Nga dhimbja ime dalin zogj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nga dhimbja ime dalin zogj poezi të zgjedhura, Autori: Koçi Petriti. Botuesi: Toena. Faqet e librit 268.

Koçi Petriti është një nga lirikët më të sprovuar dhe të spikatur si pak kush të poezisë së sotme. Dhe këtë e arriti në heshtje dhe me një këmbëngulje të pandalur. Koçi Petriti e kishte të qartë projektin e tij: idenë e mbijetesës së lirikës. Koçi Petriti përfaqësohet si baladisti më i suksesshëm në poezinë shqipe. Ky klasifikim është i vërtetë dhe faktohet lehtë dhe qartësisht. Në lirikat e Petritit erotizmi nuk karakterizon vetëm qeniet njerëzore, por edhe natyrën me elementet e saj të shumtë, erëra, lumenj, pemë, lule, zogj etj. Në poezinë e K. Petritit natyra është e erotizuar, erotomorfe dhe erotofore.