Shko te përmbajtja

Ngulimi portugez në Çitagong

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Porto Grande de Bengala
পোর্তো গ্রাঞ্জি জি বেঙ্গালা
1528–1666
Flamuri i Ngulimi portugez në Çitagong
Flamuri
stema e Ngulimi portugez në Çitagong
stema
Distrikti i Çitagongut në Bangladeshin e tanishwm
Distrikti i Çitagongut në Bangladeshin e tanishwm
StatusiNgulim tregtar
KryeqytetiLimani Firingi
Gjuhët e përbashkëtaportugalisht, bengalisht
Mbreti i Portugalisë 
 1528-1557
Zhoao III (i pari)
 1656-1666
Afonsi VI (i fundit)
Epoka historikeKoloniale
 Lejuar nga Sulltanati i Bengalit
1528
 Aneksimi Mogul i Çitagongut
1666
Paraprirë nga
Pasuar nga
Sulltanati i Bengalit
Mbretëria Mrauk U
[[Perandoria Mogule]]

Çitagongu, qyteti i dytë më i madh dhe porti kryesor i Bengalit, ishte streha e një ngulimi të lulëzuar tregtar të Perandorisë Portugeze në lindje në shekujt e XVI dhe XVII.[1] Portugezët mbërritën për herë të parë në Çitagong rreth vitit 1528[2] dhe e lanë në vitin 1666[3] pas pushtimit mogul.[4] Qe enklava e parë evropiane në rajonin historik të Bengalit.[5]

Çitagongu ishte porti më i madh detar në Sulltanatin e Bengalit, që quhej "Shahi Bangalah" (Bengali perandorak) në persisht dhe bengalisht. Portugezët i referoheshin qytetit-port si Porto Grande de Bengala, që do të thotë "Porti i Madh i Bengalit". Termi shpesh thjeshtëzohej si Porto Grande.[6]

Mbërritja e Portugezëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hartë e hershme hollandeze e Bengalit

Më 9 maj 1512, një flotë prej katër anijesh të komanduara nga João da Silveira nga "Estado da India" mbërriti në Çitagong nga Goa.[7] Ata u ndoqën nga mjaft të dërguar nga Mbretëria e Portugalisë në Sulltanatin e Bengalit, atëherë i konsideruar si rajoni më i pasur në nënkontinentin Indian. Ata krijuan qendrën e parë tregtare portugeze në Bengal Çitagong në 1517.[8] Rajonin e frekuentonin gjithashtu tregtarë nga Malaka, Bombei dhe Cejloni portugez.[7]

Disa burime tregojnë se Joao Coelho kishte mbërritur në Çitagong përpara João da Silveiras. Shumë portugezë malamanë kishin ardhur në Bengal përpara Silveiras me anije si tregtarë.[9] Për më tepër, disa nga portugezët u vendosën në Pipli (Orissa e tanishme në Indi) në 1514, që vizituan Bengalin Perëndimor.

Krijimi i bazës tregtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjykata e parë e Çitagongut, e njohur si Darul Adalat e vendosur në Kolegjin Qeveritar Hazi Mohammad Mohshin, dëshmi e ngulimit portugez

1528, Sulltani i Bengalit i lejoi portugezët të krijonin qendra tregtare dhe dogana në Portin e Çitagongut.[7] Në Firingi Bandar u vendosën një fortesë dhe baza navale. Ngulimi u rrit në portin më të shquar euroaziatik në Gjirin e Bengalit gjatë Periudhës së Zbulimeve.[10] U fut sistemi cartaz, që kërkonte që të gjitha anijet në zonë të blinin licensa nga portugezët.[11][12]1590, portugezët pushtuan ishujt e afërt të Sandvipit nën udhëheqjen e António de Sousa Godinhos.[13]1602, ishulli i Sandvipit të Çitagongut u pushtua nga portugezët nga Kedar Rai i Sripurit.[14]

