Nicki Minaj
Nicki Minaj | |
|---|---|
| Emri i lindjes | Onika Tanya Maraj |
| Nofka | Nicki Minaj |
| Lindi | 8 dhjetor 1982 (43 vjeçe) Saint James, Trinidad dhe Tobago |
| Zhanret | Hip hop, R&B, pop, dance-pop |
| Profesioni | Rapper, këngë-shkruese |
| Vitet aktive | 2004-aktualisht |
| Labeli | Young Money Entertainment, Cash Money Records, Universal Republic |
| Uebfaqja | mypinkfriday |
Onika Tanya Maraj ose Nicki Minaj (lindur më 8 dhjetor, 1982 [1]) e njohur si Nicki Minaj (shqiptuar: Nik-ki Mënaazh), është këngëtare e hip hop dhe R&B e cila u bë e njohur duke qënë pjesë e grupit të njohur repper Young Money. Ajo lindi në Saint James, Trinidad dhe Tobago, por u transferua në Queens zonë në New York City, si një fëmijë dhe u diplomua nga LaGuardia High School në vitin 2003.
Minaj ka filluar karrierën e saj muzikore në vitin 2007, pasi ajo lëshoi përmbledhjen muzikore të saj të parë Playtime Is Over. Përmbledhja e këngëve të përziera u ndoq nga përmbledhje tjera, Sucka Free dhe Beam Me Up Scotty të cilat u lëshuan në vitin 2008 dhe 2009 respektivisht.
Ajo lëshoi albumin e saj të parë dhe debutues, Pink Friday në 2010 e cila u bë një sukses komercial, duke zënë vendet në krye të listave në SH.B.A Billboard 200. dhe më vonë u çertifikua Platinum nga Recording Industry Association of America (RIAA) një muaj pasi ishte lëshuar [2][3]. Ajo më pas lëshoi albumet Pink Friday: Roman Reloaded, Pink Friday: Roman Reloaded The Re-Up dhe The Pinkprint. Albumi i saj i katërt është tituluar "Queen" dhe u lëshua me 10 Gusht, 2018.
Ajo është quajtur ndryshe “Mbretëresha e Repit” për shkak të talentit dhe suksesit që ka arritur. Kenga e saj “Super Bass” ka shitur mbi 10 Milion kopje në ShBA, ndërsa albumi i saj Pink Friday mbi 3 Milion. Disa prej videove të saj si Anaconda, Bang Bang, Side to Side, Swalla, Tusa dhe Hey Mama kanë arritur 1 Miliardë klikime në YouTube. Ka çuar mbi 100 këngë në listat Billboard dhe renditet si reperja e tretë me më shumë kopje të shitura në histori, pas Drake dhe Lil Wayne.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Police Report: Nicki's Asst. Struck Minaj w/ Suitcase". TMZ. 13 korrik 2011. Marrë më 25 korrik 2011.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Nicki Minaj Chart History at Billboard". Billboard. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2012. Marrë më 16 shkurt 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "RIAA Gold & Platinum". Recording Industry Association of America. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2015. Marrë më 4 janar 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)