Ngërçi politik në Kosovë, 2025
Ky artikull duhet të përditësohet. |
Më 9 shkurt 2025, Kosova mbajti zgjedhje kuvendore për të vendosur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Fituesi i këtyre zgjedhjeve ishte Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me një pluralitet (jo një shumicë) prej 42.30% të votës, që përkthehet në 48 ulëse të Kuvendit. Partia fituese në Kosovë e ka për obligim të përzgjedhë kreun e ri të Kuvendit brenda 30 ditëve prej certifikimit të rezultateve, me një minimum të 61 votave "për" nga deputetët e të gjitha partive.[1][2] Propozimi i LVV-së për kryetar të Kuvendit është Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Procesi i votimit, i nisur më 15 prill 2025, dështoi me 52 vota "për", 46 "kundër" dhe 11 abstenime.[3][4] Me ligj ndërprehet seanca dhe punohet jo më pak se 48 orë më vonë nëse nuk arritet një marrëveshje. Seanca rifilloi më 19 prill, dhe sërish nuk mbërriti marrëveshje.[5][6] Seanca që atëherë u ndërprit më shumë se 40 herë si pasojë e refuzimit kategorik të kandidates për kryetare kuvendi, duke u quajtur nga deputetët e të gjitha partive si "bllokadë" ose "ngërç". Procesi është akoma në vazhdim e sipër.
Të gjitha partitë kanë akuzuar njëra tjetrën për bllokim, dhe kanë refuzuar zgjidhje të ndryshme, si mundësia e një votimi të fshehtë.[7] Asnjëra parti nuk ka propozuar një kandidat të vetin për Kuvend. Ngërçi u prit me protesta të ndryshme simbolike nga qytetarët.[8][9] Gjatë një proteste më 3 korrik 2025, avokati Arianit Koci solli katër gomerë para dyerve të Kuvendit, për të simbolizuar "kokëfortësinë që po e tregojnë deputetët".[10][11]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Sot tentohet për herë të 34 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, s'ka sinjale për dalje nga ngërçi". Gazeta Express. 19 qershor 2025. Marrë më 5 korrik 2025.
- ↑ Vatovci, Isa (27 mars 2025). "Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, Bekim Kupina: Presidentja do të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues". Kallxo. Marrë më 5 korrik 2025.
- ↑ Isufi, Antigonë; Xhema, Shqipron (15 prill 2025). "Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës". Kallxo.
- ↑ Isufi, Antigonë (15 prill 2025). "Ndërprerja e seancës konstituive: Çka tutje?". Kallxo. Marrë më 5 korrik 2025.
- ↑ "Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit". Kallxo. 21 prill 2025.
- ↑ Isufi, Antigonë; Xhema, Shqipron (19 prill 2025). "Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca konstituive vazhdon të hënën". Kallxo. Marrë më 5 korrik 2025.
- ↑ "Ngërçi në Kuvend nuk zhbllokohet as pas përpjekjes së 15-të". Radio Evropa e Lirë. 2025-05-13. Marrë më 2025-07-05.
- ↑ Sulaj, Agim (17 qershor 2025). "Disa qytetarë kundërshtojnë me protestë bllokadën e Kuvendit të Kosovës". Anadolu Agency. Marrë më 2025-07-05.
- ↑ "Protesta e veteranëve të UÇK, nisen drejt Kuvendit të Kosovës mjete të blinduara". www.balkanweb.com. Marrë më 2025-07-05.
- ↑ Zh, Xh (2025-07-03). "Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të, shoqëria civile proteston para institucionit". Vizion Plus (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-05.
- ↑ "Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve (VIDEO) - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-07-05.
| Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |