Nico Rosberg
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Gjerman |
---|---|
Ekipi aktual | Mercedes[1] |
Numri i makinës | 6 |
Pjesmarrje | 176 |
Kampionate | 0 |
Fitore | 11 |
Podiume | 35 |
Pikët gjithsej | 00 |
Pol pozita | 16 |
Xhiro të shpejta | 11 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Bahrainit 2006 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Kinës 2012 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Japonisë 2016 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Abu Dabit 2016 |
Sezoni i fundit | 2ti (317 pikë) |
Nico Erik Rosberg (lindur më 27 qershor 1985) është një pilot gjerman garash, i cili garon aktualisht me skuadrën e Formula Një Mercedes. Ai garon me flamurin gjerman në Formula Një, ku më parë ka garuar për pak kohë me flamurin Finlandes në fillimet e karrierës. Ai gjithashtu i ka shtetësitë e të dyja vendeve.[2]
Rosberg fitoi 2005 GP2 Series me skuadrën ART, duke garuar më parë Formula 3 Euro Series me skuadrën e babait të tij Keke Rosberg, Team Rosberg.
Për sezonin 2010 të Formula Një, Rosberg u bashkua me skuadrën e ri-quajtur Mercedes, formuar pas marrjes që Mercedes i bëri në vitin 2009 skuadrës kampione për konstruktorë Brawn GP. Që nga ajo kohë, Rosberg ka shijuar periudhën më të suksesshme të tij, duke fituar 11 Çmime të mëdha dhe 16 pol pozita. Arritja më e madhe e karrierës së tij ishte në vitin 2014, kur ai e mbylli renditjen e kampiontit për pilotë në vendin e dytë me Mercedesin, mbrapa shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton. Gjatë atij sezoni ai fitoi pesë gara, mori pesëmbëdhjetë podiume dhe njëmbëdhjetë pol pozita dhe pesëmbëdhje startime në vijën e parë. Ai i mbajti shpresat për fitimin e titullit deri në garën e fundit, duke arritur me një disavantazh 17 pikësh ndaj Hamilton dhe pavarësisht se e nisi garën nga pol pozita, problemet në makinën e tij bënë që ta mbyllte garën i 14ti, me Hamiltonin që fitoi garën dhe kampionatin.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Benson, Andrew (23 maj 2014). "Nico Rosberg at Mercedes: German signs new two-year deal". BBC Sport. Marrë më 24 maj 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shedding a father's shadow: the new GP2 champion's route to the top 5th chapter