Piratët portugezë, të quajtur Gonçalves dhe Carvalho, e sunduan ishullin e Sandvipit për mjaft vite. Çdo vit rreth 300 anije të ngarkuara me kripë niseshin për në Liverpool nga Sandvipi. Sandvipi në atë kohë ishte shumë i famshëm për ndërtimin e anijeve dhe prodhimin e kripës. Në 1616, pas mbërritjes së Delvar Khanit, një zyrtar i lartë i marinës mogule, piratët portugezë u dëbuan nga Sandvipi dhe Delvar Khani e sundoi ishullin në mënyrë të pavarur për rreth 50 vjet.[15]

Limani i Çitagongut u bë porti më i rëndësishëm për portugezët, për shkak të vendosjes së tij, shërbimet lundruese dhe ankorimi i sigurt. Porti ndodhet shumë afër me grykë-derdhjen e Meghnas, që ishte rruga kryesore për në kryeqytetin mbretëror të Goudas.[16]

Portugezët e konsideronin Çitagongun si një vend shumë të përshtatshëm për të jetuar. Nga fundi i shekullit XVI, porti i Çitagongut ishte kthyer në një port të lulëzuar, që tërhoqi si tregtarë dhe ngulime portugeze. Sipas një shënimi të 1567-ës së Caesar Federeci-t, çdo vit tridhjetë ose tridhjetë e pesë anije, të mëdha dhe të vogla, ankoroheshin në portin e Çitagongut.[17]1598 në Çitagong dhe Arakan jetonin rreth 2 500 portugezë dhe euroaziatikë.[18][10]

Prania e rritur tregtare përfshinte zyrtarë, tregtarë, misionarë, ushtarë, aventurierë, lundërtarë dhe piratë. Enklava kishte një administratë tepër "laissez-faire" të drejtuar nga tregtarët. Tregëtia e skllevërve dhe pitateria lulëzuan.[7] Prodhimet më të tregtuara përfshinin mëndafsh, tekstile pambuku dhe musline, metale të çmuara, erëza, oriz, dru, kripë dhe barut.

Kisha katolike u vendos në Bengal gjatë sundimit portugez në Çitagong. Qyteti port ishte selia e parë e Vikarit Apostolik të Bengalit.[19] Portugezët nxitën gjithashtu martesat e përziera me popullsinë vendore.[20]

Pikturë e luftës mes arakanezëve dhe mogulëve në lumin Karnaphuli në 1666, ku mogulët u ndihmuan nga portugezët

1615, Marina portugeze mundi një flotë Arakaneze-Hollandeze pranë qytetit port.[10]

Prania portugeze në Çitagong përfundimisht mbeti jetëshkurtër. Rënia e Sulltanatit të Bengalit dhe ngritja e Mbretërisë Arakaneze të Mrauk U e ndryshoi panoramën gjeopolitike. Çitagongu bë një mollë e rëndësishme sherri midis Perandorisë Mogule, Mbretërisë së Mrauk U, Perandorisë Burmeze dhe Mbretërisë së Tripuras.[7] Mbreti Mrauk U masakroi 600 anëtarë të bashkësisë portugeze në Dianga në 1607.[10] Si pasojë, portugezët u lidhën me Arakanët. Pirateria portugezo-arakaneze kundër Bengalit Mogul u rrit në shekullin e XVII.[21] Si përgjigje, portugezët shkatërruan bregun Arakan dhe e shpunë plaçkën e marrë te mbreti i Barisalit.[22]

Portugezët morën pjesën lindore të rrjetit arab të tregëtisë së skllevërve dhe i shitën skllevërit e tyre në Tamluk dhe Balasore, dhe në portet e Dekanit. Skllevërit shiteshin në Dianga dhe Pipli, duke u transportuar me anije. Portugezët ndërtuan një fortesë në Pipli në 1599 për të burgosurit e siell nga Arakanezët.[23]1629 portugezët nën komandën e Diego Da Sa sulmuan Dhakën duke marë shumë robër, përfshirë gruan e një oficeri të ushtrisë mogule, që e shpunë me pranga në Dianga. Robërit u konvertuan në të krishterë.[24]

