Ngastër me miell misri e kungull të njomë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kungujve të njomë u pastrohet lëkura duke e gërryer me thikë, u hiqen farat dhe grihen në rende. Lihen që t'u kullojë lagështira e tepërt, shtrydhen dhe përzihen me qumësht të ngrohtë, pastaj i hidhen vezë, kripë ose sheqer, gjalpë, përzihen me miell misri dhe hidhen në tepsi të lyer me yndyrë. Piqen në furrë derisa të jetë gati.

Për 4-5 persona duhen :

  • kunguj : 1,5 kg,
  • miell misri : 1 filxhan çaji,
  • vezë : 2 kokrra,
  • qumësht : 1 filxhan çaji,
  • sheqer 2 filxhanë kafeje,
  • gjalpë 2 lugë gjelle,
  • kripë.