis, një avokat dhe biznesmen, në vitet 1940. Ata u divorcuan në fillim të viteve 1950. Ato patën një djalë, shkrimtarin Eric Margolis.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Libohovë,[1] ose në Preveza,[7] e bija e Mustafasë dhe Sherifesë. Çifti kishte edhe një vajzë, Hanifenë dhe dy djem Mehmetin dhe Hiqmetin. Ky i fundit vdiq shumë herët, nga një sëmundje në mushkëri.[8]

Pos në Libohovë, Nexhmija jetoi edhe në Tiranë, ku bashkë më vëllanë Mehmetin ndoqi një Institutin Bujqësor Shqiptaro-Amerikan në Kavajë. Në moshën 16 vjeçare Nexhmijen e martuan, por nuk jetoi kurrë me të. Pas vdekjës të së ëmës, Nexhmijës me ndihmën e Jesse Munges, e kishës protestante, qe e kishte njohur nga shkollimi, iu mundësua shkuarja në SHBA në vitin 1937.

Në univeristetin Wellesleu, pasi përvetësoi gjuhën angleze filloi studimet me sukses te madh. Gjatë kësaj kohe botoi librin “Bija e shqiponjës”. Pas kësaj, ajo në univeristetin e Kolumbias u diplomua edhe për gazetari. U martua me administruesin e hoteleve Henry M.Margolis. Bashkëjetesa ishte e shkurtër, por nga kjo martesë në vitin 1943 i lindi djali Erik Skënderbeg Margolis, tash gazetar i njohur në Amerikë.

Pas Luftës së Dytë Botërore Nexhmija në Itali u ndihmoi shumë refugjatëve në kuadër të Kryqit të Kuq, ku u nderua me mirënjohje të lartë. Nga viti 1950 e deri në vitin 1980, ajo pat role drejtuese në shumë organizata shqiptaro-amerikane. Më e rëndësishmja ishte puna që e bëri në “Vatra”, dhe bashkëpunoi me Abaz Kupin, Fan Nolin, Faik Konicën e të tjerë.

Gjatë karierës së saj, ajo u bë emër në median amerikane e sidomos në “Zëri i Amerikës”, CNN, ”Evropa e lirë” e në “Office of Strategic Services”.

Gjatëpunës së saj në gazetari ajo bëri intervista me mbretin e Jordanisë Husein, me ate të Egjiptit Naser. Prej vitit 1950 e deri në vitin 1954 Nexhmija viziton dhe shkruan artikuj real për Palestinën, Pakistanin, Jordanin, Libanin, Egjiptin, Sirinë dhe për shtetët tjera arabe. Për këto vende ka shkruar në gazetën “Newark News”. Në vitin 1958 në Gjenevë ajo takohet edhe me mbretin Faruk, me prejardhje shqiptare, të Egjiptit. Punoi shumë, por mjaft e pengoi edhe sëmundja e glaukomas, dhe nuk mundi të përmbledh shkrimet e saj në vëllime të posaçme e as të vazhdoi me botimin e librave.

Prej vitit 1980, kur Nexhmija u vërbua, ajo ndihmonte bashkëatdhetarët me përkthime nëpër gjyqe, por u ndihmoi edhe të tjerëve që kishin nevojë. Vdiq në Santa Barbara të Kalifornisë në moshën 90 vjeçare.

Puna dhe publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1938, libri i saj autobiografik Daughter of the Eagle u botua dhe u bë një nga më të shiturit kombëtar.[9][10][11]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo punoi për Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS, paraardhës i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës). Pas luftës, ajo mori një rol shumë aktiv në çështjet shqiptare-amerikane, duke u bërë presidente e Shoqatës Pan-Shqiptare, Vatra. Ajo ndihmoi emigrantët shqiptarë dhe familjes së saj në Shqipëri.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat letrare e shkencore:

  • Zaimi, Nexhmie (1937). “Bija e shqiponjës” (Daughter of the eagle : the autobiography of an Albanian girl) (në anglisht). I. Washburn, Inc. New York. fq. 271. OCLC 2612893.
  • studimi “Madhësia e inatit arab” 1952

Dekorimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “American Legion”nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës”,
  • “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë”,
  • “Medaljen e Mirënjohjes”,nga presidenti i SHBA-së, Rusvelt.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Robert Elsie (24 dhjetor 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 494–. ISBN 978-1-78076-431-3. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Elsie2012" defined multiple times with different content
  2. ^ Refik Kadija (1994). "American Studies in Albania in the Past and the Future" (PDF) (në anglisht).
  3. ^ George Henderson,Thompson Olasiji (1995). Migrants, Immigrants, and Slaves (në anglisht). University Press of America, Inc. fq. 147. ISBN 0-8191-9738-6.
  4. ^ Margolis, Eric. "A ROAD TO NOWHERE" (në anglisht). bigeye.com. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2009. Marrë më 13 qershor 2017.
  5. ^ "Albanian Girl, Now in Wellesley, Rebelled Against the Veil at 13". The Milwaukee Journal (në anglisht). 25 maj 1937. fq. The Green Sheet page 3.
  6. ^ Ganchev, Nexhmije. "Në arkivin e "CNN" dhe "Zërit të Amerikës", një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi". Albasoul.com. Marrë më 11 dhj 2009.
  7. ^ Malcolm, Noel (2020). Rebels, Believers, Survivors: Studies in the History of the Albanians (në anglisht). Oxford University Press. fq. 255.
  8. ^ Erik Margolis (3 gusht 2006). Intervistuar nga Afrim Imaj. "Nexhmije Zaimi, gazetarja e parë shqiptare që punoi për "CNN" dhe "Zërin e Amerikës": historia e panjohur e vajzës nga Libohova që bëri emër në median e SHBA nëpërmjet dëshmive, dokumenteve dhe kujtimeve të të birit". Panorama (1385): 16–17.
  9. ^ "Gjakova-L Per Leksikonin e shkrimtareve shqiptare: Nexhmie Zaimi". Alb-Net.Com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2009. Marrë më 13 qershor 2017.
  10. ^ "American Studies in Albania and the Future" (pdf) (në anglisht). John F. Kennedy-Institut Berlin, Refik Kadiji 1994 Paper 68 p.12. Marrë më 2009-08-02.
  11. ^ "Daughter of the eagle" (në anglisht). Open Library. Marrë më 2009-08-02.