Anije hollandeze në portin e Çitagongut, 1702

1632, ushtria mogule i përzuri portugezët nga Satgaoni (Hughli), për shkak të lidhjes së portugezëve me tregtinë e skllevërve, rrëmbimi dhe refuzimi për të mbështetur Shah Xhahanin.[25][26]1666, mëkëmbësi mogul Shaista Khan rimori kontrollin e Çitagongut pas mundjes së arakanezëve një një luftë detare.[27] Pushtimi Mogul i Çitagongut solli fundin e e mbizotërimit portugez prej më shumë se 130 vjet në qytetin port.[28] Pushtimi i portit të Çitagongut synonte që në mënyrë të ngjashme kryesisht të largonte nga Bengali sulmet skllavëruese arakaneze.[26]

Mogulët i sulmuan arakanezët nga xhungla me një ushtri prej 6500 vetash të mbështetur nga 288 anije lufte të grumbulluara për kapjen e limanit të Çitagongut. Pas tre ditësh beteje, arakanezët u dorëzuan. Çitagongu u bë menjëherë kryeqyteti i qeverisë së re të Bengalit.[3]

Kjo betejë përfshiu si lëvizje përgjatë tokës ashtu dhe përgjatë ujit. Për të luftuar aftësinë e piratëve mbi ujë, Mogulët thirrën në ndihmë anijet hollandeze nga Batavia. Përpara se anijet hollandeze të mbërrinin në bregun e Çitagongut, beteja tashmë kishte përfunduar. Për të bartur ushtarë, Shaista Khani ndërtoi mjaft anije të mëdha dhe një numër të madh galerash.[29] Pasi Mogulët morën Çitagongun, portugezët u zhvendosën në Pazarin Ferengi në Dhaka. Pasardhësit e portugezëve banojnë akoma në këto vende.[18]

Xhami në Çitagong, 1822, pikturë e Kolonel Lejtnant James George

Ngulime të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga Çitagongu, portugezët vijuan të krijonin ngulime në porte dhe qytete të tjera të Bengalit, veçanërisht në Satgaon, Bandel dhe Dhaka. Satgaoni u bë i njohur si Porto Pequeno (Porti i Vogël). Portogola në Dhakën e Vjetër bujti bashkësinë portugeze.[10]

Përhapja e Krishtërimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krishtërimi u përhap përgjatë Bengalit nga tregtarët portugezë bashkë me misionarët e krishterë. Megjithëse krishtërimi e kishte mbërritur tashmë Indinë me Apostullin Thoma në vitin 52 të e.s., portugezët krijuan kishat e para të krishtera në Çitagong.[30]1498, eksploruesi i krishter Vasco da Gama udhëtoi në Bengal.[31]

Pasardhësit e tregtarëve portugezëve në Çitagong janë të njohur si firingi. Ata jetojnë në zonat e Patharghatas dhe Pazarit Firingi në Çitagongun e Vjetër.[32] Ka shumë huazime portugeze në bengalisht, duke përfshirë shumë terma të zakonshëm shtëpiakë, veçanërisht në dialektin çitagongias.[33] Portugezët sollën shumë fruta ekzotike, lule dhe bimë, veçanërisht nga kolonitë e tyre Latino-Amerikane. Ata futën në Bengal piperkat, delonix regia-n, guavan, ananasin, papajën, mangot alfonso.[7]

Një misionar portugez në Kalkutën britanike publikoi librin e parë mbi gramatikën e bengalishtes.[33] Kishat më të vjetra në Bangladesh dhe Bengalin Perëndimor i gjejnë fillesat e tyre nga misionet portugeze, që mbërritën në Çitagong në shekullin e XVI. Shumica e të krishterëve bengalezë kanë mbiemra portugezë.[33]

