Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939 – 1943

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939 – 1943 Gjinia: Histori. Autori: Andrea di Nicola.Shqipëroi: Petrit Zambaku. Shtëpia botuese: "Botart". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 136. ISBN 978-9928-116-42-0

Mbi librin:

Pasquale Lugini është lindur në vitin 1896 në Famigniano, Provinca e Rietit. Pas përfundimit të liceut, në vitin 1916 filloi studimet për mjekësi, të cilat i ndërpreu për shkak të mobilizimit në ushtri. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak vijoi përsëri studimet. Në vitin 1921 u regjistrua në radhët e Partisë Nacional Fashiste.

Më 16 maj 1934 u bë Sekretar Federal i PNF për Rietin. Këtë detyrë e mbajti deri më 8 janar 1939. Në vitet 1939 – 1943 ka qenë Inspektor i PNF pranë Partisë Fashiste Shqiptare. Më 10 tetor 1947, kur po kalonte në shëtitoren Colonna në Romë, pësoi një infarkt për shkak të ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë mitingun e organizuar nga Giogio Almirante dhe vdiq sapo arriti në shtëpi.