Pas pavarësisë së Bangladeshit, Portugalia e njohu atë më 20 dhjetor 1974 duke pasuar Revolucionin e Karafilave, kur ajo vendosi marrëdhënie me shumë kombe të çkolonizuara.[34] Portugezët patën një ndikim të madh mbi tregtinë, kulturën, karakterin dhe gjuhën e banorëve të Çitagongut.[30]

Mbetje tërheqëse portugeze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Çitagong dhe Bengal tashmë gjenden shumë pak gjurmë të pranisë portugeze. Darul Adalat, ndërtesa e parë e gjykatës gjendet në kampusin e Kolegjit Qeveritar Hazi Mohammad Mohshin, është një strukturë e ndërtuar nga portugezët. Struktura është e njohur nga banorët si Fortesa Portugeze. Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit ka ndërrmarrë nismën për ta ruajtur këtë gjurmë.[35]

Ka pak kisha dhe rrënoja. Disa emra gjeografikë mbeten, si Ishujt Dom Manik, Point Palmiras në bregun e Orissas, Pazari Firingi në Dhaka dhe Çitagong.[36]

  1. Syedur Rahman (2010). "Arakan". Historical dictionary of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 4-rt). Scarecrow Press. fq. 24. ISBN 978-081087453-4. Marrë më 22 qershor 2015.
  2. Saugata Bhaduri (2013). "Indo-Canadian Diaspora: The Iberian Connection". përmbledhur nga Antonia Navarro-Tejero; Taniya Gupta (red.). India in Canada, Canada in India (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 22. ISBN 978-1-4438-4826-8.
  3. 1 2 Trudy Ring; Robert M. Salkin, red. (1994). International Dictionary of Historic Places (në anglisht). Vëll. 5. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 188. ISBN 1-884964-04-4. Marrë më 21 qershor 2015.
  4. Richard M. Eaton (1996). The Rise of Islam and the Bengal frontier, 1204 – 1760 (në anglisht). University of California Press. fq. 235. ISBN 052020507-3. Marrë më 21 qershor 2015.
  5. Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 258. ISBN 184331029-5.
  6. Sidh Losa Mendiratta; Walter Rossa (2015). "Porto Grande de Bengala: Historical Background and Urbanism" (në anglisht). Heritage of Portuguese Influence. Marrë më 29 qershor 2015.
  7. 1 2 3 4 5 6 Aniruddha Ray (2012). Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). "The Portuguese". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  8. Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 259. ISBN 184331029-5.
  9. Harry Johnston Wallcousins (1993). Pioneers in India With Eight Coloured Illustrations (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 169. ISBN 812060843-7. Marrë më 11 korrik 2015.
  10. 1 2 3 4 5 Marco Ramerini. "The Portuguese on the Bay of Bengal". Colonial Voyage (në anglisht). Marrë më 21 qershor 2015.
  11. Ooi Keat Gin, red. (2004). Southeast Asia: A Historical Encyclopedia, from Angkor Wat to East Timor (në anglisht). Vëll. 1. ABC Clio. fq. 870. ISBN 1576077705. Marrë më 28 qershor 2015.
  12. M. N. Pearson (2006). The Portuguese in India (në anglisht) (bot. i 1-rë digital). Cambridge University Press. fq. 78. ISBN 052102850-7. Marrë më 21 qershor 2015.
  13. Saugata Bhaduri (2013). "Indo-Canadian Diaspora: The Iberian Connection". përmbledhur nga Antonia Navarro-Tejero; Taniya Gupta (red.). India in Canada, Canada in India (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 23. ISBN 978-1-4438-4826-8.
  14. Asim Kumar Mandal (2003). The Sundarbans of India: A Development Analysis (në anglisht). Indus Publ. Co. fq. 44. ISBN 8173871434. Marrë më 28 qershor 2015.
  15. "Sandwipees should respond to the call of Master Shahjahan for development of Sandwip". The Guardian (Editorial) (në anglisht). 2013. Marrë më 12 korrik 2015.
  16. Lahore University, Department of Geography (2007). "Pakistan Geographical Review". Journal of University of the Punjab (në anglisht). 62 (2). ISSN 0030-9788. OCLC 655502543. Marrë më 12 korrik 2015.
  17. Jayanta Kumar Roy (2007). Aspects of India's International Relations, 1700 to 2000: South Asia and the World (në anglisht). Pearson Longman. fq. 12. ISBN 978-813170834-7.
  18. 1 2 Samiul Hasan, red. (2012). The Muslim World in the 21st Century: Space, Power, and Human Development (në anglisht). Springer. fq. 125. ISBN 978-9400726321. Marrë më 13 korrik 2015.
  19. "The Early Years of the Church in Chittagong Diocese" (në anglisht). Catholic Diocese. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2020. Marrë më 21 qershor 2015.
  20. V. K. Agnihotri (2010). Indian History (në anglisht) (bot. Twenty Sixth). Allied Publishers. fq. 276. ISBN 978-818424568-4. Marrë më 21 qershor 2015.
  21. Angus Konstam (2008). "The Pirate Round". Piracy: The Complete History (në anglisht). Osprey. fq. 250. ISBN 978-184603240-0. Marrë më 22 qershor 2015.[lidhje e vdekur]
  22. S. N. H. Rizvi (1965). "East Pakistan District Gazetteers" (PDF). Government of East Pakistan Services and General Administration Department (në anglisht) (1): 74–6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 dhjetor 2016. Marrë më 22 nëntor 2016.
  23. Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 267. ISBN 1843310295.
  24. S. N. H. Rizvi (1965). "East Pakistan District Gazetteers" (PDF). Government of East Pakistan Services and General Administration Department (në anglisht) (1): 84. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 dhjetor 2016. Marrë më 22 nëntor 2016.
  25. Jayanta Kumar Roy (2007). Aspects of India's International Relations, 1700 to 2000: South Asia and the World (në anglisht). Pearson Longman. fq. 13. ISBN 978-8131708347.
  26. 1 2 Chatterjee Indrani; Richard M. Eaton, red. (2006). Slavery and South Asian History (në anglisht). Indiana University Press. fq. 13. ISBN 025311671-6. Marrë më 12 korrik 2015.
  27. Jean Baptiste Tavernier (2012). Travels in India (në anglisht). Përkthyer nga V. Ball. Cambridge University Press. fq. 129. ISBN 978-110804602-2. Marrë më 22 qershor 2015.
  28. Douglas M. Johnston (2008). "7". The Historical Foundations of World Order: the Tower and the Arena (në anglisht). Martinus Nijhoff Publishers. fq. 442. ISBN 978-900416167-2. Marrë më 22 qershor 2015.
  29. Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 264. ISBN 184331029-5.
  30. 1 2 Belinda Meggitt; Mikey Leung (2012). Bangladesh: the Bradt Travel Guide (në anglisht) (bot. i 2-të). Bradt Travel Guides. fq. 223. ISBN 978-184162409-9. Marrë më 11 korrik 2015.
  31. Reema Islam (18 dhjetor 2014). "The Christian Community". The Dhaka Tribune (në anglisht). Marrë më 11 korrik 2015.
  32. Bangladesh Channel Services. "Explore the Wonders of Chittagong in Bangladesh" (në anglisht). Marrë më 11 korrik 2015.
  33. 1 2 3 A. K. Rahim (25 janar 2014). "Você fala Bangla?". Dhaka Tribune (në anglisht). Marrë më 21 qershor 2015.
  34. "Bangladesh Portugal Bilateral Relations" (në anglisht). Honorary Consulate of Portugal. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2015. Marrë më 11 korrik 2015.
  35. Minhaj Uddin (23 maj 2014). "Centuries-old Darul Adalat's existence hangs in balance". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 8 shtator 2016.
  36. Richard Hosking, red. (2010). Food and Language: Proceedings of the Oxford Symposium on Food and Cookery 2009 (në anglisht). Prospect Books. fq. 290. ISBN 978-1903018798. Marrë më 12 korrik 2015.